Plazh në Vlorë, turistë nga vende të ndryshme shijojnë rrezet e diellit

23 Mars 2024, 20:20Sociale TEMA
Plazh në Vlorë, turistë nga vende të ndryshme shijojnë

Marsit po i vjen fundi e në Vlorë për turistët e huaj, por edhe për vendasit, ka nisur sezoni i plazhit.

Fundjava me diell e me temperatura të rritura i tërhoqi ata drejt bregdetit për të marrë rreze dielli, e ndonjë prej tyre thotë se e provoi edhe notin.

“Super, më pëlqen shumë këtu. Notova, uji është super”, thotë një turiste e huaj.

Ende të pakët në numër, por pushuesit po e shijojnë Vlorën dhe atë çfarë ajo ofron. “Më pëlqen deti. Jam nga Holanda, keni një det shumë të bukur. Është hera e dytë që vij këtu”, thotë një turiste.

“Unë jam nga Ukraina. Më pëlqen ky det. Shqipëria është një vend i bukur. Është më bukur se Spanja për turizëm, kështu që ejani dhe shijojeni”, shprehet një tjetër.

Bashkia bregdetare e Vlorës është shndërruar në një prej destinacioneve kryesore turistike të vendit vitet e fundit, ndërsa Shqipëria po synon të këtë turizëm gjithëvjetor nga deti në mal dhe atraksionet e turizmit historik-kulturor.

 

Lini një Përgjigje