Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre në afërsi të Syrit të Kaltër.
Zjarri është duke u përhapur me shpejtësi dhe banorët e zonës kërkojnë që të ndërhyhet sa më shpejt nga ajri por edhe forca tokësore, pasi rrezikojnë të digjen banesat e vjetra.
Po ashtu, zjarri, në rast nuk ndërhyhet mund të zbresë deri poshtë në bujtina dhe zonën e banuar që në këtë periudhë është e mbushur me turistë të huaj dhe vizitorë vendas.
Të gjendur në këtë situatë banorët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të marrin sa më shpejt masa për të shuar flakët e zjarrit dhe për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme.
Lini një Përgjigje