Robelli: “Me vizitën e tij në Hagë, Edi Rama nuk i ndihmon askujt, aq më pak Hashim Thaçit".

11 Maj 2022, 10:01Sociale TEMA

Robelli: “Me vizitën e tij në Hagë, Edi Rama nuk i ndihmon

Gazetari Enver Robelli është revoltuar pas vizitës së Edi Ramës në Hagë.

“Një pjesë e madhe e këtyre që ngarendin në Hagë gjoja për t’u solidarizuar me Hashim Thaçin, në të vërtetë atje shkojnë nga mërzia që hëpërhë u dështoi projekti për ndarjen e Kosovës mes Serbisë dhe Shqipërisë. Thaçi është veç një figurë në vitrinë që këta tash e keqpërdorin egërsisht për poenë politikë dhe pseudopatriotikë.

Kosova ekziston aq sa ka fuqi të mbrohet nga Serbia dhe nga aleatët e saj (dashakeqës/naivë) në Tiranë, që mendojnë marrëzisht se po i ndihmuakan Kosovës duke treguar më shumë mirëkuptim për bartësin e “gajbeve të birrës” për Vojo Sheshelin se sa solidaritet për së paku 50 mijë shqiptarë të Kosovës të vrarë gjatë shekullit 20-të për lirinë e Kosovës – dhe shpëtimin e Shqipërisë. Sepse pa rezistencën titanike të Kosovës, sot drejtor i Portit të Durrësit do të ishte ndonjë Zoran Jovanoviq. Por në këso dimensione duket se nuk ka kapacitet të mendojë udhëheqja politike e Tiranës”, shkruan ai.

Ndërsa më pas, vijon:

“Me vizitën e tij në Hagë, Edi Rama nuk i ndihmon askujt, aq më pak Hashim Thaçit. Shteti i Kosovës është duke paguar miliona euro për mbrojtjen e të gjithë atyre që janë të akuzuar nga Gjykata Speciale e Republikës së Kosovës.

Milionat janë të qytetarëve të Kosovës, ndërsa shou propagandistik është i Edi Ramës. Dhe si i tillë duhet të shihet: si shou për të shkaktuar përçarje mes shqiptarëve në Ballkan!

Gjykatën Speciale e kanë themeluar partia e Hashim Thaçit dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e Isa Mustafës. Albin Kurti e ka kundërshtuar (sipas mendimit tim ka qenë qëndrim i gabuar i Kurtit, por kjo s’është relevante).

Kush e kundërshton Gjykatën Speciale nuk ia do të mirën Kosovës, pak a shumë ky ka qenë qëndrimi i Thaçit kur e ka themeluar Gjykatën Speciale ndërsa atakonte Kurtin duke tentuar ta paraqiste si antiperëndimor (në atë kohë Edi Rama e quante Vetëvendosjen “pasuri kombëtare", por edhe kjo është histori tjetër e hipokrizisë shqiptare).

Në një mbledhje të Këshillit të Sigurimit Thaçi ka thënë se “nuk e përjashton mundësinë” që ndonjë pjesëtar i UÇK-së të ketë kryer krime. Këtë e ka thënë në prani të ambasadorit rus dhe kinez në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Pas publikimit të raportit të Këshillit të Europës më 2010 Hashim Thaçi ka bërë thirrje për hetim ndërkombëtar. Jemi të hapur për hetime, ka thënë ai.

Një bashkëluftëtar i tij, politikisht i papjekur dhe i veshur me funksionet më të larta shtetërore, në janar 2011 po ashtu pati bërë thirrje për hetim ndërkombëtar, sepse “Kosova nuk ka kapacitet t’i mbrojë dëshmitarët”.

Albin Kurti nuk është pjesë e lojërave me Gjykatën Speciale. Edhe nëse s’pajtohemi me qëndrimin e tij ndaj Gjykatës Speciale, faktet nuk duhet të rrëzohen. Edi Rama me a pa vullnet (me gjasë me vullnet) bëhet pjesë e lojërave që nuk do ta ndihmojnë as Hashim Thaçin, as Kosovën.

Do të mund të shtrohej pyetja, me këtë rast, se çfarë kanë bërë të deleguarit e Edi Ramës në Këshillin e Europës pas publikimit të raportit të rrezikshëm të Këshillit të Europës mbi krimet e supozuara të UÇK-së? Nuk kanë bërë ASGJË!

Natën e mirë, hipokritë”.

16 Komente

  1. T
    Taulant

    Nuk ka thene ndonje gje qe nuk e dinim. Sa eshte nje kest 5 milion euro per iceneratoret qe nuk punojn duhet qe Shqiperia te pagonte bijte e saj ne Hage. Por nga kriminelete e tradhtaret Kosova nuk ka cfare te pres. Kerrici i Vucicit ne samitin e Brukselit nuk tha nje fjale per Kosoven. Kryeministri i Kroacis kerkoi anetaresimin e Kosoves ne Nato. Ndersa kerrici mbeshtet 'Ballkanin e Hapur' produktin Serb per te dominuar fqinjet.

    Përgjigjjuni
    1. v
      vang

      Robell.TI MENDON SE THACI duhej te mos thoshte: bujrum hetoni, dhe ti e di se kjo gjykate u ngrit nga presioni .Rama ka shprehur opinionin e tij per pafajsine e Thacit dhe nuk je ti qe do ti relativizosh sjelljet e Rames.Asnje percarje nuk ben sepse ai mbron UCK-ne mbi te gjitha.Saper ndarjen e kufijve ishte Mohegrini atje dhe kushedi tjeter mbi te neBE

      Përgjigjjuni
    2. K
      Ke humb poena

      Ju kosovaret jeni aq antiserb sa edhe gjuhen e keni pasuruar me fjale serbe.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sufllaqe per te gjithe

        Kosovaret hanin qebapa dhe pinin "qaj" ne Prishtine, kur Jasharajt u vrane. Mos na cani trapin me kosovaret se i njohim. Po te mos ishte USA thuaj.

        Përgjigjjuni
        1. f
          faikonica

          Rri o Enver,vone e keni kuptuar qe jeni shqiptar e jo turq...asnje perpjekje per rilindje kombtare...vazhdini mbani anadollin e Enverin ate idhullin tuaj

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dani

            Shpenzim kohe,si gjithmone bajat

            Përgjigjjuni
            1. B
              BISHA NANO

              BRAVO, NJE VEPRIM NJEREZOR….

              Përgjigjjuni
            2. P
              Prindrit enveriste

              Koqevare ke lindur koqevare do vdesesh nuk je vecse nje rrefugjat ne zvicer se nje Shqiptare i kosoves eshte ai qe ka perjetuar dhe perjetone vuajtjet ne krahinen e kosoves. Nga qe nuk njeh asgje nga historia tregone brockulla, lufta e fundit me Serbet ka 119 vjet qe eshte bere dhe erdhen ne afersi te Tiranes o bole . Ti ke qene gjithe kohen bashkpuntore i udb Serbe dhe antishqiptare faji eshte i M.Baze qe te jep ty bajge rrefugjat koqevarie espace

              Përgjigjjuni
              1. X
                Xha braho

                Po shkruan si i cmendur, Robell. Sidomos fjalite e fundit. Pak me i ekuilibruar, ti nuk je zotrues i te vertetes absolute. E verteta qendron diku ne mes, Jo ne skaje.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Ti je mashtruse ordiner dhe ja pse

                  Po si ka munsi? se po të thuashe të gjith njerzit që kane një zë puplike në trojet Shqiptare kure vjen puna tek Feja, politika, a po nga krahina që ata jane thone të pa vertet dhe genjeshtra puplikishte, pa e pasure proplem fare dhe as nje njeri nuke ju kunder vihet. Siqe thote ky Gazetari idjote me emrin Enver në ket shkrim. Po pse more idjote mashtruse i lindur Kosova e paska shpetuare Shqiprine ??? Nga Serbija, Greqija dhe Turqija??? A po presidenti i Amerikrs Willsoni Austro- Hungarija dhe Italija??? Po ta kishime lën në doren e kosoves fatin e kombit sote kombi Shqiptare nuke do kishte ekzistue se pse ju ose keni që komplet të islamizume dhe keni që Pro Otomanve dhe Turqve 90 për 100 dhe nuke keni dashte fare tja dini për kombin Shqiptare ose keni qëne të okupume nga Serbija dhe nuke keni pasur munsi rale ta ndimoni Shqiprine. Të gjith luftrat që nga koha e Gjergj Kastrijotit dhe deri më sote për ekzisten e kombi Shqiptar jane zhvilluar në Shqiprie. Shqiprine po mose ta kishte mbeshtetur Amerika e Willsonit Austria, Hungarija dhe Deri diku.edhe Italija Shqiprija do ishte coptue komplet. Po ik more Mashtruse ordiner. Shikoni si luftone Ukrahisit sote që nga moshe 18 Deri 60 të gjith në lufte. Ne e pame se si luftoni Kosovaret në vitin 1999 dhe ket e them me dhimbje veq 20 mi ushtare ne 2 mijone e gjysem banore eshte turpe dhe shumica e tyre rrini në Shqiprie gjoja duke u stervitur dhe dilni për femra clubeve dhe munsisht mbani armet me vet për te gacmuar femrat. Po ik more mashtruse ordiner

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    Jimi

                    Per kete shkrimshkruajtes, thjesht kam antipati !

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Labi

                      Edi Rama shkoj ne Hag te ai qe te cliroj Kosoven dhe firmosi pavarsine,lind pytja ca beje ti Robell kur Thaci levizte nga mali ne mal kur kerciste kallashi,ca beje ti Robell kur Thaci shpallej ne kerkim nderkombetar nga Serbia,apo sigurisht shkoje mbas krvave sa ne Zurich e Lausanne.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shaqo

                        O torobell, Rama tha se kishte nevoje te cmallej me vellain kosovar, ti thua idiotizma. Ju e keni keq sherrin mes vedit dhe na e sollet edhe ne ketej.

                        Përgjigjjuni
                        1. H
                          Hašim Danillovič Učkurc Hagabagla

                          Ku osht lufta e Hashimutit me uqkurcat? Tuj u mshef si minukat neper kaquba e tuj bo filma mo do kallasha t'nryshkt bre nonen n’zuze t’pidhit jau qifsha. Edhe grate e fmit i kini lon n’dore t’shkive mej dhunu e masakru. Asnji milimeter te Kosoves nuk e kini qliru more qenefa. Tash jini bo krejt veterana t’karit e po ja merni popllit edhe buken o gojes bre avradin e nones jau qifsha. E kini okupu Kosoven ma zi se shkiet more cuba t’malit. Jau pshurrsha luften qe ma kini bo. Hashimuti osht ne Hag se ka vra shqpetar. Serbt i ka vllazen ky mut bashk me Rame Vuqiqin. Familjet jav qiefsha. Poshte Uqkurcat, Liri Kosoves.

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Punetori

                            Ik mor rrote kari e meso Shqip ! Po e shkruan e po e flet shqipen si bagetia .

                            Përgjigjjuni
                          2. C
                            Ceni

                            Cfare muti jeni ju qe villni helm e urrejtje kur takon njeriun e vetmuar ne qeli. Ka pas nje tradite; kur tjetri inte ne burg shkonin e takonin miq e shok, per ti dhene kurajo dhe ky quhej nder e burreri.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje