"Dekoroi organizata kriminale dhe tallavaje", Luan Rama: Një përgjigje mjeranit të ndërsyer Edmond Panariti

10 Maj 2022, 16:49Sociale Luan Rama

"Dekoroi organizata kriminale dhe tallavaje", Luan Rama: Një
Folja kalimtare mëshiroj që unë kam përdorur në titullin e këtij shkrimi, ka kuptimin “fal me zemërbutësi dikë që ka bërë ndonjë faj a gabim”. Ajo shpreh një ndjenjë të thellë dhembshurie e keqardhjeje për një njeri të mjerë a fatkeq si edhe dëshirën për ta ndihmuar atë.

Por, Edmond Panariti nuk është për t’u mëshiruar në këtë rast, edhe pse ia kuptoj hallin e madh në të cilin është gjendur, dhe që ndjehej në çdo fjalë të asaj pjese të deklaratës së tij, kur i cytur prej një pyetjeje pa asnjë bazë të një gazetari, (që kuptohej se e bëri pyetjen pa e ditur se çfarë kisha shkruar unë në lidhje me kompozitorin e madh Limos Dizdari ku evidentoja faktin që nuk është “Nderi i Kombit”), u rrek të merret me mua, krejt paturpësisht e pa asnjë bazë, duke shkelur edhe normat më elementare të etikës së komunikimit mes dy njerëzve që njihen prej kohësh, që kanë punuar bashkë e që në komunikimin e ndërsjellë i drejtohen njeri-tjetrin me “ i dashur mik!”

Arsyeja se pse nuk e mëshiroj mjeranin e ndërsyer Edmond Panariti, lidhet pikërisht me të qenurin i ndërsyer.

Nëse ai do të fliste me fjalët e tij do të ishte krejt tjetër gje; do ta mëshiroja dhe do ta ndihmoja që më së pari të lexonte çfarë unë kam shkruar për Limos Dizdarin.

Dhe po të kishte vështirësi që të kuptonte atë që unë kam shkruar, do ta ndihmoja duke ia shpjeguar pa asnjë mëdyshje e me shumë vullnet e dashamirësi që ta kuptonte.

Mandej, do t’i sqaroja se në shkrimin tim unë nuk kam bërë asnjë akuzë ndaj Shkëlqesisë së Tij, Presidentit të Republikës, siç spekulloi gazetari që bëri pyetjen, me gjasë për ta “peshkuar” siç u peshkua në fakt i ndërsyeri, sepse bëj pjesë ndër ata qytetarë të vendit tim që i respektoj me nderim autoritetet e larta të shtetit, dhe këtë Edmond Panariti e di shumë mirë, sepse ia kam konfirmuar sa herë ka rënë fjala për Presidentin e Republikës, për Protokollin e Shtetit, për solemnitetin dhe ceremonialin e dekorimeve e plot tema të tjera.

Tani le të vijmë tek ajo që unë kam thënë për zotin Limos Dizdari në një shkrim apel për t’iu gjendur pranë në luftën që kompozitori i madh po bën për të mundur sëmundjen e rëndë dhe për t’iu rikthyer jetës.

Po citoj: “Edhe pse Limos Dizdari nuk është “Nderi i Kombit”, ndërkohë që këtë nderim të lartë shtetëror e kanë marrë edhe “artistë” tallavaje e mejhanesh pa asnjë kontribut, e madje edhe organizata kriminale, shteti ka detyrimin të dëshmojë përkujdesjen maksimale e t’i bëhet krah Limos Dizdarit dhe familjes së tij në këtë betejë të jetës me vdekjen, sepse vepra e tij është pasuri e vyer e artit dhe kulturës së kombit”.

Dhe tani një pyetje: ku e gjen zoti Panarit “insinuatën keqdashëse” dhe pse “është komplet malinje që të spekulosh” sipas asaj që ai tha, pa e ditur se çfarë unë kam shkruar?!
Në çfarë kam spekuluar, apo, pse kam thënë “edhe pse Limos Dizdari nuk është “Nderi i Kombit” ndërkohë që këtë nderim të lartë shtetëror e kanë marrë edhe “artistë” tallavaje e mejhanesh pa asnjë kontribut, e madje edhe organizata kriminale?

Kam thënë një të vërtetë në fakt, aq sa jam gati ta sfidoj publikisht Edmond Panaritin, të cilin e ftoj që të marrë listën e të gjithë atyre që që janë nderuar me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” prej Nënë Terezës, Dritëro Agollit, Ismail Kadaresë e deri tek Ferdinand Samarxhiu dhe Bujar Qamili që janë ndër emrat më të fundit, për t’i dëshmuar se mes këtyre emrave të respektuar, ka edhe plot të tjerë pa asnje kontribut, pa asnjë meritë përveç mediokritetit, e madje, ka në atë listë edhe emra ish bashkëpunëtorësh të ish UDB-së jugosllave apo edhe organizata kriminelësh e terroristësh!

Merreni atë listë që prej kur ka filluar të jepet dekorata e lartë “Nderi i Kombit” zoti Panariti, dhe ejani t’jua dëshmoj emër për emër për sa ju thashë më sipër, e pastaj diskutojmë se kush bën insinuata keqdashëse apo kush mban qëndrime malinje.

Përgjatë gjithë karrierës time profesionale si gazetar, por edhe politike në të gjitha angazhimet e mia publike dhe institucionale, kurrë, asnjëherë dhe në asnjë rast të vetëm nuk kam bërë asnjë insinuatë keqdashëse, apo më keq akoma, të kem spekulluar aq sa dikush të ketë guxuar të më drejtohet me fjalët “është malinjë të spekullosh”.

Ti je i pari o Edmond Panariti, që nuk pate as kurajon intelektuale që të paktën të thoje se falenderoj Luan Ramën për apelin që bëri dhe na e solli në mendja Limos Dizdarin, për të cilin ju as denjuat që të bënit një akt njerëzor e krejt qytetar, që të paktën t’i kishit dërguar një mesazh urimi në datën e lindjes kur ai u bë tetëdhjetë vjeç, më datën 7 shkurt të këtij viti, se për ndonjë gjë më shumë se aq as e pretendoj.

Por kjo është një temë tjetër dhe nuk ka lidhje me njerëz të ndërsyer, sepse është çështje dinjiteti, çështje kulture, çështje qytetarie. Është çështje integriteti!

Pastaj, se çfarë është të shkosh në spitalin ku gjendet Limos Dizdari dhe të përdorësh mikrofonët e ftuar aty për të më sulmuar mua, vetëm e vetëm se thashë një të vërtetë pa sulmuar e përmendur askend, këtë nuk është e nevojshme ta thotë një njeri i ndërsyer, sepse siç thonë në Dibrën e mençurisë, “burri ka kohë me u korit”!

E rëndësishme dhe mbi çdo gjë është që Limos Dizdari të shërohet sa më shpejt dhe të kthehet pranë familjes e ta kemi në mes tonë që të këndojmë bashkë me të “Këputa një gjethe dafine”.

17 Komente

  1. K
    KURESHTARI

    Kush e di le te na jape nje pergjigje : Ka leke kjo dekorata apo vetem cmimi i metalit te dekorates -

    Përgjigjjuni
    1. R
      Reflektim Peka

      Luan Rama, je fshatar hileqar, je URIA HIP, je JAGO. Për të vetmin rast që vleresoj Metën, është sikterisja jote nga LSI-ja. Je bythqirë, në kuptimin e plotë të kesaje fjale, në gjuhen shqipe. Gjithsesi, si Ti, si Ilir Meta, jeni mutsihane të një HALEJE…

      Përgjigjjuni
      1. m
        matteo

        Gjuhë e bukur, fjalor elitar, sjellje galante. Aferim, Z,Peka!

        Përgjigjjuni
    2. R
      Roçkodani

      eshte nje dekorate bronxi e lare me ar 14 karat (kujtojne se marrin edhe pencion te vecante). Nderkohe qe jane dekoruar edhe peshkatare dhe gjuetare nga skrapari me kete titull

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fabioni

        Luan Rama te falenderojme per cka ke shkruar. Ato te verteta te hidhura nuk mund ti ndryshoje nje kokosh si panariti, emrin e te cilit po e shkruaj me germe te vogel, se kjo moster eshte sic e paraqet ti. Ku ti, Luan e ku panaritet dhe soji i tij. Pa folur per te madhin Limos Dizdari shume larg kadavres panariti, medioker i vertete. Kohe e turbullt Luan dhe te tillve kjo kohe e mbarsur nga kjo rrace u vjen per shtat, ku "Nderi i kombit" per fat te keq shetit zgeqeve te tallavaxhijve dhe te paudheve te ndersyer e te lepe-peqeve. Bashkohem me deshiren qe ti shpreh per sherim te shpejte te Limozit tone, te kollosit te artit tone.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sokoli

          Jam plotsisht dakort me Luan Ramen. Jane dekoruar kengetare te panjohur ,ndoshta per rrethin e tyre ,po,por jo per Shqiperine. E Limos Dizdari eshte nje kompozitor i madh,i cili me kompozimet etij i ka bere nder ketij vendi. Mire beri kshteti qe ndihmoi Mark Markun,por nuk eshte me larte se Dizdari ne profesionet e tyre.

          Përgjigjjuni
          1. ?
            ??

            O Luan, une e lexova titullin dy here, po nuk e gjeta aty foljen kalimtare "meshiroj". Ke rrjedh ti apo keta te gazetes qe te botojne qesim?

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hasan Spahiu.

              Luan,te fala nga Putin.Te pret te drekoseni bashke ne kremlin.

              Përgjigjjuni
              1. x
                xheJ. eN. Bi.

                Si është ajo batuta të filmi " Gjeneral gramafoni"-- Plasi në Kuçovë. Edhe në opozitë ka plasur një sherr që Rama fërkon duart nga gëzimi. Kështu si është katandisur opozita e shikojmë që PS-ja të jetë në pushtet edhe nja dy mandate të tjera.

                Përgjigjjuni
                1. W
                  Whitesnake

                  Per te qene korrekt dhe i vertete, Luan Rama me ka marrë cdohere ne telefon per t'u perkujdesur per Limosin, kete personalitet te muzikes shqiptare dhe politikan shembull te se majtes shqiptare.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    SsB

                    Luan Rama nuk i lëvizet asnjë presje ç'ke deklaruar për Limozin por edhe për presidentin aktual i nënkuptuar,thagmat e tij janë një tirp për ata dhe sto që janë dekoruar me meritë ,ky president i fëlliqi ata por edhe gjith shqiptarët duke i përzier me pleh pa asnjë vlerë. Limozi sherim të shpejtë i urojmë .ndërsa Panariti të shkojë pas president turpëronjësit të pa shëmbullt ,dhe e fundit takti dhe kultura në këtë lloj pështjellimi nuk ka vënd për t'u përdorur ,haku duhet të shkojë tek i zoti ,pala tjetër po nuk i fole për turpin që ka bërë me gjuhën e ashpër t'a merr jo për tolerancë dhe normë morali sepse ai nuk i ka të njohura këto karakteristika.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Teneqe dekorata

                      Dhe Pabariti i cytur prej teje shkoi në Durrës dhe e gëzoi Duzdarin e gjorë me teneqe dokoratë të akorduar nga presidenti në largim Like Floriri.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Taulant

                        Ky Luan Rama eshte ay i LSI qe rinte mbas bythes se Monikes, apo ay tjetri? Flm

                        Përgjigjjuni
                        1. X
                          X. X. L

                          Shume. Vone. L rama

                          Përgjigjjuni
                          1. p
                            ppa

                            E ke tjerrur gjate z. Rama; nderkohe je lodhur per te argumentuar qe nuk ke patur qellim per te denigruar presidencen; insinuata eshte krejtesisht e qarte; pavaresisht kesaj edhe reagimi i PROF. Panaritit eshte i dobet, i mjere deri ne alabakeri; me kete rast mesova disa emra qe kane fituar dekoraten "Nderi i Kombit" - jashte logjike te barazohen Samarxhiu dhe Bujar Qamili e te tjere me Kadarene dhe Agollin.

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              Fani

                              O luan ,por perse meresh me panaritin!?! Ky eshte pa tru ,pa dinjitet ,pa nivelin minimal te te shkruarit, ky eshte servil dhe tani qe I rezikohet karigja e pa merituar Ben llapaqenin ,se heroin se Ben dot. Ka gjetur nje strofe te ngrohte te likja dhe Ben GAM GAM , e meson liken si te kori Barin dhe si te risi perimet, kete gje e di ky shashtimenua qerosi.

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Shtetas I RSH

                                Or taj Luan. Ti Nip I fshatit GREVE. Ay DHENDER i fshatit GREVE. NJE M.....TE DY

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje