Disa ditë më parë, një reagim spontan e ktheu Ndriçim Gunin në personazhin më të komentuar të ditës. Por sot, ashtu si çdo ditë, ai vijon punën e tij, në zemër të pazarit historik të Krujës, aty ku proceset e qeleshpunuesit janë më domethënëse se çdo status në internet.
“Po punove, jeton dhe jeton mirë. Po situata është e vështirë, konkurrenca është e pandershme, sepse po shiten punime kineze si punë dore”, tha Guni.
Nuk i pëlqen të flasë për momentin që e bëri të njohur në rrjet, sepse për të, puna është jeta. Në dyqanin e tij hyjnë e dalin turistë që ndalen të magjepsur nga mjeshtëria me të cilën formohen qeleshet, një proces që kërkon durim, përkushtim dhe dashuri.
“Është fantastike të shohësh si bëhen qeleshet me dorë. Më bën përshtypje fakti që kjo trashëgohet tek brezat e rinj”, tha një turist.
Në këtë punishte të vogël punon edhe i biri, Ardiani, që e ka trashëguar zanatin nga gjyshi. Prej brezash, qeleshja është simbol i identitetit dhe trashëgimisë.
“Ndërgjegjësimi i turistëve që duan të marrin një punë dore na ka ndihmuar. Të ishte për konkurrencën, do ta kisha lënë këtë punë. Është një zanat që kërkon kohë, saktësi dhe dashuri. Ta punosh këtu, në dyqan, dhe ta shesësh këtu”, tha Guni.
“Ky profesion në familjen tonë është i trashëguar prej brezash. Ishte dëshira e gjyshit që ma mësoi. Ka mbi 12 procese pune për të bërë një qeleshe. Është e lodhshme”, tha Adrian Guni.
Por pavarësisht pasionit dhe trashëgimisë, të dy janë të pasigurt për të ardhmen. Tregu është i mbushur me produkte të fabrikuara që shiten si punime artizanale, çmime të ulëta dhe mungesë vlerësimi për punët e dorës.
“Me keqardhje them se do të vdesë shumë shpejt”, tha Guni.
Në Pazarin e Krujës, ku çdo gur dhe çdo dyqan rrëfen histori, Ndriçimi dhe Ardiani vijojnë të punojnë qetësisht, të vetëdijshëm se po mbajnë gjallë një pjesë të identitetit shqiptar.
Dhe për sa kohë që ka një turist që ndalet, pyet dhe blen me zemër, ka ende shpresë që qeleshja të mos mbetet vetëm kujtim. (TCH)
Po kush eshte ai kar me syze qe blen apo i nevojitet qeleshja!? Vetem po jetoi ne shpelle.....! Apo i duhet ta vare ne mur e ti kujtoi origjinen e tij prej majmuni a shpellari!!
Ti je je kari i pare me syze dielli dhe me kapele dolce gabbana apo Adidas,,,ik o kar i lindur,,futi nai tik tok,,e nai cigare hashash
Komenti me i pavlere qe kam lexuar sot. Po ajo qeleshja, plisi qe ne antikitet quhej « pileus » eshte nje nga mijera provat e vogla qe shqiptaret jane autoktone ne keto troje. Por kjo nuk u pelqen as grekeve e as serbeve. Mbase je nga ata qe marrin ate 300€ dhe shkruan keshtu. Ore meqe ra fjala se jam kurioz, jua kane rritur apo 300€ ka mbetur akoma, se gjithe keto vite do jete shtuar ca besoj?
Edhe nese do ta merrnim si de facto si nje e dhene apo tradite vero shqiptare kjo ne asnje menyre nuk perfaqson e nuk perfaqsohet nga muslimon brothers m'Albaniston, por nga kristianet shqiptare,ok Si cdo gje ne ate vend edhe traditat apo kultura eshte e "xanun" kshq vari karin ne asnje rast ju(ti sunit or shiit) nuk ke te drejte,ok.
Ore koce kandari Cfaredo mund te quhet dikushi shqiptar eshte i njejti Analfabet shko mbaro tetevjecaren naten, qe te punosh diten o dell Apo te ushqejne prinderit jazek
Plisi ka qene perpara Krishterimit ne keto troje, sa per dijeni...
Ndoshta asht turk se edhe paguajne 300 $
Po ik o bithiqir shqipfoles se i ke ne Krete akoma me fustane burrat. Shet prodhe dhe ki bithqiri
Çim "Tavani" tani do punoje me fort me dorë.Do bejë punime te bukura me dorë,sepse nuk do i çohet, tvsh-ja,sipas Sales.
Nuk do te thote qe tradita(veshjet zakonot duhet ti mbajte perdite te rinjte e sotem)duhet te ruhet dhe sidomos ne festa locale e komtare duhet te demostrohen ashtu si perkujton te dashurit qe nuk jane ne kete bote
Qytetar madheshtor Respekte Cimi.
TË PRIFTË PUNA e MBARË. Sa na i kanëzilinë zeronjat fqinjë jugo-veriorë, ose armiqtë e shkëlqimit të bardhë historik.