Shqipëria hap dyert për studentët ndërkombëtarë: 200 të rinj do të banojnë në rezidencat studentore

30 Gusht 2025, 11:03Sociale TEMA
Shqipëria hap dyert për studentët ndërkombëtarë:

Arsimi i lartë shqiptar bëri një hap të ri drejt ndërkombëtarizimit. Rezidenca Studentore Universitare Nr. 1, e përfaqësuar nga drejtori i përgjithshëm Olsi Shahini, dhe Western Balkans University, me rektorin Prof. Ferdinand Gjana, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi që do të mundësojë akomodimin e studentëve të huaj në kryeqytet.

Sipas marrëveshjes, rreth 200 studentë ndërkombëtarë të regjistruar në Western Balkans University do të sistemohen në rezidencat moderne pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, në Kamëz.

Këto rezidenca janë rikonstruktuar dhe konceptuar si mini-apartamente bashkëkohore, duke u ofruar studentëve standarde të krahasueshme me ato të universiteteve evropiane. Çdo njësi ka nyje sanitare private, ndërsa infrastruktura e përgjithshme përfshin dhoma dyshe komode, salla leximi, ambiente kompjuterash të pajisura me teknologji të avancuar, kuzhina të përbashkëta funksionale dhe shërbim lavanderie.

“Synimi ynë është t’u ofrojmë studentëve jo vetëm një arsim cilësor, por edhe një përvojë jetese të sigurt dhe të përshtatshme. Kjo marrëveshje është një hap konkret në këtë drejtim,” u shpreh rektori i Western Balkans University, Prof. Ferdinand Gjana.

Nga ana e tij, drejtori i Rezidencës Studentore Universitare Nr. 1, Olsi Shahini, theksoi se mbështetja institucionale është thelbësore për integrimin e studentëve të huaj në Shqipëri:

“Rezidencat tona ofrojnë standarde të larta dhe një mjedis mikpritës për çdo të ri që vjen nga jashtë. Ky është një kontribut i drejtpërdrejtë për ta bërë Tiranën një qendër tërheqëse për studimet universitare.”

Kjo marrëveshje vjen në një kohë kur Shqipëria po shihet gjithnjë e më shumë nga të rinjtë e huaj si një destinacion serioz për studime. Përveç lehtësimit të jetës akademike të tyre, iniciativa të tilla e forcojnë imazhin e vendit si një qendër rajonale e arsimit dhe kulturës.

Me këtë hap të ri, Tirana afirmohet jo vetëm si kryeqytet politik e kulturor, por edhe si një pikë e rëndësishme në hartën ndërkombëtare të edukimit.

6 Komente

  1. D
    Detari

    ja dhe nje tjeter sistem per te mbushur vendin me "studente" nga azia te cilet do integrohen me vone ne vend dhe do shtohet rraca muslimane ne vend.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      Mos ma vini re, jam grekqir bythqir lulishtesh dhe rrote kari me patente..

      Përgjigjjuni
      1. G
        Girasole

        Rendesi ka qe e dike cfare je ????

        Përgjigjjuni
    2. S
      Salih

      Nuk ka mè çudira ne kete vend MUTI ...femijet dhe studentet shqiptare marin aratinè neper Bote , sepse nuk e kanè mundesine financiare te studiojne, derdimenet e qeverise, bejnè gati konviktet per studentet e huaj...

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lani

        Nga cilat vende vijnë? Po qenë europianë 10% atëherë është lahm i mirë.

        Përgjigjjuni
        1. s
          sapa

          Shitja e diplomave vazhdon ne vendin pa shtet Shqiperi!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje