Stuhia ndërpret përkohësisht fluturimet në aeroportin e Rinasit

30 Gusht 2025, 13:10Sociale TEMA
Stuhia ndërpret përkohësisht fluturimet në aeroportin e

Mesditën e kësaj të shtune kryeqyteti është përfshirë nga moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta.

Stuhia e fuqishme ka shkaktuar dhe ndërprerjen e përkohshme të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”.

Pista është përfshirë nga erë dhe shi i fortë, duke bërë të pamundur operimin normal të fluturimeve.

Autoritetet kanë ndërprerë aktivitetin deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

Lini një Përgjigje