‘Një lojë e turpshme me çmimet e hoteleve’ ku Shqipëria do të dalë e humbur

10 Maj 2022, 09:25Sociale TEMA

‘Një lojë e turpshme me çmimet e hoteleve’ ku

Nga Megi Iskurti 

Nata finale e Conference League mes Romës dhe Feynord që do të zhvillohet më 25 maj në Tiranë, bashkë me euforinë, ka sjellë me vete edhe një valë atipike çmimesh të kripura në hotelet rreth kryeqytetit.

Mjafton një vëzhgim në platformën e “Booking.com” për të konstatuar se në datën e finales dhe të nesërmen e saj, çmimet në disa hotele variojnë nga 500 deri në 3000 euro duke u rritur dhjetë herë më shumë. Ndërsa pas ndeshjes, çmimet rikthehen sërish në normalitetin e mëparshëm.

Në kushte normale, një natë në hotelet e Tiranës në dhoma standarde arrin tipikisht deri 140 euro ndërsa çmimet e fryra, pronarët e hoteleve i justifikojnë më faktin që kanë shumë kërkesa nga turistët.

Stadiumi “Air Albania” mund të presë 21 mijë spektatorë, por për arsye sigurie në finale do të jenë 19 mijë, ku tetë mijë prej tyre do të jenë në total tifozët e dy ekipeve finaliste.

Në vëzhgimin në platformën e Booking, konstatuam se në datën 25 maj një apartament me vetëm një dhomë 400 metra larg qendrës së Tiranës, kushton gati 2 milionë e 200 mijë lekë të vjetra shqiptare.

I njëjti, lajmëron në Booking që ka mbetur vetëm një dhomë e lirë për këto dy data.

Hoteli ndryshe nga disa të tjerë që kanë rritur çmimet dhe e tregojnë këtë rritje, nuk të lejon ta shikosh se sa ka qenë çmimi në ditë normale.

Për të qëndruar në një hostel tjetër, i cili edhe në parim si strukturë supozohet të ketë çmime më të lira, gjatë atyre datave duhet të paguani më shumë se 900 euro për të dyja dhomat.

Edhe tek ai, ka mbetur vetëm një dhomë e fundit për të rezervuar sepse të tjerat, janë zënë të gjitha.

Trendin duket se do e ndjekin edhe hotelet që ende nuk i kanë rritur çmimet. Filozofia alla-shqiptarçe “të kem dhe unë atë që ka komshiu” nuk do të kalojë si pa gjë, sidomos këtë herë.

Pronarët thonë se hoteleria ka qenë njëri nga sektorët më të goditur gjatë pandemisë për shkak të kufizimit të udhëtimeve dhe mungesës së turistëve ndaj e shohin këtë si një mundësi shumë të mirë për të kompesuar ca humbje.

Me egoizëm, retorikisht pyesin:“nëse e ka rritur ai tjetri, përse të mos e bëj dhe unë?”

Nga ana tjetër, ka edhe pronarë që e dënojnë këtë abuzim dhe mendojnë se ky përfitim i tanishëm, do t’u shërbejë mirë xhepave të tyre vetëm për tani, ndërsa në afatgjatë do të jetë dëmtim i turizmit dhe imazhit të Shqipërisë në sytë e turistëve.

Klensen Gjoni, pronari i “Centrum Hotel” i cili ndodhet në zonën e Galerisë, tek ish-Kinema 17 Nëntori, është një prej tyre që mendon kështu. Edhe pse hoteli i tij ndodhet në qendër, në një pikë shumë të mirë gjeografike, ai thotë se çmimet i ka mbajtur të pandryshuara.

“Është e turpshme e gjithë kjo që po ndodh vërdallë nëpër Tiranë. Të të luhet një finale në kryeqytet është promovim i jashtëzakonshëm për Shqipërinë sepse një pjesë e konsiderueshme e turistëve të huaj, nuk e dinë as ku ndodhet shteti ynë.

Në vend që ta shfrytëzojmë për mirë këtë promovim dhe të përfitojmë në afatgjatë nga ai, po bëjmë të kundërtën”, shton Gjoni ndërsa thekson se të gjitha dhomat janë zënë për ndeshjen me çmimin standard që varion nga 20 deri në 38 euro, varësisht hapësirës së dhomës.

Duke njohur tipologjinë e turistëve pasi prej vitesh punon në këtë sektor, ai shton se italianët janë njerëz të qetë që nuk bëjnë diskutime për çmimin, por shton se në rast se tifozët hollandezët humbin, pas disa birrave të konsumuara atëherë situata mund të dalë jashtë kontrollit.

“Nuk arrijnë ta përmbajnë veten sepse kanë natyrë impulsive dhe në rast të një humbje të ekipit të tyre, do fillojnë të ankohen për pagesat e larta”, shton ai.

Alarmin për çmimet e nisi Zak Topuzi, kreu i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit, i cili në një status në rrjetet sociale shkroi se me këtë rritje çmimesh, loja do të cënojë imazhin e turizmit në vend.

 “Po shiten dhomat e hoteleve për datat 25-26 maj me çmime nga 600-9000€/nata për një ndeshje sporti që duhet të jetë një manifestim i vlerave të Kryeqytetit të Rinisë 2022. Ftoj z. Veliaj dhe Ministrinë e Financave të angazhohet seriozisht për të kthyer normalitetin. Ky është abuzim i pastër që do dëmtojë rëndë imazhin e Shqipërisë”, shkroi ai.

Në prag të sezonit turistik, kur Shqipërisë i duhen sa më shumë turistë të qendrueshëm në vijim, tur-operatorët shprehen me shqetësim për këtë situatë.

Ata e konsiderojnë si një lojë të turpshme çmimesh nga e cila Shqipëria vetëm e fituar nuk do dalë.(Gazeta Si)

18 Komente

  1. e
    erjon

    Eshte normale se dihen pronaret qe jan llumi i shoqerise por ky llum shtohet kur shteti fle gjume.....

    Përgjigjjuni
    1. V
      Viktori

      Ja mikpritja shqiptare, me ate qe disa mburren.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Byrazer

        Kerkese - Oferte = Kapitalizem . Boll me keto shkrime pa pike linje llogjike. Ka akoma plot Struktura ku mund te flesh pa paguar ato qe thoni Ju. E turpshme te mbushni Faqet tuaja me Llogje. Dhe sa per Info , hidhi nje sy si po shkojne cmimet e Hoteleve ne rrethinat e Barcelones Ditet qe aty zhvillohet Formula1 GP. Ska Hotele te lira as ne qytet afer. Ose per te qene te ndershem deri ne fund pse nuk krahason cmimin e Biletes se Stadiumit kur luhet Derby i Kryeqytetit, me cmimin e Finales.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Roberto

          C'kapitalizem mo,ky eshte abuzim,vjedhje ne dite me diell. Nuk mund te ngresh cmimet per dy a tre dite dhe neser ti ulesh. A e kuptoni qe nuk veprohet keshtu?? Ata do humbasin shume qofte edhe restorantet apo baret. Mbani cmime te pranueshme sipas nivelit qe keni sepse sa me shume xhiro apo me shume fitim do keni dhe keta njerez nuk do jete cudi qe neser a pasneser te kthehen perseri ne Shqiperi per ta vizituar dhe jo per ndeshje futbolli. TURP I MADH.

          Përgjigjjuni
        2. S
          Sul Korriku

          Per pronaret dhe manageret e hoteleve: Vertet qe jane shtuar budallenjte por perse ndodhi per te gjithe ne nje dite ! U be deti kos; o burra me luge ne dore ! Diten e finales u dashka shkuar ne tropoje se ketu kafja do tu bëka 100€, birra 200€... O mjerane qe doni te nxini turizmin, nuk e kuptoni ju qe tifozet jane popull dhe rralle here milionere! Ata e djegin bileten dhe nuk qasen ne ofertat tuaja te qelbura. Kini per te pare qe vendet e tyre ne tribune do te mbeten bosh per shkakun tuaj Duhet te nderhyje me "pa tjeter" qeveria qe te shpetoje te pakten turizmin e keti sezoni te porsanisur ne te gjithe Shqiperine.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tifozi

            A do te dalin ne proteste Lapaj, Pano Soko, Çepani, Qorri, etj ? Lutem te njoftojne per vendin dhe oren e takimit.

            Përgjigjjuni
            1. a
              aliquis ex o de populo

              babezi, ashtu siç eshte zemra dhe identiteti shqiptar, shtoji kesaj edhe varferine (mendore dhe "portofol-ore") dhe jemi ok me axhenden tone kuturu-kafsho- e ik. Tirana.......kryeqyteti i komunitetit "mors tua vita mea"

              Përgjigjjuni
              1. v
                vlonjati, vlore

                po ca ropshash do behen te pasur ne nje dite e do u ndryshoj jeta. trapat e mutit. falimentofshi te gjithe ju skiftere se ndryshe ske si ju quan

                Përgjigjjuni
                1. p
                  petrit

                  Nuk eshte problemi tek ata qe kane mundesi te paguajne shtrenjt krevatin, por tek ata qe nuk mund ta paguajne dhe rrine gjithe naten duke pire dhe bere kushedi sa prapesira , (ne pritje te fluturimit). Pra, si rrjellim kam frike qe gjithe kjo turme do te sjelli me shume deme se te mira.

                  Përgjigjjuni
                  1. d
                    drejtesisht

                    Rrjedhim e jo rrjellim , more Petrit .

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Petrit

                      Inderuar te falenderoj, si dashamires i shkruarjes korrekte te gjuhes Shqipe qe jam ,me behet qejfi qe nuk gjete me shume se 1 gabim,sepse duke mos qene gjuhtar nuk do te ishte cudi te kishte edhe me shume gabime.Respekte, e pranoj me kenaqesi verejtjen.

                      Përgjigjjuni
                  2. A
                    Analizoni kush jane Pronaret e Hoteleve dhe

                    -dhe pastaj kuptoni me shume dhe i vini Qylafin muhabetit !

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      shqip

                      Durrësi, Elbasani, Kruja e ndonjë vend tjetër rrotull , mbajnë 1/2 orë nga Tirana. Në këto kushte ku babëzia do të hedhë në erë gjithë sezonin turistik, të hapen faqe interneti ku mund të ofrohet informacion i bollshëm për oferta brenda logjikës së tregut. Me këtë rast ndihmohen edhe hotelerite që punojnë me çmime të logjikshme. Po qe se ka vullnet nga qeveria, bashkitë, dhe operatorët turistikë. Përndryshe, gëzuar Ramazonin , siç thotë një personazh këtu te Tema . Bëji M mu në hotel e mu në vezët 11000 lekë të vjetra.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Denis

                        Kjo eshte ceshtje tregu jo babezie. Nqs cmimi do jete normal atehere sdo kete dhoma se kerkesa eshte me e larte se oferta. Gjithe "argumentat" e tjera jan reagime emocionale dhe lloqe per tu ndier mire se shan te tjeret per babezi.

                        Përgjigjjuni
                        1. a
                          aliquis ex o de populo

                          me jetesen time jasht shqiperise, mendoj dhe jam i bindur qe keto çmime ne tiranen tone te qelbur, kaotike, dhe pa asnje shenje civilizimi, jane fryt i babezise alla shqipe, dhe s'kane asnje lidhje me llogjiken e "tregut", pasi ne shqiperi S'KA treg, ka vjedhje. tirana nuk te ofron ASGJE, per te shpenzuar milionin te nje B

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Denis

                            Tregu i lire nuk pyet per babezi apo hile. Nqs rrit cmimin me shume nga c'duhet nuk do shesesh mallin, dhe tjetri do e shese. Tirana nuk ofron asgje per ty. Per keta qe po blejne dhomat Tirana ofron ndeshjen. Ti kujton se e di me mire nga ata sa ia vlen dhoma, por ti spo paguan, ata po paguajne.

                            Përgjigjjuni
                        2. V
                          Vin

                          A ka shkuar ndonjëti prej jush në ndonjë hotel, afër stadiumeve kur ka ndeshje finale? Në të gjithë botën ndodh kështu. Mjaft na bëtë patriotin për mikpritje. Hotele 1 orë larg stadiumeve dhe ju shkon 500 dollar nata vetm dy ditë para evenimentit, e jo më ke stadiumi.

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Nik

                            Pergjigjia me e mire eshte , ja bene vetes kushdo .

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje