
Senati Akademik i Universitetit Politeknik të Tiranës vendosi pasditen e së martës që të rrisë me 8 për qind rrogat për personelin akademik.
Vendimi është në zbatim për vendimit të Këshillit të Ministrave, që kërkon që kjo rritje të merret përsipër nga vetë universitetet.
Ndërkohë, së bashku me rritjen 7 për qind nga qeveria, në total pedagogët që protestojnë prej javësh, do të marrin një pagë 15 për qind më të lartë.
Pas nisjes së protestës së pedagogëve qeveria vendosi rritjen e pagave të tyre me 15 për qind nga të cilat 7 për qind do të sigurohej nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër nga vetë universitetet.
Por pedagogët kanë mbetur të vendosur në kërkesën e tyre për një rritje me 50 për qind të pagës brenda 2 viteve.
Ishalla na ngopet me para ky legeni kryesindikalist Sander Kovaçi. Behu bashke me ata legenat e tjere dhe merrjuni studenteve leke per tu dhene provimet. Duket sa te deshiruar nga studentet jeni se ju erdhen nga pas gjate ketyre diteve te shetitjeve qe bete ne bulevardin e Tiranes.