Tatimet dhe Doganat nisin kontrollet në terren, aksioni fillon nga Elbasani: Identifikohen shkelje të rënda në dy karburante

14 Mars 2026, 15:30Sociale TEMA
Tatimet dhe Doganat nisin kontrollet në terren, aksioni fillon nga

Administrata Tatimore dhe Administrata Doganore kanë nisur kontrollet në tregun e hidrokarbureve, në zbatim të planit të përbashkët operacional për monitorimin e këtij sektori.

Aksioni i parë u zhvillua në Elbasan, në dy subjekte karburanti, ku u identifikuan shkelje të rënda të legjislacionit në fuqi. Inspektorët kanë pasur informacione dhe bazuar në analizën e riskut, kanë zbarkuar në qytet.

Siç bëhet me dije, fillimisht dy bizneset që tregtojnë karburant janë monitoruar në distancë, ku u ngritën dyshime të arsyeshme për shmangie të detyrimeve tatimore dhe doganore, përmes përdorimit të dokumentacionit jotatimor.

Menjëherë, task-forca e përbashkët e inspektorëve tatimorë dhe doganorë ushtroi kontroll në terren. Nga verifikimet e kryera, janë konstatuar shkelje si moslëshimi i faturës tatimore, punonjës të padeklaruar, mall pa faturë, etj.

Për këto shkelje, njoftohet se janë vendosur penalitete sipas legjislacionit në fuqi, Gjithashtu, dy subjekteve të karburantit ju sekuestrua edhe dokumentacioni jotatimor, përfshirë 9 blloqe fletë-dalje dhe 9 blloqe mandat-arkëtimi.

Administrata Tatimore dhe Administrata Doganore thotë se kontrollet do të vijojnë në të gjithë vendin, me qëllim luftën kundër informalitetit, monitorimin e çmimeve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

1 Komente

  1. M
    Mos lini nam

    Po keto e rrisin cmimin nuk e ulin! Keto kontrolle. Kete e thote njeri. Pra shume mire qe bejne kontrolle por mos e shesin sikur po e bejne per te ulur cmimet.. Po e bejne per evazion tatimor dhe komtrabande

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje