Zgjohet nga "gjumi" Autoriteti i Konkurrencës, nis monitorimin për çmimet e larta të hoteleve në Tiranë

10 Maj 2022, 13:23Sociale TEMA

Zgjohet nga "gjumi" Autoriteti i Konkurrencës, nis monitorimin

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur verifikimet për çmimet e larta të hoteleve në Tiranë, fenomen që është vënë re ditët e fundit për shkak të finales së Ligës së Konferencës midis skuadrave të Romës dhe Feyenoord.

Autoriteti i Konkurrencës e ka evidentuar këtë fakt dhe thotë se çmimet për datat 23-25 Maj janë shumë më të larta krahasuar me periudhat e tjera të vitit.

Autoriteti i Konkurrencës iu kërkon ndërmarrjeve që ofrojnë shërbimin e  fjetjes në hotele dhe akomodime të ngjashme  në qytetin e Tiranës të ofrojnë shërbime me çmime të arsyeshme, të orientuara drejt kostos dhe të mos anulojnë rezervimet e hershme me qëllim rishitjen në minutën e fundit me çmime disa herë më të larta. Autoriteti i Konkurrencës iu bën me dije ndërmarrjeve që ofrojnë shërbimin e fjetjes në hotele dhe akomodime të ngjashme  në qytetin e Tiranës që, nëse në përfundim të hetimit rezulton se rritja në mënyrë të menjëhershme dhe të pajustifikuar e çmimit të shërbimit të fjetjes në hotele dhe akomodime të ngjashme do të gjendet në kundërshtim me dispozitat e ligjit nr.9121/2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës”, shkelësit e ligjit do të ndëshkohen me gjoba deri ne 10% të xhiros së vitit financiar paraardhës”, thuhet në njoftimin e Autoritetit të Konkurrencës. 

9 Komente

  1. A
    Ardi

    Ne fakt ky problem dy dite ka qe ka dale keshtu qe sduket ndonje gjume i madh

    Përgjigjjuni
    1. I
      Isuf

      Te pakten keta u zgjuan. Po mbrojtja e konsumatorit po fle qe kur filloi lufta ne ukrahine. Do zgjohet kur te bien cmimet

      Përgjigjjuni
      1. r
        refiku

        Perse paguhen keta idjotet e konkurences per te fjetiur...

        Përgjigjjuni
        1. A
          Agron

          Po leri o mero hotelet te fitojne. Ne itali nje bilete avioni nga roma ne tirane me agjensi italiane ka shkuar nga 100 euro ne 500 euro.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Beso

            Cmimi eshte oferte kerkese mero. Si nos fitojme kur jepet mundesia

            Përgjigjjuni
            1. L
              Labi

              Me kete llogjiken tende o mero i bie qe hotelet qe i rrisin cmimet ne vere dhe i ukun 50% ne dimer ne cdo vend te botes ku ka det te mos i ngrene po ti mbajne standart???????????? Pash zotin ku e ke hallin se spo te del e keqja

              Përgjigjjuni
              1. R
                Roberto

                Te gjithe e keni gabim. Nuk eshte ashtu. Une kam shume vite qe punoj me Hotele dhe e di si funksionon. Cmimet ne sezonin veror kane nje rritje jo vetem tek ne por ne te gjithe boten por nuk ekzagjerohet si ketu. Ne duhet te mbajne cmime te arsyeshme me ndonje rritje te vogel dhe jo abuzuese sepse ato 3 a 4 dite qendrimi te tifozave ne Shqiperi a e dini sa dem do i bejne turizmit neser??? Pse ju mendoni se ata jane budallenj dhe nuk e kuptojne kete gje??? Po ata do hane neper restorante dhe xhiro do rritet per te gjithe. Shpresoj qe edhe cmimet e ushqimit mos jene si ne Hene se po cmendet i madh e i vogel. KUJDES NGA KAMARJERET. Ata do ju felliqin sepse do synojne te perfitojne nga tifozat dhe neser do tregojne edhe nje tjeter histori me ne se si Shqiptaret na vodhen e na rropen te gjalle. O QEVERI HAP SYTE DHE VESHET. DO DEMTOHET IMAZHI DHE TURIZMI NE SHQIPERI.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Artan

                  C'pune ka autoriteti i konkurrences te monitoroje cmimet? Jane ne vete keta idiote? Ne tufe burokratesh parazite qe sprodhojne gje do i thone dikujt sa do te shesi mallin e vet? Tmerr.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dion !

                    Tek ne çdo subjekt privat eshte rrumpallë , si vetë shteti . Asgje nuk kontrollohet as çmimet, as faturat! Drejtoria tatimore deri.... dje shkonte per kontroll dhe merrte para nen dorë, tani nuk shkon fare dhe shteti merr .. leshtë !!!!

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje