Shqipëria do prodhojë armë, inxhinieri ushtarak: Duhen 14 kg çelik vetëm për prodhimin e 1 automatiku

14 Qershor 2024, 21:00Sociale TEMA
Shqipëria do prodhojë armë, inxhinieri ushtarak: Duhen 14 kg

Ministria e Mbrojtjes ka nxjerr për konsultim publik një projektligj që u hap rrugë prodhimit të armëve, një nismë që është përmendur që më parë dhe me sa duket tashmë po shihet seriozisht edhe në planin praktik. Memush Habilaj, inxhinier ushtarak i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv foli në lidhje me kostot e larta të industrisë së prodhimit të armëve, ku theksoi se vetëm për të prodhuar një automatik duhen 14 kg çelik.

Për gazetari Arbër Hitaj, inxhinieri tha se në Uzinën e Poliçanit ekziston pjesa kryesore e industrisë mekanike.

"Që të prodhohet një armë kërkohen parametra të caktuar duke filluar që nga lëndët e para. Armët më të thjeshta më masive që krijohen nga disa marka çelikut, duke filluar nga çeliku i destinuar për ndërtimin kryesor të armës, plus çeliqe të tjera që kanë kosto shumë të lartë. A e dini se duhet 14 kilogramë çelik për të prodhuar një automatik. Rreth 3 kg shkojë tek arma pasi pjesa tjetër humbet gjatë procesit teknologjik.

Prodhimi i një fisheku, kostoja fillon nga bakri që do të vishet, zemra prej çeliku, bronzi, bimetali me bazë bakri, plus lënda e parë që futet brenda dhe del një kosto shumë e lartë në krahasim me një prodhim tjetër të industrisë mekanike.

Në Poliçan ekziston pjesa kryesore e industrisë mekanike. Shumica e makinerive metalpunuese atje ekzistojnë. Një pjesë janë ruajtur, dhe janë funksionale. Kombinati i Poliçanit ka qenë shumë i madh dhe ndaheshin në 7 zona industriale, ku bëheshin procese të caktuara të armatimit. Punimi mekanik, është do të prodhojmë një predhë do merret copa e çelikut do të stampohet do të përpunohet deri sa të bëhet gati si material mekanik për të kaluar në zonën B ku përpunohet me eksploziv. Një predhë kërkon një mekanizëm tjetër të veçantë.

Janë automate të posaçëm për prodhimin e këtyre dhe punohen në mënyrë automatike. Të gjitha këto rrisin koston e tij. Në kohën e monizmit çdo gjë ishte e llogaritur"- u shpreh inxhineri.

5 Komente

  1. N
    NIku

    Kombinati "Feliku i Catise" ne Elbasan mund te ndihmoje me kerkesen per celik. Do ngelen gjithe pusetat pa kapak.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Realisti real

      Shtroni bythen në punë. Ruajtja e integritetit te vendit don punë dhe sakrifica.

      Përgjigjjuni
      1. a
        astrit

        Shqiperia integritetin e saj historikisht e ka ruajtur me dipllomaci e jo me arme. Idjotizem te krijosh mitin shqiperia fuqi ushtarake

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          tito,aman të keqen lali ty!!nëse plas lufta!?dipllomacia,nuk vlen as sa gazeta 55 e bari falliut!as bythën nuk fshin me të!!prandaj duhet arma!!për 50 vjet u mbytëm në armë dhe shpëtuam edhe falë tyre!!kur je pa armë!?të pjerdhi në vesh,që të dëgjosh më mirë!!mos na dilni me teoritë idiote se "çfarë do bëjë shqipëria e vetme nëse e sulmon amerika?"nuk flitet për maksimume,por flitet për ti dalë zot vetes brënda të tërës!!tit gjeniu,ti e shumë si ti,kujtojnë se duke qënë një shtet i vogël do mjaftonte që në momentin që plas lufta,amerikanët dërgojnë armatimin e një magazine diku në kanzas,dhe shqipot u armatosën,e do japin kontributin në luftë,njëlloj si të tjerët brënda natos!nuk ndodh kështu o tit!!po e shikon fare mirë,pavarsisht se nuk të punon kaplloqja për të nxjerrë mësime!në ukrainë ka dy vjet e gjysëm që ka filluar lufta!pa përmëndur fillimin real në 2014,dhe prapë,duhen muaj e vite të tëra për tu stërvitur në një farë mënyre që të mund të përdorësh armët!!duke filluar nga të thjeshtat deri tek më të komplikuarat!!titooooo,nuk do të thotë koburen në dorë dhe mbarove punë duke ja mëshu këmbëve të tua o kokës së shokut tënd!duhet stërvitje dhe për një pisqollë e jo më për armë të tjera!!lali zvicra ka që nga koha e napoleonit që nuk ka pasur luftë!përherë përdor këtë thënjen tënde"integritetin e saj historikisht e ka ruajtur me dipllomaci",por mos harro se një nga këmbët mbi të cilat qëndron dhe vepron rujatja e integritetit me dipllomaci është dhe ushtria,armatimi!!zvicra është shteti më i fortifikuar dhe me ushtrimë më të armatosur në botë,llogaritur për banor!!shpresoj që ta kesh kapur sado pak këtë gabimin tënd naiv,foshnjor të sigurimit të integritetit teritorial!!

          Përgjigjjuni
        2. a
          anti25642654censurë

          inxhinjeri ushtarak më duket se ka mbetur në kohën e qepës!!më duket se akoma mendon të prodhojë municion dhe sidomos armatim me makinerinë e viteve '70!!lali,jemi 50 vite përpara dhe nuk flitet të punohet me teknollogjinë e asaj kohe!!në poliçan e vetmia gjë që vlen është struktura e ndërtimit dhe jo makineria për prodhim!!lali koreja e veriut prodhon me teknollogjinë e atyre viteve!rezultatet dihen!municioni shkon deri në 15% skarsitet!në një kohë që rusia e kina e kanë të përgjysmuar,e kur krahasohen me perëndimin dhe këto të fundit janë si nata me ditën!!nëse kina e rusia e një me përqindje skarsitetin,perëndimi e ka me përmijë!nëse preçizionin e kina e rusia e kanë me furka,perëndimi e ka me decimetra!!nëse një fishek "lindor"ka një precizion 3 MOA,një perëndimor ka më pak se 1 MOA për 100m!është e vërtetë që "rritet çmimi" për njësi prodhimi duke përdorur makina automatike,robotër,por rritet vetëm në momentin e parë,fillestar!!më pas ai shkon në atë nivel që është i lirë dhe për përdorim civil!!po të jap një shëmbull,fishekët janë të lirë edhe në shtete të pasura si zvicra,ku pjesëm më të madhe të vlerës së fishekut e përbëjnë taksat shtetrore, pagesat e shitëseve dhe qiratë e dyqaneve!!dhe kjo vlerë,që i shtohet blerjes nga prodhimi,është ndërmjet 80-87%!pra nëse një .308win kushton 1sfr në dyqan!?në prodhim ai kushton diku tek 10-15 cent!!pra nëse prodhohen për ushtri municioni dhe armatimi kushton temrrësisht pak në krahasim me shitjen për përdorim civil!! ps:mora si shëmbull zvicrën,sepse ka çmimet më të larta!i njëjti municion o armë në gjermani kushton 10-15 % më lirë!!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje