Vendet e Ballkanit Perëndimor po ecin me ritme të ndryshme drejt zhvillimit ekonomik, dhe ndryshimet ndihen jo vetëm në statistika, por edhe në jetën e përditshme të qytetarëve. Të dhënat e fundit nga Banka Botërore dhe institucionet statistikore për vendet e Ballkanit Perëndimor tregojnë se ekonomia dhe standardi i jetesës ndryshojnë ndjeshëm nga një vend në tjetrin. “Scan Intel” ka marrë në analizë treguesve kryesorë si rritja ekonomike, inflacioni, paga dhe papunësia ndihmon të kuptojmë ku mund të jetë më e lehtë të jetosh dhe të punosh.
Shqipëria, ekonomi e qëndrueshme dhe kosto jetese e përballueshme
Në Shqipëri, ekonomia vijoi rritjen me 4% gjatë vitit 2024, ndërsa GDP-ja për frymë u rrit me 5.2%. Inflacioni mbeti në nivel të ulët, 2.2%, ndërsa paga mesatare bruto arriti në 770 euro, dhe paga neto në rreth 620 euro. Papunësia për grupmoshën aktive ishte 9.4%, një shifër që tregon një treg pune ende sfidues, por më të qëndrueshëm se disa vite më parë. Me çmime më të ulëta të jetesës, Shqipëria vazhdon të ofrojë një balancë të mirë mes kostos dhe cilësisë së jetesës.
Serbia, paga më të larta, por inflacion më i lartë
Në Serbi, rritja ekonomike arriti 3.9%, ndërsa rritja për frymë ishte 4.4%. Me paga mesatare bruto 1,164 euro dhe neto 840 euro, Serbia renditet ndër vendet me pagat më të larta të rajonit. Megjithatë, inflacioni 4.7% e gërryen disi fuqinë blerëse, ndërsa papunësia 8.9% mbetet në nivel mesatar. Për shumë punonjës, standardi i jetesës është i mirë, por çmimet po rriten më shpejt se pagat.
Kosova, punësim më i mirë dhe inflacion më i ulët
Kosova po shfaqet si një histori suksesi në rajon. Me rritje ekonomike 4.4%, inflacion 1.6% dhe papunësi vetëm 7.7%, vendi ka tregues që e bëjnë tërheqës për të rinjtë dhe profesionistët. Edhe pse paga mesatare bruto 639 euro dhe neto 552 euro janë më të ulëta se në Serbi apo Mal të Zi, stabiliteti ekonomik dhe kostot më të ulëta të jetesës e bëjnë Kosovën një vend gjithnjë e më konkurrues.
Mali i Zi, paga të larta, papunësi e lartë
Në Mal të Zi, GDP-ja u rrit me 3%, ndërsa paga bruto mesatare arriti në 1,083 euro, Paga neto u vlerësua në 876 euro, ndër më të lartat në rajon. Por papunësia në 11.6% dhe inflacioni në 3.3% tregojnë një treg pune të ngushtë dhe çmime në rritje. Mali i Zi ofron standard jetese të mirë për të punësuarit, por mundësi më të kufizuara për të rinjtë që hyjnë në tregun e punës.
Bosnja dhe Maqedonia e Veriut, ekonomi më të ngadalta
Në Bosnje Hercegovinë, ekonomia u rrit me vetëm 2.5%, ndërsa inflacioni mbeti në 1.7%. Paga bruto ishte 1,094 euro, ndërsa paga neto ishte 702 euro, por papunësia në 11.7% mbetet ndër më të lartat në rajon. Maqedonia e Veriut shënoi rritje të ekonomisë me 2.8%, inflacion në 3.5%, paga neto 668 euro dhe papunësi në12.5%, duke treguar sfida të ngjashme me Bosnjen.
Nga këto të dhëna, duket se Serbia dhe Mali i Zi ofrojnë paga më të larta, ndërsa Kosova dhe Shqipëria ofrojnë inflacion më të ulët dhe papunësi më të kontrolluar, çka mund të ndikojë pozitivisht në jetesën e përditshme. Shqipëria, me rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe koston e jetesës më të ulët, mbetet një alternativë e mirë për ata që kërkojnë një kombinim të mundësive ekonomike dhe jetesës të përballueshme.
Shqiperia eshte me perpara ne shume drejtime si psh korrupsionin me te larte ka varferine me te madhe,administraten me te fryre,emigracionin me te madh,numrin e pensionisteve qe marrin me pak se 200 euro me te madh, perqindjen e femijve qe nuk ngopen me buke te tre vaktet me te larte 47,kullat me te larta nga pastrimi i parave te krimit e korrupsionit,numrin me te larte te ministrave e kryetare te bashkive ne burg ose te arratisur,ka Km me jetegjate ne pushtet etj etj
Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë
Ekonomia Shqiptare mbeshtetet kryesisht tek ndertimi dhe turizmi, dhe te dyja keto jane lavatriçe parash te pista, por me problematiku eshte ndertimi qe po shkaterron Shqiperine ne te gjitha aspektet. Apartamentet blihen me para te pista, gje qe rrit cmimet ne menyre te pa perballueshme per ata qe punojne ndershmerisht. Kjo sjell emigrimin masiv, dhe zevendesim te popullsise me emigrante. Ndertimi pa kriter e ka kthyer gjithashtu te pajetueshme Tiranen ku perqendrimi i popullsise per km² eshte bere vrases. Diten kur kjo flluske do plasi Shqiperia do kete nje goditje qe do i duhen vite per ta marre veten.
O gazeta Tema po ku e gjetet kete harte o trapat e lalit!!!! Qe tek imazhi i artikullit te ben mos ta lexosh fare... redaksi bythe qe nuk kontrolloni cfare publikoni.
Jetohet mire aty ku ka shtet funksjonal!Edhe te ardhura po te kesh do jesh i detyruar ti paguash tek bandat e zyrave mafjoze shteterore si dhe tek bluzat e bardha!
Jepi i pa parashikueshmi baze: Shqiperia sipas Bazes, perseri fener ndricues me legjenden, sunduesin rama.