
Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me rektorët e universiteteve publike dhe jopublike në vend.
Një prej rektorëve solli dy problemet të cilat shqetësojnë të gjithë pedagogët.
Ai tregoi takimin që pati me rektorin në Universitetin e Janinës dhe përshtypjet që ky takim i la, duke filluar nga automjeti modest me të cilin rektori udhëtonte, deri te ambientet minimaliste të universitetit.
Gjithashtu pedagogu u ndal edhe te masat e marra nga qeveria për arsimin shqiptar si dhe i sugjeroi kryeministrit që pedagogët të cilët duhet të kenë një rrogë më të lartë, janë ata që japin lëndën e matematikës dhe fizikës.
“Hera e fundit që takohem me ju. Ndaj do ti them gjerat siç i mendoj. Kam punuar 20 vjet në universitet. Dy probleme që mendoj se duhen trajtuar.
Para tre ditësh kishim Universitetin e Janinës për të lidhur marrëveshje me universitetin tonë. Rektori na bëri prezantimin është një nga universitetet më të mëdha me 500 pedagogë. Më bëri përshtypje zyra e tij nuk ishte më shumë se pese herë pesë.
Nuk e kemi lyer mirë universitetin por shikoni laboratorët. Një të tretën e merrnin nga qeveria dhe dy të tretat nga fonde të ndryshme.
Tjetra, e filloj me 80 studentë, sot ka 800 studentë. Nga të cilët 200 italianë. Mendoj se i ka rritur shumë. Ai pronari ynë ka ditur ta menaxhoj lekun që merr dhe mendoj se kështu mund të rregullohet kjo punë.
Ai kishte veturë modeste dhe zyrë modeste por ishte Universitet që merret me shkence.
Unë jam mësues i fizikës, student i vitit 60. Sot besoj që shumica e dinë se cilët janë studentët që shkojnë në matematikë e fizikë. Kush do tu japë matematikë dhe fizikë nipërve tuaj. Për 50 vjet do të jetë për faqe të zezë.
Qeveria krahas masave të tjera, do të duhet të shikojë më mirë këtë situatë. Matematika dhe fizika do të jenë baza. Ka nevojë aty dhe mësuesit aty duhet të kenë paga të larta”, tha ai.
Respekt per profesor Spiro Caushin.E kam pasur mesues ne gjimnazin Ali Demi ne Vlore ne vitet 70.Profesor i talentiat e njeri i jashtezakonshem nga sjellja me ne nxensit.Shume me klase e norma.Keta me plote gojen quhen Kolos.
Kokat qe prodhojne shkence,nuk duan t'ia dine per pagen. Shpikjet e njerezimit nuk jane produkt i nxitjes nga paga por eshte produkt i mendjes se ndritur. Sot,disa profesoreve te ashtuquajtur shkencetare miljona euro ta kene pagen ,truri i tyre nuk eshte i afte te prodhje ne menyre te drejte as ate qe lexojne e duhet te shpjegojne studenteve pale te bejne shkence. Mire i kane pagat. Ka probleme me te renda sociale per nje kategori te tjere njerezis sic jane pensionistet,te papunet .etj Nje shkencar nuk e lene te bie ne toke askush...jane bizneset qe iu ofrohen me miljona ndersa te paaftet rine e ngrene njerezit ne kembe per pagat.
Ke sh te drejte. Ti duhet te jesh shkenctar qe e kupton drejt kete pune
Spiro Caushi.Qe dhe sitilolapsat i vidhte nga universiteti.
E kujt i duhet arsimi ne kete vend. Ketu njerezit i dine vete te gjitha. A ka gje per te share? Per te vjedhur e per te vrare ? Per te hedhur balt per te mohuar e per te droguar kete na thuaj me pare.