Në episodin më të fundit të Apostrof Podcast, botuesja Loreta Berhami reflekton mbi ndikimin që teknologjia dhe rrjetet sociale kanë në mënyrën si shoqëritë e reja përjetojnë demokracinë dhe pjesëmarrjen qytetare.
Duke marrë shkas nga libri “Brezi i Ankthit” i psikologut social amerikan Jonathan Haidt, Berhami nënvizon se shoqëritë me histori të shkurtër demokratike janë më të brishta ndaj “drogës” së shpërqendrimit digjital. “Ne jemi fëmijë në krahasim me demokracitë e konsoliduara,” thotë ajo, duke argumentuar se një kulturë politike e papjekur nuk ka ndërtuar ende imunitetin që e mbron nga varësia e re, ajo e ekranit.
Sipas saj, telefonat dhe rrjetet sociale jo vetëm konsumojnë vëmendjen, por “sheshojnë aftësinë për të artikuluar mendimin politik” dhe e dobësojnë ndjenjën e përkatësisë në një komunitet.
Ky reflektim vjen në kuadër të diskutimit mbi librin “Brezi i Ankthit”, i cili trajton mënyrën se si përdorimi i hershëm i smartfonëve ka ndikuar tek fëmijët dhe adoleshentët, duke e shndërruar ankthin dhe shpërqendrimin në gjendje të zakonshme të përditshmërisë.
Ndiq episodin e plotë të Apostrof Podcast:
Si rrjetet sociale vodhën fëmijërinë e një brezi | Loreta Berhami | Apostrof #40
Pa imunitet politik? Kush i thote keto idiotesira!?