VIDEO/ Neurokirurgu: Këto zakone dëmtojnë shëndetin e trurit

26 Tetor 2025, 17:00Sociale TEMA
VIDEO/ Neurokirurgu: Këto zakone dëmtojnë shëndetin e trurit

Jetojmë në një kohë kur të gjithë duket se janë të lodhur. Gjithnjë e më shumë njerëz, të të gjitha moshave, thonë se zgjohen të lodhur dhe kanë vështirësi me kujtesën. Shumë fajësojnë stresin, ose herë me humor e herë jo, vaksinat dhe pandeminë Covid-19. Por, po sikur të jetë fjala për diçka më shumë se kaq? Po sikur vetë mënyra moderne e të jetuarit, me ritmin e saj, zhurmën dhe mbingarkesën e shkaktuar nga teknologjia, të jetë duke ndryshuar strukturën e trurit njerëzor?

Në këtë episod të Apostrof Podcast bisedojmë me mjekun neurokirurg, Dr. Artid Lame, në lidhje me pyetje që shpesh i neglizhojmë edhe pse prekin përditshmërinë tonë.

• Çfarë ndikimi ka stresi në trurin njerëzor dhe a ndikohen ndryshe meshkujt dhe femrat prej tij?
• A mund të stërvitet kujtesa, sikurse stërviten muskujt e ndryshëm të trupit?
• Si mund të përgatitemi për një ditë të suksesshme dhe ç’rol luan gjumi në këtë?
• A mos ndoshta po arrijmë kufirin e sasisë së informacionit që truri mund të procesojë?

Dr. Lame flet gjithashtu për kostot e padukshme të një bote që duket se nuk fle më, e cila konsumon informacion më shumë se kurrë më parë, por e ruan gjithnjë e më pak në kujtesë.