Forcat e Armatosura të Shqipërisë hapin dyert për këdo që dëshiron të kontribuojë në sigurinë dhe mbrojtjen e vendit.
Përmes një statusi në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama bën me dije se aplikimet mund të bëhen online në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, www.mod.gov.al/rekrutim, në seksionet e rekrutimit në qarqe ose në Qendrën e Personel Rekrutimit pranë garnizonit “Skënderbej” në Rrugën e Dibrës, Tiranë.
Por si të rekrutohet një ushtar/detar aktiv në Forcat e Armatosura?
Shtetasit shqiptarë për t’u rekrutuar ushtarë/detarë aktiv në FA duhet të plotësojnë disa kritere si : të jetë shtetas shqiptar; të mos jetë në ndjekje penale dhe në proces gjykimi; të mos jetë dënuar nga gjykata për vepra penale; të ketë figurë të pastër morale; të mos jetë i deportuar për kryerje të veprave penale; të mos ketë probleme me drogën dhe alkolin; të mos jetë kontigjent krimi dhe të mos jetë i evidentuar si i tillë nga organet ligjzbatuese; mosha minimale e rekrutimit është 18 vjeç. Në momentin e titullimit ushtar/detar aktiv, nuk duhet të kenë mbushur moshën 30 vjeç.
Përjashtim bëjnë vetëm shtetasit që do të titullohen ushtar/detar aktiv, të cilët do të jenë personel mjekësor i FA, Orkestrës Frymore dhe Orkestrës Simfonike dhe që në momentin e titullimit nuk duhet të kenë mbushur moshën 32 vjeç; të ketë kryer arsimin minimalisht 9 - vjeçar, brenda ose jashtë vendit; të kenë gjatësinë trupore mbi 165 cm për meshkujt dhe mbi 160 cm për femrat ; të ketë kryer kontrollin shëndetësor dhe të jetë vlerësuar i aftë për ushtarë/detarë aktiv nga Komisioni Mjekësor Ushtarak; të ketë rezultuar pa probleme gjatë verifikimit të kushtit të sigurisë të kryer nga strukturat përgjegjëse.
Qendra e Personel Rekrutimit vijon procedurat e testimit dhe përzgjedhjes vetëm me kandidatët të cilët kanë paraqitur dokumentacionin dhe më pas bëhet përzgjedhja e tyre.
TE JEN DHE TRIMA ,,,ME SHUM NGA FISI SELAM MUSAJT ,,HAXHI QAMILIT ,DHE CERCIZ TOPULLIT,,,JO KAUR SE KAN FRIK ,,,