Prej ditësh në terapi intensive, si paraqitet gjendja shëndetësore e Fatos Nanos

29 Tetor 2025, 14:00Sociale TEMA
Prej ditësh në terapi intensive, si paraqitet gjendja

Ish-kryeministri Fatos Nano prej 20 ditësh vijon të qëndrojë në terapi intensive, në një nga spitalet private të kryeqytetit.

Burime për Newsbomb bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e liderit historik të Partisë Socialiste, vijon të jetë e rëndë. Pavarësisht ndihmës së bluzave të bardha, Nano i cili po lufton me vdekjen, nuk po jep asnjë reagim duke vijuar të jetë i pavetëdijshëm.

Fatos Nano, rreth një muaj më parë, filloi trajtimin mjekësor në shtëpi, ku ka marrë oksigjen të vazhdueshëm dhe përkujdesje 24 orë nga personeli mjekësor.

Ditë më parë, ai pësoi një arrest kardiak, por ndërhyrja e menjëhershme e ekipit të ambulancës bëri të mundur rikthimin e tij në jetë.

Përveç stafit të spitalit privat, në Tiranë ka mbërritur edhe një ekip i specializuar mjekësor nga jashtë, i cili po ndihmon në monitorimin e gjendjes së Nanos.

2 Komente

  1. A
    Agushkari

    Gjendja Ne koma do vazhdoje deri sa ti.mbarohen leket lexhendes

    Përgjigjjuni
    1. M
      Media kurva

      Pse asnji kamer ne spital qe te shohim a rreni a beni lojna si perhere ju sigurimsat e gjoja medias?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje