Pas rritjes së pagave, ata që punojnë në shtet do të mund të zgjedhin vetë se kur do të shkojnë në punë dhe të marrin pushime edhe më pak se një javë, siç aktualisht është rregulli. Gjithashtu, punonjësit do të marrin para shtesë në bazë të performancës, ndërsa “për t’i dhënë një tjetër frymë” administratës, do të ngrihet edhe një “Akademi lidershipi.”
Masat e reja në kuadër të të ashtuquajturit “Plani i Motivimit të Administratës Publike”, u njoftuan nga ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni: “Teksa të gjithë duhet të jemi në punë brenda një fashe orare të përcaktuar 09.00 me 15:30, kolegët mund të përzgjedhin që ta nisin ditën e tyre më herët dhe ta përfundojnë më herët dhe e anasjella. E dyta në listë, ishte një kërkesë e përsëritur për të hequr kufizimin ligjor që buron nga Kodi i Punës, për marrjen e lejes vjetore në jo më pak se një javë kalendarike. E treta, do të kemi një akademi lidershipi për 450 drejtues në institucionet publike”.
“Administrata jonë ka plot të meta, por ajo nuk është një çerdhe ku janë mbledhur djajtë”, tha kryeministri Edi Rama, teksa tregoi edhe se kur do të rriten pagat për mësuesit, mjekët, infermierët dhe gjithë ata që punojnë në shtet.
“Në qershor hyn në fuqi rritja e re pagave dhe kështu të gjithë do të kenë rritje në pagën e tyre dhe të arrijmë objektivin që kemi shpallur që paga mesatare në sektorin publik shqiptar të jetë 900 euro. Nuk diskutohet. Qershori është muaji i fundit me këtë pagë që keni. Paga e radhës do të jetë paga e rritur dhe është një rritje e konsiderueshme po të marrim parasysh totalin. Edhe më shumë do të jenë. Është një rritje domethënëse për një periudhë të caktuar kohe”, deklaroi Rama.
I pranishëm në prezantimin e Planit të Motivimit të Administratës Publike ishte dhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, i cili i lidhi ndryshimet me procesin e integrimit të Shqipërisë në “union”.
“Nuk është rastësore që për BE, reforma e administratës publike është thelbësore si elementët e tjerë të anëtarësimit. Reforma e administratës publike do të jetë një nga faktorët përcaktues të integrimit. Shqipëria ka miratuar një udhërrëfyes realist dhe ambicioz dhe përcakton hapat më të rëndësishëm që shërbimi civil të jetë në lartësinë e detyrës që e pret”, deklaroi ambasadori i BE.
Plani i Motivimit të Administratës Publike vjen në një kohë që shteti po vuan për punonjës në disa kategori. Nga specialist të thjeshtë, por deri edhe në pozicionin e drejtorëve, sot numërohen rreth 1200 vende bosh në shtet.
Po kjo është çmenduri. Po disiplina në punë?.... . Tani nuk ke për të gjetur më asnjë punonjës gjatë orarit zyrtar..... . Sepse punonjësi e zgjedh vet orarin. Vjen kur të dojë dhe ikën kur të dojë. Po hallexhinjtë, apo çi $i nënën hallexhinjve. Të vijnë prapë mbasdite, ose natën. Aty është institucioni.
Jo more. Po provoni te beni nje aplikim se do gjeni vend bosh. Ne dap jane datat e dorezimit te dokumentave 2022. Apo e ktheni kalendarin. Vendet jane zene me kohe. Reklame vetem reklame. Kush nuk beson te hyje tani ne DAP dhe te beje nje aplikim te per nje pune te afishuar.
e keni pjerdhur krejt aministraten duke ndryshuar rregullat cdo 3-4 muaj
Dhe pse jemi ne KUSHTET kur gjithe ADMINISTRATA eshte e RILINDJES DHE PARTISE SOCIALISTE dmth eshte parti shtet si dikur prape se prape administrats nuk do ta shtynte dot me kete kerpudhe helmuese si kryemiser dmth kryeminister dhe mund ta levizte voten DJATHTAS, ndaj po e blen ate me leket tona. Keto para u jepen qe te performojne me mire...ne fushaten qe po vjen dhe jo ne sherbimet qe duhet ti ofrojne shqiptareve. !!!
Janë mbledhur patronazhistë. Ata nuk bejne asgje.Kane imunitet politik. Në kry efhe njzdtejtor instutucioni, që i mbanë nen sqetull Ata, dhe korr fondet neper tendera. Sa herë nderrohen pllakat, fasadat, mobilohet zyra e titullarit dhe haleja e tij. Të ndrronin depozitat e ujit, se janë kalbur.
Ore kazan, jeni ne rregulle ju me ate te gjatin. Administrata shqiptare me 8 ore ne pune dhu nuk te mbaron asnje pune jo me 9.00 am to 15.30 jane 6 ore e 30 min, minus 1 ore 3, 4 kafe ne dite 5 ore pune ne totale. Mos e kene ngatarruare gje me filmin e kohes se KM " Duke kerkuare 5 oreshin"
Po arriti qe punonjesi i administrates te shkoi kur t'i doj qejfi ne pune,atehere u pordh puna fare. Ne pune duhet te kete rregull,disipline dhe korektes ne orarin e punes dhe jo anarshi. Nqs do behet keshtu,si do i sherbehet popullit per hallet dhe problemet e tij?
Orari prej 6 ore e gjysem ne dite,eshte per t'u pershendetur. Edhe vendosja e fillimit dhe mbarimit te punes,eshte per t'u vleresuar,pasi varet nga largesia e vendit te punes,pergatitja e femijeve per ne shkolle,kopesht e cerdhe etj.