Si u zhdukën "dosjet e nxehta" të ish-Sigurimit të Shtetit? Flet Genta Sula

29 Shtator 2022, 22:48Sociale TEMA

Si u zhdukën "dosjet e nxehta" të ish-Sigurimit të

Genta Sula, drejtore e Autoritetit të Dosjeve tha në një intervistë për “Now” me Erla Mëhillin se një ndër shqetësimet kryesore të publikut është pikërisht sa dosje mungojnë.

“Unë them se ajo që dihet është që janë bërë asgjësime gjatë gjithë kohës, si në çdo arkivë, jo çdo gjë mbahet. Janë mbajtur arkiva për dy qëllime, së pari për rëndësi historike, e dyta për rëndësi operative”, u shpreh Sula.

Ajo tha se janë asgjësuar gjatë ndërrimit të sistemeve dosjet e atyre personave që i përkisnin krimeve politike dhe nuk u quajtën më krime politike.

Megjithatë, Sula bëri me dije se ka 2.2 kilometra materiale që mundësojnë realizimin e ligjit, pra njerëzit informohen për çfarë ka dhe çfarë jo.

Sipas saj, informacionet në dispozicion tregojnë dhe mënyrën se si ka funksionuar Sigurimi i Shtetit.

3 Komente

  1. B
    Buda

    Bravo zinja Genta Sula, populli shqiptar do te te jete mirenjohes per ndershmerine, guximin dhe karakterin e paster me te cilin po e kryen detyren delikate , por shume te rendesishme te hapjes se Dosjeve te Zeza te sigurimit te Shtetit.

    Përgjigjjuni
    1. O
      Opinioni.

      Nuk behet fjàle per keto lloj dosjesh, te cilat kane gjurmet e tyre ne procesverbalet e asgjesimit por per dosjet e spiuneve te UDB jugosllave te cilat drejtori i arkivit, Luan Malltezi, baba i Jamarber BRTISHES, i çoi ne aeroport me thase, ku u perlesh me Azem Hajdarin, i cili donte ta pengonte, si kryetar i komisiont te sigurise. Per keto te sqarohet opinioni ku i ka çuar Berisha.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Artan

        Kriminale! Meriton vemendje e investigim vertetesia fhe implilimi i autoreve

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje