Radhë të gjata në Kapshticë, pala greke punon me vetëm 2 sportele

5 Janar 2024, 12:55Sociale TEMA
Radhë të gjata në Kapshticë, pala greke punon me vetëm

Radhë të gjata të emigrantëve shqiptarë që kthehen në vendet e tyre të banimit dhe punës në Greqi, janë krijuar këtë të premte në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Shtetasit shqiptarë bëjnë të ditur se kanë pritur më tepër se një orë për të kaluar kufirin. Shkak për orët e gjata të pritjes është bërë pala greke që punon me sportele të reduktuara në hyrje.


“Po s’punojnë këta, më shumë greku. Po di unë, unë kam një orë që kam ardhur.”

Radhët janë krijuar më së shumti në tokën neutrale, aty ku policia kufitare shqiptare i ka vendosur mjetet  deri në 5 korsi në pritje për të kaluar në anën tjetër të kufirit.


Në rrethana të tilla, autoritetet tona kufitare kanë pasur disa takime me policinë greke, duke kërkuar shtimin e sporteleve, gjë e cila nuk është reflektuar nga pala helene, kjo dhe për shkak të mungesës së personelit.

Aktualisht pala shqiptare punon me 4 sportele në dalje e 3 në hyrje, ndërkohë që grekët punojnë me 2 sportele në hyrje e një në dalje.

Vetëm ditën e sotme kanë kaluar kufirin me Greqinë më shumë se 3700 shtetas shqiptarë dhe të huaj, ndërkohë që një ditë më parë ishin mbi 5000 shtetas.

2 Komente

  1. E
    E përjetuar

    Ja pra momshiu i mirë!

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Po ju bie hakut Edi Rama ketyre. Jane te poshter, kane ligesi te madhe ne shpirt, xhelozi, egoizem, nacionalizem.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje