Rikthehet dhuna në kopështin Gledis në Astir! Nëna merr djalin me shenja të nxira në fytyrë

4 Qershor 2025, 20:39Sociale TEMA
Rikthehet dhuna në kopështin Gledis në Astir! Nëna merr

Një ngjarje e rëndë është raportuar në kopshtin privat "Gledis" i cili ndodhet në zonën e Astirit në Tiranë. Nëna e një fëmije raporton se djali i saj i vogël është dhunuar ndërsa dallohen edhe shenjat e dhunës në fytyrën e djalit.

Nëna pretendon se gjatë një sherri mes fëmijëve të vegjël askush nga personeli i kopshtit nuk ka ndërhyrë për minuta të tëra për të ndaluar atë që po ndodhte.

“Ata e kthejnë çështjen në interes financiar. Nuk e përjashtojnë djalin dhunues, se thonë nëse heqim atë ikin dhe dy të tjerë. Nuk kanë interes të mbajnë djalin tim dhe të heqin tre të tjerë”- tha nëna e djalit të vogël.

Ende nuk ka asnjë reagim nga kopështi dhe autoritetet në lidhje me rastin në fjalë ndërsa të tjera detaje priten në vijin.

Ngjarja është e përsëritur në kopshtin Gledis pasi në janar të këtij viti edukatorja Rudina Gërdani u filmua duke dhunuar dy fëmijë të vegjël. 46-vjeçarja u shpall në kërkim nga policia për rastin që tronditi mbarë opinionin publik dhe ngriti njerëzit në protestë.

1 Komente

  1. ?
    ???

    Miq të fortë paskan pronarët e kopshtit Gledis që ushtohet dhunë,nuk u hiqet liçenca

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje