Reshjet e dendura të shiut/ Policia Rrugore apel drejtuesve: Tregoni kujdes, zbatoni rregullat e qarkullimit

26 Tetor 2025, 14:14Sociale TEMA
Reshjet e dendura të shiut/ Policia Rrugore apel drejtuesve: Tregoni

Si pasojë e motit të keq me reshje shiu, ku në disa akse rrugore ka prezencë uji apo edhe rënie inertesh, Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të zbatojnë udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore.

“Si pasojë e motit të keq me reshje shiu, ku në disa akse rrugore ka prezencë uji apo edhe rënie inertesh, Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të zbatojnë udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore.

Strukturat e Policisë Rrugore janë në terren , për të ndihmuar dhe parandaluar ngjarjet rrugore.
Ndërkohë, po bashkëpunohet me firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve, me qëllim pastrimin në kohë të segmenteve ku, si pasojë e reshjeve, ka pasur rënie inertesh në rrugë.”, thuhet në një reagim të Policisë Rrugore.

1 Komente

  1. n
    nope

    no shit sherlock!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje