Rrëfehet studentja që punon fatorino: Puna është nder! Prindërit fillimisht nuk ishin dakord

28 Nëntor 2023, 10:47Sociale TEMA
Rrëfehet studentja që punon fatorino: Puna është nder!

Report TV ka intervistuar Kamila Xhafan nga Fieri, studenten që punon si fatorino kur nuk është në shkollë.

“Jam Kamila Xhafa nga Fieri. Studioj tek ‘Bujqësori’ në degën Inxhinieri Agronomie. Në fillim s’pata paragjykime si faturino, më mbrapa filluan njerëzit si në Shqipëri. Gjithsesi mua më pëlqen puna që bën. Rroga më shtyu që të bëj këtë punë që të kem një të ardhme sa më të mirë dhe sigurisht për të thyer një tabu”, tregon ajo.

Ka katër muaj që punon si faturino dhe ende nuk i ka tejkaluar plotësisht komentet e paragjykimit. E pikërisht për këtë arsye, prindërit e saj fillimisht hezituan që Kamila të punonte si faturino.

“Për të gjithë prindërit të punosh faturino për një vajzë është pak e sikletshme, sigurisht nga ngacmimet, Puna nuk është turp, çfarëdolloj pune, puna është nder e lavdi”, shprehet ajo.

Ndonjëherë 20-vjeçarja duke u koordinuar me oraret e shkollës tregon se punon dhe 16 orë. Bashkëmoshatarët e vlerësojnë për shembullin e mirë e inkurajes që ajo jep.

“Kam marr komente shumë të mira. Më kanë thënë si e ke gjet guximin të punosh si faturino", thotë 20-vjeçarja.

Kamila nuk e ka ende të qartë se për sa kohë do ta kryejë këtë punë, ndërsa thotë se do ta kishte më të lehtë nëse edhe vajza të tjera do të ishin faturino.

“Nuk e di për sa kohë do e bëj si profesion, por do isha e lumtur nëse do ta bënin dhe vajza të tjera që mos ndihesha vetëm”, shprehet ajo.

4 Komente

  1. f
    fukaraji

    Nje shembull qe duhet te ndiqet nga te rinjte kudo dhe jo te rrijne neper kafene dhe te ligjerojne per papunesine...

    1. M
      Mira

      Të bëhet zemra mal. Lum prindërit që të kanë. Suksese në shkollë dhe në punën e nderuar që bën.

      1. G
        Gjysh

        Perfekt Kamila!

        1. A
          Aleko

          Bravo vajze !! Gjesti juaj eshte fisnik qeper fat te keq uk preferohet nga shumica dermuse e te rinjeve tesotem plotesisht te coroditur

          Lini një Përgjigje