Vala e re e virusit me 12 mijë raste në javë, autoritetet i druhen gripit australian që ka prekur Europën

26 Tetor 2025, 20:45Sociale TEMA
Vala e re e virusit me 12 mijë raste në javë, autoritetet i

Gripi këtë vit pritet të vijë më shpejt. Te paktën për këtë janë të alarmuar autoritet shëndetësore në vendin fqinje, Itali, të cilët thonë se e gjithë Europa mund të preket nga vala e gripit australian, ku predominon virusi AH3N2.Instituti i Shëndetit Publik deklaron se ka rritje të numrit të infeksioneve respiratore të raportuara, me gati 12 mijë në javë, por ende nuk janë izoluar raste me grip.

“Kemi 12 mijë raste në javë, por nuk kemi kapur grip“, është shprehur specialisti i ISHP, Artan Simaku.

Nëpër qendrat shëndetësore ka fluks pacientësh me klinikë të njëjtë me gripin, si temperaturë të lartë që zgjat, kollë, bronkit dhe shpesh me otit të shkaktuar nga virusi. Shpesh nuk testohemi ose nuk shkojmë tek mjeku, duke mos u përfshirë në shifrat e raportuara. Por për të mos e kaluar rëndë gripin, mjekët këshillojnë vaksinimin ndaj tij ende sa nuk është izoluar.

“Në Evropë ka raste. Është duke qarkulluar AH1N1 dhe AH3N2. Ne kemi vaksinë me shtame të këtyre viruseve“, tha Simaku.

Përveçse nga gripi, COVID-i apo viroza të tjera, virusi respirator sinsicial rëndon më tej situatën tek më të vegjlit, sidomos nën 5 vjeç.

 

2 Komente

  1. V
    Vuajtje pa fund

    Bombardimet, prodhimi armēve atomike, testimi, janē shkaku sēmundjeve.Lufta tret botērore dhe simptomat e saja

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rimi

      2 viruse jane sot ne bote. Ato te karteleve te droges. Maduro ne Ameriken latine. Dhe Edi Rama ne Europe. Oroj qe Trump ti tredhi te dy keto kelysh komunistash.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje