Përfundon me sukses Edicioni i 27-të i Olimpiadës Ballkanike të Matematikës për të Rinj - JBMO 2023, Shqiperia fiton 3 medalje Bronzi

30 Qershor 2023, 13:07Sociale TEMA

Përfundon me sukses Edicioni i 27-të i Olimpiadës Ballkanike

Më 28 Qershor u mbyll me sukses Edicioni i 27-të i Olimpiadës Ballkanike të Matematikës për të Rinj-JBMO 2023 (https://jbmo2023.al/), i dyti që Shoqata Shqiptare e Matematikës-AMA (https://www.ama.org.al/en/) si përfaqësuese zyrtare e MASSEE organizoi dhe priti në vendin tonë në harkun 24 vitet e fundit. Ekipi shqiptar fitoi 3 medalje Bronzi në JBMO 2023 nga nxënësit e talentuar Sigi Zalla-Durrës, Jamarbër Rushitaj-Vlorë dhe Ajsel Budlla-Tiranë.

Prej datës 23 deri më 28 Qershor AMA bëri bashkë në Tiranë 19 ekipe të vendeve zyrtare dhe mike. JBMO 2023 pati mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit si edhe të institucioneve, organizatave dhe bizneseve në vend e Kosovë ndër të cilat përmendim:

VIRTUS EXCELLENCE TRAINING CENTER, 

CREDINS BANK, 

NINETY-ONE, 

ERA CATERING,

NEW YORK SCHOOL OF SCIENCE IN KOSOVO, 

WISEWORD, 

MULTI MEDICAL CENTER, 

BASHKIA BERAT, 

DREJTORIA E PERGJITHESHME E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR, 

MINISTRIA E KULTURËS, 

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDËSHME, 

MINISTRIA PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME.


Fituesit e kësaj olimpiade u kurorëzuan në ceremoninë e dhënies së cmimeve e cila u mbajt me 27 Qershor në mjediset e qëndrës kulturore pranë Katedrales Orthodhokse ku ishin të pranishëm diplomatë të përfaqësive të disa shteteve. 

Në këtë ceremoni u shpërndanë 44 medalje Bronzi, 25 medalje Argjendi dhe 11 medalje Ari. Momenti më i vecantë i JBMO 2023 ishte kurorëzimi me Pikë të Plota (Perfect Score) i Damjan Davkov-MV.

Gjatë qëndrimit të tyre ekipet vizituan Muzeun Historik Kombëtar dhe qendrën e Tiranës si edhe qytetin dhe kalanë e Beratit. 

Krahas JBMO, Shoqata Shqiptare e Matematikës (AMA) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë (MAS) dhe Shoqërinë e Matematikës për Europën Juglindore (MASSEE) realizon pjesëmarrjen e Shqipërisë në konkurrime të rëndësishme ndërkombëtare me arritje spikatëse ndër të cilat përmendim:

Olimpiadën Ballkanike të Matematikës (BMO), Olimpiadën Evropiane të Matematikës për Femra (EGMO), Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës (IMO). 

AMA bashkëpunon ngushtë edhe me shoqatën simotër dhe matematicienët e Kosovës prej vitit 2020 realizon me sukses KAMO- Kosovo-Albania Mathematical Olympiad (KAMO).

KAMO 2023 do të zhvillohet në Tiranë në data 18-21 Korrik 2023.

Përfundon me sukses Edicioni i 27-të i Olimpiadës Ballkanike

2 Komente

  1. R
    Raimond vlonjati

    Ikni o dreq se paska rene fare niveli i Matematicienve aty , se me pare ne zinim vendet e para . Ikin rinia, ikin te gjithe ne emigrim dhe ngelen aty vetem budallenjte dhe Rama hajduti me ceten e tij hajdute te spiuneve Ripjellje

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkolla dhe zhvillimi

      Kush i mori 11 medaljet e arta, 25 medaljet e argjendëta dhe 41 medaljet tjera të bronzëta, përveç atyre 3 që i morën nxënësit e Shqipërisë? MATEMATIKA, GJUHA SHQIPE DHE ANGLISHTJA JANË BAZA E ARSIMIT.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje