Mjeku i njohur tregon dramën e vet: Kam 22 vjet që nuk e shoh tim bir, shkëputi marrëdhëniet papritur....

27 Tetor 2025, 10:24Sociale TEMA
Mjeku i njohur tregon dramën e vet: Kam 22 vjet që nuk e shoh tim bir,

Mjeku i njohur Edi Tushe ka folur me shumë ndjeshmëri për jetën e tij personale gjatë intervistës në “Galeri” me Edi Manushi.

Gjatë bisedës, Tushe ka rrëfyer se prej vitit 2003 nuk ka më asnjë komunikim me djalin e tij, nga martesa e parë, i cili jeton në Kanada.

“Jam përpjekur të lidhem edhe me njerëzit e ish-bashkëshortes sime, sepse kam një marrëdhënie të mirë me ta. Ai është në Kanada. Nuk është e lehtë t’i shpëtosh një indoktrinimi të caktuar. Të gjithë ata që ikën bashkë me djalin tim atje, i kanë prerë të gjitha marrëdhëniet me Shqipërinë”, u shpreh Tushe.


Mjeku pediatër tregoi se i biri, Idliri, dikur kishte shprehur dëshirën për të ndjekur rrugën e tij profesionale.

“Im bir e pa në Tiranë se sa e donim ne. Ka dhe një foto nga zyra ime dhe aty mori dëshirën për të vazhduar mjekësinë", tha ai, duke shtuar se nuk di ta shpjegojë arsyen e shkëputjes.

Tushe përcolli një mesazh prekës për të birin:

“Ai është djali im. Do doja ta kisha në krahë dhe të jetë i lumtur, i arrirë në jetë, t’i ketë realizuar ëndrrat e tij. Kjo do ishte e vetmja gjë që do të doja për të. Unë vetë kam vuajtur, dhe vuajtjet e bëjnë njeriun më të butë, më të ëmbël, por ndonjëherë edhe më të ashpër. Varet se si e sheh jetën.”

Tushe ka kujtuar periudhën e adoleshencës, duke rrëfyer një bisedë prekëse që kishte pasur me të atin:

“Në një moment kur isha adoleshent, periudha kur ti i kundërshton prindërit dhe i sheh si injorantë apo jashtë kohe, i thashë tim eti: ‘Pse e flet kështu italishten, ç’është kjo italishte e çalë?’ Dhe ai më tha: ‘Vërtetë mor bir, nuk jam aq i ditur sa ti, por qëllimi i prindit është ta bëjë fëmijën më të ditur seç është vetë. Por mbaje mend, sa herë të thuash jam i biri i filanit e filanes, mbaje kokën lart, që askush të mos thotë kush është ai që ka këta prindër.’”

Ai shtoi se nga prindërit kishte marrë një mësim të vlefshëm për harmoninë familjare:

“E kam pyetur babain tim: nëse ndodh ndonjë problem mes meje dhe mamasë, me kë do bëhesh? Ai më tha ‘me mamin’. U mërzita pak, prisja tjetër përgjigje. Më vonë e pyeta nënën time për të njëjtën gjë, dhe ajo më tha ‘me babin’. Ky ishte një shembull i mrekullueshëm harmonie, që e bën të shëndetshme gjithë familjen.”

Në intervistë, Tushe foli edhe për vëllanë e tij, i cili sipas tij ka kaluar një periudhë shumë të vështirë gjatë viteve të komunizmit.

“Kur vëllai im ishte 16 vjeç, u njoh me një vajzë italiane, vajza e një diplomati në Tiranë. Kishin vetëm shoqëri, ishin fëmijë, bënin stërvitje basketbolli bashkë. Por kur ai arriti moshën madhore, në vitin e parë të fakultetit, e arrestuan. Akuza e parë ishte ‘tradhti e lartë ndaj atdheut’ dhe ‘spiunazh për katër agjentura të huaja’. Për një djalë që sapo kishte bërë 18 vjeç, kjo ishte absurde. E gjitha ajo kohë ishte absurde,” – tha mjeku.

5 Komente

  1. E
    Enverie

    Karma doktor karma!

    Përgjigjjuni
    1. E
      Enverie

      Qenka terbuar e çakerrdisur keq biri im doktor. Po ti bridhje me Adrianen mor qafir e ku ngryseshe nuk gdhije kur Idlirin, qe tani deklaron se eshte djali im. Kur eshte djali jot , tani per pleqeri?! Tani u kujtove per Idlirin ti more harram. Mos na hap barkun se na levize kockat ne varr. Ne vertet keq i trajtuam nenen e Idlirit dhe Idlirin po ti ske sy e faqe me ta se cfare mblolle do korresh. Ki pak ndergjegje o plangprishur ti i do te gjitha nga kjo jete, po koka ben koka peson. Zotrote zgjodhe jeten e nje zagarri te vertete,, zgjodhe ti besh gjëmen Gjergji Shuteriqit o i pashpirt e tani pa pike turpi me “Medaljet e Arta” ne dore kerkon te marresh dhe opinionin neper intervista si Shenjtor ti o i shitur dhe i blere. Mbaje trokthin ketu o degjenerate dhe leri nene e bir rrehat ne jeten e tyre. Me mire se kushdo ty te njef yt bir dhe gruaja e dyte qe i bere hatane. Tani kujtohesh o zarbe se sdashke gje tjeter vetem ta kesh ne krah tet bir tani qe eshte 40 vjeç dhe qe zotrote e braktise qe kur ishte akoma ne kopesht me nje nene te ndershme dhe fisnike. Turp i gjalle i turpit ore mashtrues. Po a ke nje fije ndergjegje more kriminel kur thua Ai eshte djali im. Ore horr i horrave po pse tani qe yt bir eshte burre vete u kujtove ta quash ti bir Idlirin!!! Po ti nuk e prinderove ate qe foshnje nga na u bere BABA ti more zarbe e zarbave qe ke zaptuar TV interviste me interviste o BABA PLEHER!!! Turp i gjalle qe mashtron intervistuesin dhe nje opinion publik te tere. Po keshtu pa ndergjegje o degjenerate do besh per vete tet bir ti more BABA KRIMINEL. Turp per ty qe mashtron neper intervistat si BABA! A mban mend si ta bente gjyqin yt vella…?! Si more do braktisesh ate grua te ndershme, nene fisnike me nje femije qe te besh ti KARIERE. Zarbe, ti je zarbe per femijen tend te vetem. Kalove me sukses shume femije neper duar dhe nuk pate ndergjegje per femijen tend. Shkele duke bere karieren tende mbi trupin e femijes tend o MONSTER e VERTETE! Pse?! Sepse je nje MONSTER e VERTETE!!!

      Përgjigjjuni
      1. E
        Enverie

        Zarbe femija eshte i atij/asaj qe e rriti, edukoj dhe shkolloj o kafshe. E ke braktisur qe ne kopesht. Monster, ke mare mallkimin me te madh nga zoti ta kerkosh femijen ne kete moshe per tu turperuar ne pleqeri. Po ku ke turp ti! Ti je nje njeri i alkoolizuar dhe degjeneruar. Harrove si ja perdhose shtepine Gjergji Shuteriqit, me breke neper kembe dole qe andej si zagarr. Ja more gruan per ta rrahur e turperuar ne kolektiv. Ajo e di sa rende ka gabuar. Me dy gota dhe bie nga karrigia me kembe perpjete, ste ze njeri me dore, te lene te plandosur dhe gruaja jo se i vjen ndot nga ty. Aty me kembe perpjete te lene deri sa mbarojne darkat dhe ziafetet. Karma doktor karma! Hakat e Idlirit. Te dha zoti pune, me tre medalje ari, me para e dine ata prinder qe vizitojne femijet tek klinika jote sa te kripur e ke doren po o debil mbi femijen asgje nuk te hyn ne sy, tani qe u plake u kujtove per femijen qe braktise. Karma doktor karma!!!! Mallkim me te madh nuk ka, ste hyjne ne sy as paret qe si fiton ashtu dhe i prish. Se nuk je Prind, je zarbe!!!!

        Përgjigjjuni
        1. E
          Enverie

          Zarbe femija eshte i atij/asaj qe e rriti, edukoj dhe shkolloj o kafshe. E ke braktisur qe ne kopesht. Monster, ke mare mallkimin me te madh nga zoti ta kerkosh femijen ne kete moshe per tu turperuar ne pleqeri. Po ku ke turp ti! Ti je nje njeri i alkoolizuar dhe degjeneruar. Harrove si ja perdhose shtepine Gjergji Shuteriqit, me breke neper kembe dole qe andej si zagarr. Ja more gruan per ta rrahur e turperuar ne kolektiv. Ajo e di sa rende ka gabuar. Me dy gota dhe bie nga karrigia me kembe perpjete, ste ze njeri me dore, te lene te plandosur dhe gruaja jo se i vjen ndot nga ty. Aty me kembe perpjete te lene deri sa mbarojne darkat dhe ziafetet. Karma doktor karma! Hakat e Idlirit. Te dha zoti pune, me tre medalje ari, me para e dine ata prinder qe vizitojne femijet tek klinika jote sa te kripur e ke doren po o debil mbi femijen asgje nuk te hyn ne sy, tani qe u plake u kujtove per femijen qe braktise. Karma doktor karma!!!! Mallkim me te madh nuk ka, ste hyjne ne sy as paret qe si fiton ashtu dhe i prish. Se nuk je Prind, je zarbe!!!! Ti ske ndergjegje, kjo eshte fatkeqesia me e madhe jotja. Po pse mo ne publik zgjidhen gjerat shpirterore, publiku do te ta gjeje fjalin mbas kaq e kaq viesh o doktor mavrija.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Enverie

            Zarbe femija eshte i atij/asaj qe e rriti, edukoj dhe shkolloj o kafshe. E ke braktisur qe ne kopesht. Monster, ke mare mallkimin me te madh nga zoti ta kerkosh femijen ne kete moshe per tu turperuar ne pleqeri. Po ku ke turp ti! Ti je nje njeri i alkoolizuar dhe degjeneruar. Harrove si ja perdhose shtepine Gjergji Shuteriqit, me breke neper kembe dole qe andej si zagarr. Ja more gruan per ta rrahur e turperuar ne kolektiv. Ajo e di sa rende ka gabuar. Me dy gota dhe bie nga karrigia me kembe perpjete, ste ze njeri me dore, te lene te plandosur dhe gruaja jo se i vjen ndot nga ty. Aty me kembe perpjete te lene deri sa mbarojne darkat dhe ziafetet. Karma doktor karma! Hakat e Idlirit. Te dha zoti pune, me tre medalje ari, me para e dine ata prinder qe vizitojne femijet tek klinika jote sa te kripur e ke doren po o debil mbi femijen asgje nuk te hyn ne sy, tani qe u plake u kujtove per femijen qe braktise. Karma doktor karma!!!! Mallkim me te madh nuk ka, ste hyjne ne sy as paret qe si fiton ashtu dhe i prish. Se nuk je Prind, je zarbe!!!! Ti ske ndergjegje, kjo eshte fatkeqesia me e madhe jotja. Po pse mo ne publik zgjidhen gjerat shpirterore, publiku do te ta gjeje fjalin mbas kaq e kaq viesh o doktor mavrija.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje