Shqipëria, "parajsa" e turistëve nga Kosova - Pse është më mirë se Greqia dhe Turqia dhe rreziku që i kanoset

29 Maj 2024, 11:08Sociale TEMA
Shqipëria, "parajsa" e turistëve nga Kosova - Pse

Nga Enver Robelli

Shqipëria!

Muri i Schengenit për shtetasit e Kosovës ka rënë, rrugët janë të hapura për të udhëtuar gjithandej - nga Portugalia në Atlantik deri në Finlandë.

Një shoqatë e bizneseve të Kosovës vlerëson se çdo fundjavë kosovarët harxhojnë një milion euro në Greqi. Është e drejtë e secilit të bëjë pushimet kudo ku dëshiron.

Por nga këndvështrimi kosovar, Shqipëria është dhe do të jetë destinacioni më i papërsëritshëm. Jo vetëm pse flitet shqip, jo vetëm pse ndihemi si në shtëpinë tonë, jo vetëm pse në çdo cep gjejmë diçka me të cilën mund të vetëidentifikohemi.

Sa i përket çmimeve: kush ka pritur se deri në vitin 2100 çmimi i kafesë në bregdetin shqiptar do të jetë 50 centë, levreku 3 euro dhe një birrë 80 centë, le ta provojë gjetiu në Mesdhe. Ndoshta ka fat.

Mund ta provoni fatin edhe në kazermat e turistëve (all inclusive) në Greqi apo Turqi, ku sallatat hidhen si në grazhd, vera sillet me cisternë dhe mishi mund të jetë po aq cilësor sa një dërrasë e bankës së parkut të lagjes.

Ekziston rreziku që një ditë edhe Shqipëria të bëhet e tillë, nëse politikanët e saj vazhdojnë të shohin ëndrra për 20 milionë turistë brenda një sezoni. Të shpresojmë se ajo ditë nuk do të vijë kurrë.

Dhe njerëzit do të vazhdojnë të shijojnë peshkun, domatet e fikun të freskët. Kjo është ende e mundur në Shqipëri, me fshatrat e saj, me qytetet e saj, me bregdetin e saj kryesisht ende të ruajtur - ndonëse nën rrezik permanent nga politikanët që resurset e Shqipërisë i shohin si prona që duhet shitur ashtu siç i djeg pijaneci eurot e fundit para se të mbyllet kazinoja.

5 Komente

  1. J
    Jugu

    Cfare thua more Veke? Na qenka i mire turismi ne Shqiperi? Mund te jete pak me i lire nga ana financiare, por per vleren qe merre te del me shtrenjte. Ato "kazermat" qe permend ti, jane te mire organizuara, te paktern ne ishujt Karaibe ku kam qene disa here, nje cilesi ne cdo drejtim, nje qetesi absolute, nje det i paster dhe i ngrohte, nje rere qe pastrohet, dhe sherbim qe se ke pare as ne enderr. Shqiperia eshte e mire thjesht se kemi lidhje me njerezit qe kemi aty, sa per ti takuar dhe ata, se po ndejte gjate fillojne hallet dhe kerkesat. Sherbimi aty eshte mizerabel, ushqimet te pa kontrolluara, ta fusin sa te gjejne rastin, etc. Po ti merre ndo nje honorar nga Meroja apo Gjatoshi dhe shkruan e mire ben.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taulant

      Ik mer budall. Ushqimidhe pijet ne turqi neper resortet qe ti permend esht jo vetem i bollshem me tepri por edhe mjaft cilesor. Ti genjen! Infrastruktua dhe komoditeti, pastertia etj etj jane avantazhe akoma me te medha. Dhe per fat te keq Shqiperia nuk mund ta arrije dot kurre nivelin e industrise turistike te Turqise. Sa per Greqine e ka pak me poshte se Turqia, por e kompeson me brigjet pa fund dhe plazhet e mrekullueshme. Vetem nje ishull nga me te vegjlit e Greqise eshte baraz me te te gjith vijen bregdetare nga Palasa ne Sarande. Po sa ishuj te tille e bredet shkembore ka Greqia? Pa fundesisht! Prandaj o injorant mos llap kot. Shqiperia do te kete ate pjese qe i takon te turisteve nese do te rise cilesine e sherbimeve dhe te jete shume konkuruese ne cmime te ulta, perndryshe do te kthehem i si 2-4 vjet me pare.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pordhe me rigone....

        O Zot cfare tjeter do te na shohen site!?

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vesi

          Po ata vet shkojnë në greqi e Turqi çka tregon kjo ?

          Përgjigjjuni
          1. e
            edmond( koder rreshen)

            Po flisja me dy te njohur te huaj mbrem,ne internet : He si ju duket Himara, Jugu ? Ram pre e mashtrimit te reklamave mu pergjigjen ! Qmimet shum te larta ne krahasim me Spanjen,apo vendet e tjera ! Kur ju porosisni dhe kerkoni menun,ajo ishte e shkruar me Laps, per te pasur mundesi per ta fshir ,dhe per te luajtur me cmimet,kishte raste ,kur edhe nuk ta bien fare menun ! Nje Bier kushton 6 euro tek hoteli ku jemi vendosur mu pergjigjen !!! I vetmi cmim i arsyeshem ishte qiraja e makines 30.000 mij lek (te vjetra ditore ) qe kishin marr ne Tiran ! Kur i pyeta ne do te shkonin perseri per ta vizituar Turizmin Shqiptar, mora nje jo te prer !

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje