Skandal me shitjen e diplomave, arrestohet pronari i Kolegjit Universitar "WISDOM" në Tiranë

16 Shtator 2024, 17:14Sociale TEMA
Skandal me shitjen e diplomave, arrestohet pronari i Kolegjit Universitar

Savino Cianci dhe Leonardo Catalano, pronari i vetëm dhe administratori i Kolegjit Universitar "WISDOM" në Tiranë, janë arrestuar nga autoritetet në Itali, pasi dyshohet se janë përfshirë në një skemë mashtrimi me lëshimin e diplomave dhe certifikatave false.

Ky institucion që në vendin tonë vepronte si institucion i arsimit të lartë, ëshhtë provuar se shpërndante diploma dhe certifikata false për qytetarë italianë që synonin të futeshin në administratë. Këta shtetas, paguanin nga 8.000 euro për letra false.

Dy nga të dyshuarit dyshohet se i kanë dhënë ryshfet një zyrtari të qeverisë shqiptare për të "garantuar aktivizimin dhe përfundimin e favorshëm të procedurës së akreditimit të institucionit". Ky është një tjetër aspekt që doli nga hetimi i koordinuar nga Prokuroria e Tranit, i cili rezultoi sot me ekzekutimin e 9 masave të sigurimit nga Guardia di Finanza.

Grupi ka shfrytëzuar më tej kompani dhe shoqata kulturore dhe gjithashtu ka marrë aksionet e një universiteti privat shqiptar nëpërmjet të cilit do të garantonte arritjen e kualifikimeve që nuk kanë gjithmonë vlerë ligjore në Itali. Në këtë kontekst, dy nga të dyshuarit dyshohet se kanë dhënë ryshfet një zyrtari të qeverisë shqiptare.

Kolegji Universitar "WISDOM" në Tiranë ka qenë në pronësi 100% shqiptare, por më vonë i ka kaluar shtetasit italian Savino Cianci, i cili ka emëruar si administrator shtetasin Leonardo Catalano.

"Veprimtaria hetimore e koordinuar nga Trani na lejoi të përgjojmë dhe luftojmë sjelljen kriminale, e cila në radhë të parë cenonte performancën e mirë të administratës publike: këto shoqata kriminale kishin si objektiv që të lejonin qytetarët të mashtroheshin, për hyrjen në botën e punës në administratën publike”, shpjegoi komandanti provincial i policisë financiare të Bari, Pasquale Russo gjatë një konference për shtyp.

Të arrestuarit

- Maria Saveria Modaffari (38 vjeç) nga Condofuri (Rc),

- Fortunata Giada Modaffari (33) nga Roma,

- Maria Attisano (57) nga Locri (Rc),

- Lucia Catalano (44) nga Trani,

- Savino Cianci (60) nga Trani,

- Leonardo Catalano (42) nga San Severo,

- Marco Lombardi (52) nga Stornarella,

- Antonio Caporale (33) nga Foggia

- Maria M'daraa (36) nga Stornarella.

Këto kualifikime u shfrytëzuan në “sektorët nervorë”, si “arsimi dhe në veçanti mbështetja e mësimdhënies dhe shëndetësisë me konkurse OSS”, sqaron komandanti. Ankesa e një qytetari ka qenë thelbësore për hetimet.

Shpesh, këta njerëz afronin qytetarë italianë që ndoshta mund të kishin humbur punën dhe për shkak të gjendjes së dobësisë ku mund të përfundonin nga stresi, u premtonin se nëse merrnin certifikata vlerësimi nga një universitet tjetër, në rastin konkret "WISDOM", mund të mbanin punën e tyre në administratën italiane.

15 Komente

  1. A
    Anti-komunisti

    Shteti i rilindjes Han me shumë porta kudo të korruptuar

    Përgjigjjuni
    1. A
      Anti

      Ma ha bilen

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tung

        Keto te diplomuarit numrohen dhe si turiste disa here ne vit kur vijne. Imagjino te jesh student i vertet dhe te kesh paguar parate tek wisdomi. Ke harxhuar parat kohen dhe jeten.

        Përgjigjjuni
      2. t
        te fala nard ndoka

        ishim mire ne kohen e saliut,mernin te gjithe nga 2 diploma dhe asnje nuk arredtohek ,te gjithe dhjeputet kane diploma universiteti pa pasur shkollen e mesme,edhe mazllemi hapi umiversitet,te mos flasim per kristalim,saliu e mbushi tiranen me k ioska

        Përgjigjjuni
        1. K
          Keti

          Merni shifni ufot e famshme, astrit veliaj me universitetin e tij all in one albanian university I ngritur ne nje gerrmadh godine pa leje, ne qender te tiranes, brenda godines shtepi funerali ambjent dasmash synetlliqesh dhe nder to edhe universitet Turp i bandes brenda ministris se arsimit qe akrediton kto universitete

          Përgjigjjuni
        2. P
          Patriot

          Une habitem pse kazani jepe kete lajme. Gjysma e qeverise eshte me diploma dhe tituje shkencore te blere te Cili. Di njeri to thote ku eshte Cili sepse ne kohen qe qeveritaret u dynden ne diploma ai nuk linte televizione pa dale dhe trashte zerin?? Kazan kur ju do te beheni njerez dhe te jepni emrat e ishpronarit dhe qeveritaret qe merrte ryshvet?

          Përgjigjjuni
          1. D
            Demokrati i vërtetë

            Mos është binjakzimi i kristalit të Berishës anti komunist?

            Përgjigjjuni
            1. K
              Keti

              Merni shifni ufot e famshme, astrit veliaj me universitetin e tij all in one albanian university I ngritur ne nje gerrmadh godine pa leje, ne qender te tiranes, brenda godines shtepi funerali ambjent dasmash synetlliqesh dhe nder to edhe universitet Turp i bandes brenda ministris se arsimit qe akrediton kto universitete

              Përgjigjjuni
            2. B
              Ben

              Po Shqiptaret qe kane qene pjese e kesaj nuk do denohen? Ah, harrova qe ata quhen biznesmena dhe me vone emerohen edhe deputete.

              Përgjigjjuni
              1. O
                O lleshi

                Albanistan Ram kari Sal pyka populi hajvan na grin ca hajdut PERFUNDIMI MUT

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Keti

                  Merni shifni ufot e famshme, astrit veliaj me universitetin e tij all in one albanian university I ngritur ne nje gerrmadh godine pa leje, ne qender te tiranes, brenda godines shtepi funerali ambjent dasmash synetlliqesh dhe nder to edhe universitet Turp i bandes brenda ministris se arsimit qe akrediton kto universitete

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Minatori ne minier argjendi.

                    Te gjithe keto mafioze jane miq e ngushte te Ilir Metes dhe te Mona Kokemadhes.

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Nardi

                      Sala Zeni,Edi Olsi,muti kaka,kaka muti.

                      Përgjigjjuni
                      1. l
                        luzati

                        NUK JANE VETEM KETA QE U KAPEN SHUMKA E "UNIVERSITETEVE" GJOJA KETE PUNE BEJNE..

                        Përgjigjjuni
                        1. p
                          patparisto

                          “universitetet” ne kete vend te dhjete me mut kane shperthyer si kioskat e cigareve ne 93

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje