Omonia: Edi Rama i qan hallin kishave në Kosovë, por kishat tona po i jep te investitorët strategjikë

14 Mars 2024, 20:09Sociale TEMA
Omonia: Edi Rama i qan hallin kishave në Kosovë, por kishat tona po i

Omonia nëpërmjet një deklarate thotë se Edi Rama nuk duhej të qajë hallin e manastireve në Kosovë ndërkohë që Kishat në Shqipëri po jepen te investitorët strategjikë

Deklarata e Omonias, vjen pasi Rama përshëndeti vendimin e institucioneve për dhënien e pronësisë të tokave të manastirit të Deçanit nga institucionet e Kosovës.

Në deklaratë përmendet prona e Manastirit të Shën Gjergjit në Çukë apo Manastiri në Kakome e ai në Dhërmi, pronat e të cilëve, sipas Omonia-s, janë zaptuar nga ngrehina për funksion turistik.

Omonia ndër të tjera e quan ngutje reagimin e Ramës por rasti me Manastirin e Deçanit në Kosovë duhet të shërbejë si shembull për qeverinë e Shqipërisë.

Deklarata e plotë:

Dje autoritetet shtetërorë të Kosovës, përmes tratativash të posaçme të Qeverisë së SHBA dhe duke e lidhur çështjen me procesin në zhvillim për anëtarësim në Këshillin e Evropës, vendosën sipas edhe vendimit respektiv të Gjykatës së atjeshme Kushtetuese, regjistrimin në Kadastër të një sipërfaqe tokash në pronësi të Manastirit të Visoki Deçanit.

U ngut të pozicionohet dhe përshëndes këtë zhvillim edhe Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama, i cili për shkak të situatës që mbizotëron me kthimin dhe sanksionimin juridik të elementëve pasurorë të Kishës Orthodhokse në Shqipëri, duhej të ishte i fundit person me të drejtën e fjalës.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, e cila përfshin në gjirin e saj dhe mban përgjegjësinë e baritimit shpirtëror të gjithë pjesëtarëve dhe komuniteteve të Minoritetit Etnik Grek, vijon të privohet nga vendet e saj të shenjta të adhurimit, pasurish në toka bujqësore dhe kryesisht sipërfaqesh me vlerë të paçmuar të Manastireve historikë. Pasuri e cila faktohet si historikisht ashtu siç provohet edhe juridikisht.

Është realisht tallje kur në momentin që prona të Manastirit të Shën Gjergjit në Çukë shndërrohen në truall për ngrehina turistike mbi tokë të grabitur, Manastiri i Tërëshenjtës Mari në Kakome është i rrethuar dhe e pamundur akoma edhe aksesi i besimtarëve në të, në zonën e Manastirit të Shën Theodhorëve në Dhërmi të jenë aq të shumta abuzimet pronësore, Kryeministri të shpreh publikisht dëshirimin e tij për akte si ai që u përmend. Rastet që referuam nga njëra anë janë më tregueset për situatën por numerikisht shumë pak në krahasim me realitetin e intrashigjencës së shtetit për të sanksionuar në dobi të Kishës gjithë ato sa u shtetëzuan në periudhën e persekutimit ateist.

Ndërkaq rasti me Manastirin e Deçanit në Kosovë mund të përbëjë shembull indikues për trajtimin e padrejtësisë në dëm të Kishës Orthodhokse në Shqipëri, duke kushtëzuar proceset e integrimit Europian me rehabilitimin përfundimtar dhe pa ngurrime pretekstuale në fushën e pasurisë kishëtare dhe të manastireve.    

23 Komente

  1. $
    $$$$

    Nuk keni pune me Kishat shqiptare ju Qen kazanesh....shko e shkerdhehuni andej nga keni ardhur....moret vesh......plera jevgjitesh qe qelbeni era shurre....po na e beni borxh ju buce te ndyra...turma te poshtra kancerozesh.....

    Përgjigjjuni
    1. f
      foshnja

      Mendoj se ti je i dhjere ne kete mes. Pronat duhet ti kthehet te zotit dhe jo te vidhet idiot qe ke mesuar te shkruaje

      Përgjigjjuni
      1. v
        vezhguesi

        A nuk me thoni more zoteri, qe qenkeni aq i merzitur per pronat e Kishes sone se cfare te bejne ish pronaret e mijera hektareve te tokes ne More dhe gjetke, te sekuestruara nga shteti fashist Grek, qe ti marrin keto prona te te pareve te tyre? Problemi juaj eshte se si gjithmone keni standarte te dyfishta. Nga njera ane shqetesoheni per pronat e Kishes sone (dhe mire beni), por nga ana tjeter beni sikur harroni se pronat e Kishes, per te cilat flitet ne kete artikull jane nje pike uji ne krahasim me pronat e sekuestruara nga monarko-fashistet greke ndaj popullsise shqiptare came dhe jo came atje. Fajin e ka politika jone qe ka toleruar deri ne budallallek politiken e shtetit Grek. Rama eshte i pari qe ju ka vene kufirin tek thana Greqise, qe ben sikur qan per te drejtat e pakicave ne Shqiperi, kur nga ana e saj nuk njeh asnje pakice ne vendin e vet.

        Përgjigjjuni
      2. R
        Rabid Left

        Ed RAHMANI, TURPI I KRISHTERIMIT DHE JO VETEM I ATYRE SHQIPTARE,LOL

        Përgjigjjuni
        1. $
          $$$$

          Ik o b..q...300...kelysh jevgu....shko shkerdhehuni ne Kishat tuaja ne Greqi...ketu eshte Shqipri.....hajt gamisu arapi i zi.....qelbesire kolone....

          Përgjigjjuni
      3. G
        Graqiret Sumqire

        Graqiret bythqire kane marre gjithe kishen autoqefale tonen dhe nuk kane te ngopur. U shkredhefte Kina.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Noci

          Sa te jene greket ne kishen ortodokse asnje meter toke nuk u duhet dhene,kur te thejne qafin ato nga Kisha Autoqefale e Shqiperisë atëhere mund te ndryshojne marrëdheniet me t'a.

          Përgjigjjuni
          1. O
            Omonia ka thene nje te vertete

            B.qim,po cfare kishe apo manastir shqiptar ke ne Dhermi,Kakome,Sarande etj etj? Jane te gjitha greke psh ne Dhermi manastiri qe permend Omonia quhet Agios Thodoros etj.Patjeter qe do ti kerkoje llogari ketyre letyrave te shtetit qe kane sjellje fashisto-islamike ndaj Kishes Orthodokse por ne vecanti ne zonat ku jeton minoriteti etnik

            Përgjigjjuni
            1. b
              ben

              O koqe, keto kisha per te cilat flet zoteria jote, jane kisha shqiptare, te ndertuara nga shqitparet ne territorin e Shqiperise. Ne zonat ku ato jane ndertuar, nuk asnje grek, prandaj boll fole pa lidhje.

              Përgjigjjuni
            2. £££££££

              Manastiret thot ky i fandaksuri!!!!!!!!

              Përgjigjjuni
              1. k
                kur ligjin e ben vec maliqi

                Jeni teper naive,apo frikacake,qe i luteni llojit te rames,tu jape te drejten ligjore,qe pronat te besimit ortodoks,tu kthehen besimtare,kur ai gjate gjithe kohes,ka qene ne te kundert te ketij besimi,jo vetem kaq,por vazhdon te lere ne meshire te fatit,te renohen afresket qindra vjecare,me vlera te vecanta historike kombetare dhe europiane, brenda godinave te amortizuara te besimit.Nje tjeter qendrim ka ai,karshi besimit,muslluman,deri aty, sa qe ne bashkepunim dhe me diktatorin turk,nderton ne vendin me te bukur dhe ne qender te kryeqytetit nje xhami gjigande.Dhe keto i ben,jo se eshte ndonje lloj besimtari,por vec ai nuhat dhe i sherben dhe i beson vec kultit te tij prej nje karrieristi tejet te semure,qe nuk mbrapset para asnje veprimi sado i mbrapesht dhe pervers,per te vazhduar sundimin e tij okult ne kete vend.Besimtaret,ortodoks ndihen shume te vonuar,ne protestat e tyre,karshi ketij sundimi qe i denigron dhe i neperkemb dhe u rremben apo u shkaterron objektet e kultit te tyre,ne kundershtim flagrant me ligjet e shkruara te ketij shteti.

                Përgjigjjuni
                1. s
                  shqip

                  Djale i mbare, para se te flasni, do benit mire te perditesoheshit. Nuk ka asnje qeveri qe ka bere me teper se Qeveria Rama per ruajtjen e objekteve me vlera historike. Problemi juaj more mik eshte se e kaloni diten poshte dritareve te non-grates, prandaj nuk keni kohe qe te perditesoheni. Si rrjedhoje, flisni percart ...

                  Përgjigjjuni
                2. M
                  Maks

                  Po nuk u largua janullatosi dhe ndikimi grek ne kishat tona nuk ka autoqefali shqiptare Prandaj keta filogreket e ominias duhet te largohen nga kushat tona

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    ata qe ndrruan fe dhe atdhe

                    allah ekber o ”maks”turkoshaku brek dhjere.

                    Përgjigjjuni
                    1. b
                      ben

                      Ata qe kane nderruar atdhe, jeni juve gjakprishurit qe jeni blere per 300 evro qe ju japin neo-greket qe te beni tradhetarin. Feja e shqiptarit eshte shqiptaria, ka thene i krishteri Vaso Pasha.

                      Përgjigjjuni
                      1. t
                        te mjeret ju

                        alla ekber abdullahu (maks-ben),qe braktisen fene dhe atdhene,turkoshake laramane brekdhjere.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Maks

                          O idjot un me par jam shqiptar Pastaj kur te kem nge do shoh andej nga feja

                          Përgjigjjuni
                  2. E
                    Emigrant

                    Sa shum filo greker paska shqiperia Degjoni ju filo greker qe feja shqiptarit eshte shqiptaria Prandaj duhet te largohemi nga kisha dhe xhamiat

                    Përgjigjjuni
                    1. k
                      kozma etolosi ,ethnapostol

                      edhe ne myzeqe ku banojne orthodhoks ne shume fshatra kishat jan grekorthodhokse ,,,psh kisha e shen nikolles ,,ikonat jan greqisht ,,Αγιος Νικολαος ,,1600 νjet ,,,nuk ka kisha shqiptare ,,,myslymanet skan pun as me kishat ,as me arqipeshkopin ....

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Nje lushnjar

                        O kozi vem papa Ilian ose me emrin e tij prift ilirin e kishes se lushnjes ne vend te janullatusit Dhe cfar lidhje ke ti kozi me greket ti je shqiptar nuk je grek Dhe nuk ka kish greke por bizantine

                        Përgjigjjuni
                      2. e
                        e verteta

                        te gjitha kishat e orthodhokseve ne shqiperi jane kisha grekorthodhokse ,nuk ka kisha shqiptare ,,,,katoliket kan kisha romano katolike ,,,,myslymanet ka xhamija turko osmane ,,,,,

                        Përgjigjjuni
                        1. Çamëria dhe fashizmi grek

                          Pronat e shqiptarëve në Çamëri kush i mori?

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Na ruajt zoti

                            Ju ka errur syte grekerve ortodoksia shqiptare.Ata kane vrare e helmuar prifterinjte tane Soj I ndyre

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje