Qendra e Tiranës bllokohet sonte në mbrëmje deri nesër në orën 23:30, Policia njofton rrugët ku ndalohet lëvizja

5 Qershor 2025, 17:16Sociale TEMA
Qendra e Tiranës bllokohet sonte në mbrëmje deri nesër

Rrugët pranë qendrës së kryeqytetit do të bllokohen prej mbrëmjes së sotme e deri në orën 23:30 të së premtes, datë 6 Qershor. Shkak do të bëhet festivali ndërkombëtar i Arkitekturës “Bread & Heart Festival”, që do të zhvillohet në Tiranë.

Policia e Tiranës bën me dije se më datë 05.06.2025, nga ora 22:00 deri në orën 23:30 të datës 06.06.2025, do të bllokohen akset:

- nga Ura e Dajtit deri te kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme me Bashkinë e Tiranës;

- "Myslym Shyri”; “Ibrahim Rugova”; bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga rruga “Abdi Toptani” deri te rruga “George W. Bush”.

Gjithashtu, do të bllokohen vendqëndrimet e autobusëve, në rrugën “28 Nëntori”, pas godinës së Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, për zbatimin e këtyre masave, të cilat kanë si qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe mbarëvajtjen e Festivalit.

6 Komente

  1. g
    goni

    A nuk po abuzohet me këto bllokime të vazhdueshme...

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luli

      Eshte turpshme,jo po abuzohet por ka arritur kufirin!?!?Ky e gjen te drejte Bashkia e Tiranes apo dhe Qeveria per te bere festivale te tilla apo organizime te te lloj festival???? Ne do dalim per qefin tone ,se eshte pushim dhe ne kemi te drejten tone per ti cfrytezuar pushimin e pushimet! Na cmendet me keto fare festivalesh!!!???Pastaj mund te bllokohet qendra e Tiranes po jo te gjithe rruget….

      Përgjigjjuni
      1. g
        goon

        nastradini i qeverise godet serisht ,normale se per te nuk bllokohet asgje .......robqir

        Përgjigjjuni
        1. a
          artani

          sa bukur sa mire, sheshi qe pash dot kishte mare hijeshi me ato simbolikat moderne te arkitektures te kohebe te sotme! i lumte kujdovqe inicion dhe zbaton keto lloj aktivitete te gezueshme!!!

          Përgjigjjuni
          1. B
            Besimi

            Sa keq qe nuk a lane qendren e Tiranes te qelbej nga kipskat me birra dhe qofte dhe bejme ke evente moderne ne poppullsine arrigante te Tiranes. ha ha ha

            Përgjigjjuni
            1. S
              Selmani

              po si argetohrsh zotnia jote me mish dhe pilaf dhe raki? hajde qejf qe ben Dervishi. Coje ore kalamjte te hspin syte e te kultutohen dhe lene rakine per ne darke se je dhe mudliman dhe eshte Bajram. Gezuar Bajramin shoku

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje