Shtyhet sërish hapja e kampit të emigrantëve në Gjadër, Meloni: Na duhen edhe disa javë që gjithçka të jetë perfekte

17 Shtator 2024, 14:00Sociale TEMA
Shtyhet sërish hapja e kampit të emigrantëve në Gjadër,

Shtyhet sërish hapja e kampit të emigrantëve në Gjadër. Lajmi është dhënë nga vetë kryeministrja e Italisë Georgia Meloni.

“Ne po punojmë me seriozitet të jashtëzakonshëm për këtë projekt, do të duhen edhe disa javë që të jetë perfekt, do të kisha preferuar që të fillonte më herët, por kemi sytë e botës të fokusuar aty.

Ndaj nëse zgjat edhe disa ditë, nuk do të më vjen keq”, kështu ka deklaruar kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni teksa u pyet për kampin e refugjatëve që po ndërtohet në Gjadër.

Meloni bëri deklaratën pasi takimit me kreun e qeverisë britanike Keir Starmer.


“Modeli që qeveria italiane ka imagjinuar të qendrave për të përpunuar kërkesat për azil nën juridiksionin italian dhe europian në një vend të huaj nuk ishte testuar, nëse funksionon dhe besoj se funksionon të gjithë e kuptojnë se ka një gur themeli edhe për elementin e parandalimit duke u mbështetur te kriminelët”, përfundoi ajo.

1 Komente

  1. T
    Toni

    Mburen per krijimin e nje kampi perqendrimi te diteve tona , brenda ketij kampi do fillojne deshperimet , depresionet dhe problemet psikologjike ....prej ketij kampi perqendrimi azilantet do dergojne mesazhe zhgenjyese bashkeatdhetareve te tyre qe mos ta marin mundimin te largohen nga shtepite dhe familjet e tyre pasi nuk do perfundojne ne EU permes Italis te pakten , por ne kampet e [perqendrimit ne Gjader...kjo e para dhe e dyta qe nuk e ka vene asnje ne dukje eshte se Kampi , nuk ka asgje te perbashket me kampet e heleneve qe mbanin azilantet neper fera e shkure me qese plasmasi dhe balta deri ne fyt ....jo per gje por na tregojne gishtin helenet ....kush ??? Helenet , racistat me te rendomte qe mund te gjesh ne mbare Boten ....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje