VIDEO/ Plani: 30% e transportit rrugor do kalojë në hekurudhë deri në vitin 2030

29 Gusht 2025, 21:20Sociale TEMA
VIDEO/ Plani: 30% e transportit rrugor do kalojë në hekurudhë

Transporti në vendin tonë pritet të pësojë një transformim në vitet e ardhshme, çka do të ndikojë edhe në reduktimin e emetimeve të gazeve me efekt serrë dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike. 

Sipas Raportit të Gjendjes në Mjedis, i publikuar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, deri në vitin 2030, rreth 30% e transportit rrugor do të transferohet drejt hekurudhës, duke lehtësuar ndjeshëm ngarkesën në rrugë dhe duke ulur ndotjen e ajrit.

Aktualisht, transporti rrugor konsiderohet ndër kontribuesit kryesorë të ndotjes së ajrit dhe të emetimeve të CO2 në vend, teksa nisja e funksionimit të trenave shihet si një nga masat më të rëndësishme për reduktimin e konsumit të lëndëve djegëse fosile, që janë karburantet.

Ndërkaq, parashikimi që rreth 30% e transportit rrugor të zhvendoset në hekurudhë lidhet ngushtë me përfundimin e disa prej projekteve më të rëndësishme hekurudhore në vend, si linja Tiranë – Durrës – Rinas dhe Vorë – Hani i Hotit. 

Sipas afateve tw bwra publike, projekti për ndërtimin e linjës Vorë – Hani Hotit pritet të përfundojë pikërisht në vitin 2030, teksa aktualisht është në fazë tenderimi për përzgjedhjen e kompanisë që do kryejë punimet. 

Ndërkohë linja Tiranë – Durrës – Rinas është më e avancuar, por afati për përfundimin e plotë është shtyrë disa herë. Së fundmi u bë me dije se trenat për këtë linjë hekurudhore parashikohet të vijnë në 3-mujorin e parë të vitit 2027. 

Përveç përfitimeve mjedisore, zhvendosja drejt transportit hekurudhor pritet të sjellë edhe rritje të sigurisë rrugore, kursime ekonomike dhe lehtësi në lëvizjen e mallrave dhe qytetarëve.

5 Komente

  1. F
    Fox

    Ka pese vjet 30 km hekurrudha durres tirane ska mbaruar akoma vazhdoni me genjeshtra.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Enver djali

      E kuptoni pra GJENIALITETIN e Enverit dhe te shtetit te vertete shqiptar, te drejtuar nga komunistet!?

      Përgjigjjuni
    2. L
      Loni

      E dini cpo thoni?. Akoma nuk keni mbaruar 40 km Tr Durres ......rrezik ne 2026. Sa hekurudha duhet te beni per 4 vjet? A jeni ne vehte?

      Përgjigjjuni
      1. M
        Moj kasolle, ku na mblodhe.

        Do kaloje ne menyre "digjitale" e kane llafin. Ashtu si uji i pijshem 24 ore.

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xha Kasemi nga Çepani.

          Kur i kishim s'na duheshin se do ushetonim vetem me vetura. Tani qe s'i kemi ,sepse na la mendja si per hekurudhat dhe te tjerat,po i kerkojme,por s'kemi bythe t'i ndertojme. Po bejme 3-4 vjet me 40 km rruge hekurudhore, edhe pse ishte egatshme nuk e kemi perfunduar. E bota qesh, e bota tallet, sepse s'kemi as tru, dhe as konkalle.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje