Shqipëria në alarm nga “hija e Kremlinit”, i druhen edhe eurodeputetët

5 Qershor 2025, 11:48Sociale TEMA
Shqipëria në alarm nga “hija e Kremlinit”, i druhen edhe

Klevis Hoxhaj

Komiteti i Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian miratoi të mërkurën raportin për Shqipërinë, duke sjellë në vëmendje mes rreshtave ndërhyrjet keqdashëse në vend, specifikisht nga Kremlini.

“Eurodeputetët shprehin shqetësim serioz për ndikimin e huaj keqdashës, veçanërisht nga burime të lidhura me Kremlinin, që kërcënon institucionet demokratike të Shqipërisë dhe ambiciet e anëtarësimit në BE”, shkruhet në dokumentin zyrtar të AFET-it.

Raportuesi për Shqipërinë në PE, Andreas Schieder, nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment nga Albanian Post, lidhur me natyrën e këtyre kërcënimeve, mekanizmat e identifikuar dhe se si ato mund të ndikojnë në rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE.

Gjurmët e dyshuara ruse u dëshmuan edhe në rastin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për votimet e 11 majit.

Sulmet e tyre i ngjanë pikërisht situatave në vende të tjera të Evropës, si Franca apo Estonia.

Aty ku autorësia i takon pikërisht Njësisë 26165 nga shërbimi i inteligjencës ushtarake ruse.

Disa ditë më parë, rindërtimi i ngjarjes u zbulua nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi.

Sipas tij, platformat online të KQZ-së u gjendën nën sulme kibernetike përpara zgjedhjeve të 11 majit.

Celiashi shpjegoi se ka pasur 192 milionë kërkesa në shtatë ditë, ku piku më i lartë ka arritur me 5 mijë e 700 kërkesa në sekondë.

“Nga të dhënat që kemi, rezulton se një pjesë e madhe e këtyre sulmeve nuk kanë qenë sulme diletantësh, por kanë qenë të organizuara dhe të sofistikuara”, shtoi Celibashi.

Celibashi pohoi se komisioni ka komunikuar me institucionet përkatëse për këtë situatë, si me ato të sigurisë kibernetike por dhe me ato që lidhen me ndjekjen ligjore të këtyre rasteve.

Hija e Kremlinit

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha zbuloi në fund të vitit të kaluar në Komisionin e Posaçëm Parlamentar kundër Dezinformimit se përgjatë periudhës kohore 2023-2024, Shqipëria është përballur me sulme të tjera kibernetike të infrastrukturave të saj kritike të informacionit.

Sipas tij, në përgjigje të formave të reja të kërcënimeve të shfaqura dhe në kuadër të respektimit të angazhimeve si vend anëtar i NATO-s, Shqipëria i ka kushtuar rëndësi të veçantë forcimit të kuadrit ligjor strategjik.

Zyrtari i lartë theksoi se nga analiza e bërë rezulton se vendi ynë ka një kuadër të plotë ligjor dhe strategjik në fushën e sigurisë kombëtare dhe për mbrojtjen nga sulmet me natyrë hibride si dhe nga aktivitete të ndryshme të të ashtuquajturës “Zonë Gri”.

Gjatë fjalës së tij, Hoxha u shpreh se format e luftës hibride, janë bërë më “të sofistikuara” dhe “të ndërlikuara”.

Këto, duke kombinuar mjete ushtarake dhe jo-ushtarake, metoda të fshehta dhe të hapura, si dhe përdorimin e dezinformimit nëpërmjet sulmeve kibernetike, presionit ekonomik e investimeve të kushtëzuara në funksion të destabilizimit të rendit demokratik shoqëror dhe disfunksionimit të institucioneve shtetërore.

“Vlerësimet e institucioneve të ndryshme të vendeve evropiane dhe ato amerikane, burimet e inteligjencës të vendeve partnere, por edhe vlerësimet e strukturave tona të specializuara, konkludojnë se autorët kryesorë të fushatave hibride dhe formave kryesore të tyre në sulmet kibernetike si dhe të çdo aktiviteti tjetër të ‘zonës Gri’ janë aktorë shtetërorë dhe organizma të sponsorizuar prej tyre, dhe më pak organizata biznesi jo-qeveritare”, tha ministri.

Për zyrtarin shqiptar, aktorë kryesorë të luftës hibride dhe në çdo sulm kibernetik janë të ashtuquajturit “Big Four“: Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut.

24 Komente

  1. K
    Km

    Pse duhet te jene domosdo nderhyrja ruse? A nuk mund te jene nderhyrja greke? Nderhyrjet e Tyre ne zgjedhjet Kane qene te hapura

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rrahmoni

      Jo se grekët nuk e bëjnë, por duhet të jesh i zgjuar të bësh të tilla ndërhyrje. E grekët janë pak si budallenj për të bërë këto gjëra. Inteligjenca artificiale e grekëve është beleris , vangjeldulis ose gërthitjet e berishis. Kaq shkon.

      Përgjigjjuni
      1. E
        E drejta

        Kurse ne jemi me inteligjent dhe duket sidomos kur mblidhen me mijra te sheshi skenderbej me sumen perpjete

        Përgjigjjuni
        1. A
          Abu Albani

          Partite tona u lepijne bythen si grekeve , ashtu edhe atyre talebaneve sumperpjete. Jane te dobishem per vota. Faktikisht te dyja palet meritojne kallashin.

          Përgjigjjuni
      2. .
        .

        Ju keni rreshkit se ska mundesi. Per Trump u sajua Russiagate, ndersa tani po na serviret Saliugate, a thua se i plas kari njeriut per kete vend. Clirohuni nga deliri qe jeni fanar ndricues sic ju mesonte idhulli juaj i dikurshem. Ne Shqiperi dite e nate flitet sikur ne jemi qendra e botes dhe te gjithe i kane syte nga ne, sidomos Amerika.Liberalet majtiste me stilin Gebels akuzojne dite e nate Rusine per cdo gje per ti hedhur hi syve kujdo qofte dhe per nje zjarr ne kabine elektrike apo nderprerje energjie. Sipas rezultatit te zgjedhjeve i bie qe Rama te kete perfituar nga kjo nderhyrje pasi ai fitoi apo dhe kete kerkoni tja faturoni humbesit. Jeni te papare saqe dhe turpit i vjen turp nga ju.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Na mbyten budallenjte

          Ha mut ha.

          Përgjigjjuni
      3. K
        Kuje e zezë

        BE bëri thirrje, kujdes nga burimet e lidhura me Kremlinin... .... Brukseli ka të dhëna se PD dhe kryetari i saj Sali Berisha, financohen nga qarqe të errëta të lidhura me Moskën..... . Edhe akuzat që bëri Berisha ndaj Shqipërisë si narko shtet që është i pushtuar nga bandat , janë me burim nga Kremlini.

        Përgjigjjuni
        1. o
          oli

          Nuk eshte vetem Berisha.Eshte nje strukture e tere e instaluar ne sistemin e drejtesise sidomos ne GJKKO qe eshte vene e gjitha ne mbrojtje te Berishes dhe sabotimit te agjendes evropiane te Shqiperise. Ne krye te saj eshte Erion Bani dhe banda e tij me Ullirin,Ndrecen,Olldashin,Davidhin,Palloj Dado(SPAK) qe tashme kane dale hapur ne mbrojtje te krimeve te Berishes dhe sulmit ndaj kundershtareve te Berishes. Rama dhe PS po deshtojne ne menyre turperuese ne reformen ne drejtesi kur njerez te tille pa asnje lidhje me konceptin e drejtesise lejohen ne institucionin me te rendesishem dhe ne momentin me te rendesishem per kombin. Turp qe askush nga PS nuk ngre zerin per kete kalbje ne sistemin e drejtesise.

          Përgjigjjuni
        2. P
          Perry Mason

          Shqiperia eshte America's bitch.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Titus McFalaghan

            you are my bitch

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nick

              Më mirë mut se i vogël . Por kur vjen puna të jesh kurva e dikujt America’s bitch is far better then Russian one . They fucked Eastern Europe and 35 years later they are still impregnated with misery .

              Përgjigjjuni
              1. A
                Alex

                GreQija, Russia's putana!

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Fuck Perry and his Masons

                  Me mire America’s bitch se sa kurve e Ruseve te mbaruar qe skane buke te hane. Une jo vetem bitch po edhe shtet te behet. Kam qejf per kurvat greke sllave kur te futen ne kufi te lexojne Welcome To United States Of America. Kam akoma me shume qejf te shikoj ne do kene kurvat ruso sllave me pretendime territoriale.

                  Përgjigjjuni
                2. S
                  Spiro

                  Edhe sulmet e Berishës kundra KQZ janë te frymezuara nga Kremlini. Delegjitimimi i KQZ CON NE DELEGJITIMIMIN E ZGJEDHJEVE. Kesaj po i shërben Berisha me idiotët që e rrethojnë

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    Ilir

                    Patjeter qe rezidenti kryesor i ketyre sherbimeve qe nderhyn ne shqiperi qe ta mbajn larg europes eshte Sali Berisha!

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      arti

                      Putin ka 50 deputet ne parlamentin e ardhshem.

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Lana

                        Antishqiptari me i thekur eshte serbi Berisha. Pa asnje hije dyshimi.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          DF

                          Kur themi Partia, nenkuptojme Enverin....Kur themi Kremlini, nenkuptojme Salin

                          Përgjigjjuni
                          1. u
                            uskania

                            Rusët kanë njeriun e tyre në Shqipëri, Sali Berishë Serbin.

                            Përgjigjjuni
                            1. 1
                              1001

                              Mos ii bini reth e terthor …kane njerezit e tyre ruset ne Shqiperi …i pari Sali Berisha dhe me i kamufluari Ilir Metaj Meta Mutaj se bashku me hallken ndermjetese qe eshte Monika Kryemadhi ….ajo eshte e varur , jo 100% por 110 % nga biznesmene ruse prane Kremlinit dhe Putinit ….shkoqur , shkurt dhe drejt …..ruset jane gjith fuqia qe merte Meta duke kundershtiar amerikanet ne nje te shkuar jo te larget , te njejten gje dhe Sali pencilina ….pastaj gazetare dhe analiste do gjesh me thas ….lire fare ne okazion …ata nuk e fshehin admirimin ndaj Kremlinit per te vetmen arsye se oaguhen nga ambasada ruse ne Tirane …..

                              Përgjigjjuni
                              1. s
                                spata

                                Afer mensh, themi ne qe, i njohim spiunet e delkaruar . BE ka shume frike, nga Shqiperija e vogel, se ne kurrizi i saj mban shume struktura polititike qe i sherbejne Kremlinit .Por te mos harroje BE, se brenda ka dhe te tyret ,qe i sherbejne Kremlinit .Pra ta shtrije vemendjen e te gjeje te sajat e me pas te gjej te Shqiperise . Saliu me shpuren e malokve dihet qe jane pro Kremlinit. Na del dhe nje injorante nga Cepani ,Meta e deklaron se raketa ka dhe Moska .E ku da dish se sa te tjere fshihen e rrin gati te demostrojne dashurine per Kremlinin .Po he moje Evrope si pranon ti qe Saliu ,antar i Partive populiste te Djathta ,te birbilosi e te nxije Shqiperine . U hodh ne sulm ,per 8 muaj, te fitonte simpatine e Trampit duke bashkpunuar me miq Evropjan. E pa qe mori Noc Rrokun u kthye nga ju e lepijet prane partive te Djathta Evropjane . Beni ju detyren e mos i qasni keta tradhetare, qe neser do te behen edhe tuajt.C'ti kerkoni me pare Shqiperise se vogel? Te permbushi standartet apo te pastroje spiunet nderkombetart qe bashkpunojne me ju .

                                Përgjigjjuni
                                1. s
                                  sokrat

                                  Me hapur se kaq nuk ka ku te veje! Te gjithe i identifikojne menjehere ata qe punojne per interesat e Rusise. Prandaj ata nuk duan hyrjen ne BE dhe punojne qe vendi te jete perhere rremuje dhe jo i stabilizuar. Te gjithe shqiptaret, pa asnje dallim, duhet te punojne per antaresimin ne BE. Strukturat perkatese shteterore ne bashkepunim me NATO dhe BE te identifikojne dhe presin deget ndikimit rus, pasi jemi vend i vogel dhe pasojat mund te jene teper te renda.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Kauri

                                    RROFTE RUSSIA ,,GREQIA ,KINAAAAA

                                    Përgjigjjuni
                                    1. O
                                      Opionisti

                                      Mund te hetoni nga prokuroria dhe spaku mos haro Rusi do ndahet si Jugosllavia ashtu dhe Serbia cernike grege Qipro maqenfona hungareze Vojvodinës rumune

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje