Filozofi dhe sociologu i njohur, Artan Fuga, ishte i ftuar sot në emisionin “Në kohë reale” me moderator Flori Gjinin, ku bëri një analizë thellësisht kritike mbi natyrën e mirënjohjes në shoqërinë shqiptare dhe rënien e vlerave autentike.
Sipas Fugës, ndjenja njerëzore e mirënjohjes, ndonëse e rëndësishme, mbart një “rrezik të madh”: atë të humbjes së lirisë së personit që e shpreh.
Kur mirënjohja bëhet skllavërim
Fuga argumentoi se në fushën e sociologjisë dhe filozofisë, ai ka arritur në përfundimin se menaxhimi i ndjenjave kërkon punë dhe kujdes të madh. Ajo që e shqetëson më së shumti është përdorimi i veprës së mirë si mjet manipulimi.
“Ai që bën një vepër që vlen mirënjohje, në shumë raste përdoret për të skllavëruar. Ta bëj tjetrin mirënjohës për ta skllavëruar,” u shpreh Fuga.
Ai vuri në dukje një rrudhje dhe zbehje të atyre që shprehin mirënjohjen me të vërtetë autentike.
Në lidhje me atë se kush e meriton mirënjohjen, Fuga bën një dallim thelbësor:
Ai theksoi se mirësia nuk ka lidhje me dijen apo arsimimin, duke sjellë si shembull gjyshet, të cilat “e kanë pasur si ndjesi mirësinë” pa qenë shumë të arsimuara. Një veprim i mirë meriton mirënjohje pa e kërkuar atë.
Për Fugën, nëse veprimi i mirë shoqërohet me “reklamë të madhe” dhe kërkohet mirënjohja, ky person nuk e meriton atë.
Filozofi e thelloi kritikën e tij duke e quajtur “tregti ndjenjash” situatën kur njerëzit mendojnë se bëjnë një nder vetëm sepse janë në borxh. Sipas tij, në thelb, marrëdhëniet shoqërore rrallëherë janë vërtet pa kushte.
“Çdo e mirë që bëhet nuk është falas. Asnjë darkë ku je i ftuar nuk është falas. Është marrje dhënie,” përfundoi Fuga, duke ngritur pyetje thelbësore mbi motivet e akteve të mirësisë dhe reciprocitetin e shkëmbimeve shoqërore.
Politikanet tane cdo dite bejne mirenjohje karshi” ndihmes “””se tehuajve..
Fuga me vjen keq ,por paske dal pak nga binaret ,mirenjohja eshte ne radhe te pare edukate dhe eshte me dinjitoze kur shprehet pa interes .Ne ,shqipteret,ne shekuj kemi qene mirenjohes dhe e kemi ne gjene Te peshendes nga larg dhe shkruaj me mend dhe me miredashje