Eksperimenti shqiptar që po “trondit” botën e inteligjencës artificiale

25 Tetor 2025, 21:10Sociale TEMA
Eksperimenti shqiptar që po “trondit” botën e

Revista prestigjioze “Forbes” i ka kushtuar një artikull të gjatë Diellës, ministres virtuale të Shqipërisë, duke e cilësuar si një revolucion global në qeverisje dhe në luftën kundër korrupsionit.

Sipas “Forbes”, Diella nuk është thjesht një projekt teknologjik, por një sistem real që tashmë funksionon në praktikë, duke shënuar një moment historik për administratën publike shqiptare.

Roli i saj është i qartë, theksohet në ketë artikull, të pastrojë tenderët nga ndikimi njerëzor dhe të garantojë transparencë të plotë në prokurimet publike, një fushë ku prej vitesh është kërkuar reformë e thellë.

Artikulli vlerëson se kjo nismë mund të kthehet në model për vendet që duan të forcojnë ekonominë dhe besimin e investitorëve, duke sjellë rezultate të dukshme në qeverisje.

“Forbes” thekson se Shqipëria ka hyrë në epokën e re të inteligjencës artificiale në një moment vendimtar, pikërisht kur hyn në fuqi Akti i Inteligjencës Artificiale i Bashkimit Europian, që vendos standarde të reja për përdorimin e AI-së në administratë.

5 Komente

  1. Q
    Qytetari

    Po ca bote po trondit o gojoret e pista te Edi Rames. As nuk e rruan karin njeri per Shqiperine o loqe te degraduara menderisht. Kur i pyet te huajt per Albania? O po, ato qe shesin mall. Maloket qe shesin droge jane perfaqesimi i Shqiperise o varikarsa. Artikujt e Forbes jane te paguara, mund te bej kushdo. Beri Samir Mane kerrma artikull ne Forbes. Ska ngel robqire pa bere artikuj per veten me leke.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Alex

      Hajde qytetar ,hajde…,ti sikur punon per forbes…e shqipot e shkret po hane vetveten..

      Përgjigjjuni
      1. A
        Asd

        Sakte

        Përgjigjjuni
      2. m
        mashtrimi, rend dite

        kujt kerkoni ti hidhni hi syve me atrikuj te paguar o plehra politikane me gjithe gazetaret qe perdorni si mashe

        Përgjigjjuni
        1. i
          i pari qe duhet te shkonte ne spak

          Kllouni diabolik rama, arriti kulmin e cfaqies me Diellen.Nuk ka gje me qesharake, qe qenia me e korruptuar eshte vete rama,qe megjithse i ka patur per 13 vjet gjithe aparatet e kontrollit, ky shtet ne sundimin e tij, ne tere keto viti, korrupsioni dhe varferia kane qene dhe jane ne majat me te larta ne Ballkan.I fundit ne Ballkan, i ``pari ne bote´´.Dhe bota tallet, kurse mediat servile ketu ne arnautistan bejne sikur nuk kuptojne.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje