
Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin për kanabisin për përdorim mjekësor. Vendimi është marrë ditën e sotme, ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se do të ngrihet Agjencia kombëtare për kontrollin e kanabisit.
"Ka miratuar projektligjin për kanabisin, për qëllime mjekësore dhe industriale. Nga këshillimi kombëtar ku 61% e qytetarëve u shprehën pro, ka filluar puna nga disa ministri. Ky projektligj përcakton kuadrin rregullator për mënyrën pse si do iniciohet procesi. Qëllimi është rregullimi dhe granatimi i procesit të kontrollit dhe mbikëqyrjes së prodhimin, përpunimit.Aspekte kryesore, lidhen me aspekte rregullatorë që i përkasin nga momenti i kultivimit dhe eksporti i sigurt dhe i kontrolluar. Ka një element të veçantë, aspekti rregullator përcakton edhe institucionet që do merren me kontrollin e përpunimit dhe prodhimit të produkteve për qëllime mjekësore. Krijohet Agjencia kombëtare për kontrollin e kanabisit. Janë parashikuar të gjitha kushtet për aspektet e dhënies së licencave dhe lejeve me kritere të përcaktuara dhe konsultuara dhe mirëoganizuara. Kemi patur gjithë vëmendjen e duhur për të gjithë praktikat më të mira në botë", tha Manastirliu.
Domethene dolet tek "Opsioni " i Koco Kokedhimes,i cili u tha me kohe JU do ta aprovoni si "Cecua"Kanabisin qe te pasuroni shtetin jo veten... Kocon duhet ta kishe propozuar per president te qendroje pa kufi ne kareklle,se degjove....
Kush do i kontrolloje apo Olsi rama me shoke
Ju nga ata qe kontrolloni jeni...juve ju ndertuan grataciela pa leje ne mes te Tiranes, juve qe inspektori ju shitet per 5 leke se nuk I del rroga...po po...e beni ju