Shndërrimi i hyrjes së Durrësit, Rama inspekton punimet: I jep pamje tjetër portës hyrëse të qytetit, edhe korsi biçikletash

21 Prill 2025, 16:45Sociale TEMA
Shndërrimi i hyrjes së Durrësit, Rama inspekton punimet: I jep

Kryeministri Edi Rama ishte sot edhe në kantierin e sapohapur të hyrjes së Durrësit, një aks 1,3 km i gjatë që do të rindërtohet tërësisht, duke nisur nga nyja e Shkozetit, deri te stacioni i trenit në qendër të qytetit.

Kjo sjell edhe ndryshimin e ‘fytyrës’ së kësaj zone, nga një infrastrukturë vetëm rrugore, lidhëse e autostradës, në një hyrje moderne urbane për qytetin e Durrësit, me gjelbërim, trotuare, korsi biçikletash dhe hapësira të dedikuara.

“Projekti parashikon të gjithë elementët e nevojshëm të infrastrukturës rrugore; shtresat asfaltike; ndriçim, brez i gjelbër; korsi biçikletash, korsi për lëvizjen e mjeteve, duke i dhënë një pamje krejt tjetër portës tokësore të Durrësit”, shprehet kryesocialisti Rama.

Kurse drejtuesit e projektit dhe punimeve u shprehën se nga një hyrje autostrade, kjo zonë do shndërrohet në një hyrje urbane, ku do ketë park, korsi biçikletash, trotuare dhe hapësira të tjera për qytetarët.

“Duhet vënë kufi, duhet ndarë. Me korsitë, me rrugën e makinave, trotuaret, të jetë e ndarë, duhet të ndahet edhe me mure. Ça është e njerëzve është e njerëzve, ça është e makinave e makinave, të ndara. Të pastrohet edhe kjo pjesa”, shtoi kryeministri.

2 Komente

  1. T
    Tironsi i Vjetër

    Rama është gjenial! Fitore Rama, për të mirën e Shqipërisë dhe kombit!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dursakja

      Shumë vonë u kujtuat për Durrësin, i lënë pas dore prej shumë vitesh. Durrësi antik që e humbi antikitetin prej projekteve jo të studiuar mirë, Durrësi me kalatë dhe muret rrethuese që u mbulua nga ndërtesat shumëkatëshe. Durrësi që në nëntokën e tij tregon zhvillimet që në kohë të hershme tani hesht me rrokaqiejt e tij për të cilët nuk ka asnjë kuriozitet nga turistët, që kuriozohen për të kaluarën antike.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje