Presidenti i B-40 Erion Veliaj pritet nga kryebashkiaku i Sofies: Entuziast për idenë e fluturimeve direkte Tiranë - Sofie; Takim dhe me komunitetin shqiptaro-bullgar

12 Maj 2024, 13:02Sociale TEMA

Presidenti i B-40 Erion Veliaj pritet nga kryebashkiaku i Sofies: Entuziast

Në cilësinë e Presidentit të B40, rrjetit më të madh të qyteteve të Ballkanit, kryebashkiaku Erion Veliaj zhvillioi një vizitë në Sofie ku u takua me homologun e tij Vassil Terziev. Përmes një postimi, Veliaj thekson se u diskutua edhe ideja e fillimit të fluturimeve direkte Tiranë - Sofie.
“Faleminderit kryebashkiakut të Sofies, Vassil Terziev, për mikpritjen dhe përfshirjen aktive në rrjetin B40-të. Entuziast për idenë e një fluturimi të drejtpërdrejtë Tiranë - Sofie, jam i sigurt se Ryanair dhe/ose ëizzair do ta marrin parasysh.
Asnjë udhëtim në Sofje nuk është i plotë pa takuar komunitetin Shqiptaro-Bullgar aty, dhe miq si Elvin Guri (një gur themeli për komunitetin), Vessela Tcherneva (një nga mbrojtëset më të forta për aspiratat e Shqipërisë në BE), si dhe një vizitë në sitin fantastik Campus-X (mezi presim të krijojmë bashkëpunim me Tumo Tirana dhe Piramidën) etj. Faleminderit ekipit tonë të Ambasadës Shqiptare në Bullgari - shumë krenar për ju dhe profesionalizmin tuaj”, shkruan Veliaj.

2 Komente

  1. J
    Ja ke fut kot

    Mos kane mbaruar te dy universitetin e Sorosit?

    Përgjigjjuni
    1. d
      dsa

      Ja pra shoke te Rilindjes pjelle e PS PPSH PKSH si i vijne vete parate Lali Zdromsit, te na tregoj sa "bakshish" ka marre per hapjen e kesaj linje. Per te shkuar ne Amerike dhe ne Bruksel duhet te kalosh ne lindje nga Safia.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje