Përfshihet nga flakët spitali rajonal i Shkodrës, panik tek pacientët

29 Maj 2024, 20:00Sociale TEMA
Përfshihet nga flakët spitali rajonal i Shkodrës, panik tek

Spitali rajonal i Shkodrës është përfshirë nga flakët. Zjarri ka rënë në farmacinë e spitalit ndërsa janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Menjëherë kanë ndërhyrë zjarrfikëset e Shkodrës duke shuar flakët dhe duke kthyer normalitetin.

Fillimisht flakët kanë krijuar një shqetësim për pacientët dhe stafin e mjekëve por situata është vënë nën kontroll brenda pak minutave.

Po punohet për të gjetur shkaqet e këtij zjarri që përfshiu farmacinë e spitalit të Shkodrës.

Lini një Përgjigje