Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante në pikën më të ulët

29 Mars 2026, 10:54Sociale TEMA
Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe

Baret dhe restorantet po përballen me ulje të ndjeshme të konsumit për shkak të ndryshimeve në sjelljen e klientëve, reduktimit të popullsisë dhe pakësimit të turistëve.

Për muajt janar-shkurt 2026, konsumi në këtë sektor ka rënë rreth 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Arsye kryesore janë mungesa e konsumatorëve në qytete, çmimet e larta në disa restorante të njohura dhe bllokimet infrastrukturore që pengojnë furnizimin dhe lëvizjen e klientëve.


Në bare, kërkesa për kafe ka rënë ndjeshëm, duke ulur hyrjen e produkteve më të lira dhe me cilësi më të ulët, pasi konsumatorët, kryesisht pensionistë, kërkojnë çmime më të përballueshme.

Rënie frekuentimi ka pasur edhe në jetën e natës, ku të rinjtë tashmë preferojnë pije spumante (me gaz) ose pa alkool, ndërsa grupmosha mbi 40 vjeç frekuenton më shumë birraritë e lagjeve sesa klubet apo baret.

Industria e shërbimit po përballet gjithashtu me mungesë fuqie punëtore, për shkak të refuzimit të brezit të ri për të punuar në këtë sektor. Megjithatë, parashikohet që kërkesa të rigjallërohet gjatë muajit maj, me nisjen e sezonit turistik. /Monitor

13 Komente

  1. M
    Mubet kot

    Epo harruan te rrin tap ter diten populli siku skan pune plot per te bere e cuan nje teke uiski te thjesht baraz me nje kg djath.

    Përgjigjjuni
    1. x
      xhoxhi

      Bojkotimi mënyra më e mirë për uljen e çmimeve....Ata ngrenë çmimet ne rimë në shtëpi...ska rrugë tjetër..

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiperi hesapi ! rregullsi zero !

        Pa patur kontrolle te befasishme neper Restorante ! qe tju behte Analizat se cfare Tregetojne Tregtaret e Bizneseve ! se ne shume raste , Banakieret bejne lloje lloje manipulimesh per perfitim.... psh. marin Shishet e Pijeve te shtrejnta, dhe i zevendesojne me shishet e prodhuara ne bodrume ... edhe ne Hotelin e 15 katesh dhe Hotel Rogner qe duhen te jene te kontrolluara Pijet Alkoloke ! aty behet nami.... shkoni dhe provojeni... fatekeqesisa eshte se ka humbur " Ndergjegja " e sherbimit te paster.... mos te flasim pastaj ne Lokalet e thjeshta, qe as qe behet fjale te kene rregullsi....prandaj njerezit sgjedhin Pijet e lehta Cajin apo kafet... Shqiperi hesapi , cfare nuk pritet ! 45 vjete pritem pa durim te vdiste Dulla Diktatori, tani po presim te vdei Dulla nr 2 penecilina... se Drejtesia eshte per njerezit e thjeshte...per kryekriminelet qe jane me qindra, ata jetojne si sheik...

        Përgjigjjuni
        1. T
          Truth

          Nuk kuadron ky lajm me lajmin e qeverise se viti 2026 ka nisur me rritje te turisteve. Pra Qeveria si gjithmone eshte ne krahun e te pavertetes me propaganden e saj qe nuk mund te pranoje renie por vetem rritje. Bijte e Enverir shkojne vetem nga Fitorja ne Fitorje.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kur nuk ke çfare të flasesh mos fol fare

            Mire ata janë bijte e Enverit, por ti i biri i kujt je? Se fillove vetë me biografitë, njesoj si Enveri. O shaje dhe mos bëj si ai, ose trus bithën, siç themi ne kukesianët, dhe mos fol. E fillove mirë komentin, per propagandën Ramiste, pastaj hengre edhe nje lugë m.... marmalatë, ne fund, se nuk të rrihej. Po t'i kishe problem "Bijte e Enverit", nuk do kishe shkuar 35 vjet mbas Sali Katunarit që i puthte dorën Enverit dhe Hysni Kapos.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sokol

              Qenke debil. Ska te beje me turistat. Eshte trend ne gjithe boten renia e konsumit te alkoholit ne bar apo restorante. Ne gjithe BOTEN eshte ky trend. Dhe shume shume mire. Alkoli eshte vrases njelloj si hale salinveri….!

              Përgjigjjuni
            2. V
              Vflp

              Sjan alkol ato jan kancer se i mushin neper depo e i vejn etiketa i marin me cmime 5 her nen kosto e i shesin me.cmim europe ne lokale, bravo qe e kan kuptu, kujtojm rastin e vdekjes dy turistave nga alkoli etilik qe su fol kurr sa duhet.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kuksjan UK

                Alkoli nuk esht pjes e kultures shqiptare, ndoshta nje got raki sa per te pershendetur nje martese/fejese Kafja eshte kulture shqiptare, nje kafene nder shqiptare e ke te sigurt biznesin Jemi popull unik ne Europe dhe krenohemi me faktin qe jemi te pjekur, guximtar kur duhet dhe cfar eshte me qarte esht lidhja masive qe kemi me natyren e ketij planet qe nuk e ka pothujse askush Klyshat alkoliste te xenit zalliut dhe neoballistave te plasin e te zihen sa te duan, shqiptaret dhe shqiperia e vertet do ta arrij podiumin e Europes sic na takon, me pergjegjesi e vizion,

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shkodrani

                  Zhvillim pozitiv me duket. Humbin restorantet, por fiton shendetesia!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Per korrektese

                    Fiks, Shkodra. Ja, nuk e sheh? Qameti i madh se nuk po shiten pijet alkolike. Siç thotë edhe nje komentues këtu, vetem dreqi e di se si janë prodhuar. Abuzimi është ne kulm në gjithshka, edhe ne cilesi edhe në çmime. Shkova ne nje restaurant shqipetar ne Londër. Me që kishte raki, thashe po marr nje dopjo. Çmimi ishte 10 pound per nje dopjo. Dhe nuk ishte as dopjo tamam. Pra një liter raki e kishte 100 pound. Pra ky zotnia, e merr rakine me 7 pound litri, dhe e shet me 100 pound litri, sepse demek "ne Angli ka lekë". Te njejten gjë bejne edhe disa ne Shqipëri. Ja fusin me top, se "do vijnë turistët". Mungesa e exukatës familjare me Partine njerezore, dhe mungesa e aresimit, i ben njerezit te abuzojne edhe me gjera ushqimore, që është krim shumë i madh. Gjerat që vishen apo qe perdoren jashtë trupit janë zgjedhje kur blehen - do dhe e blen. Por gjerat ushqimore? Alkoli ne fakt nuk është ushqim, dhe prandaj njerezit i kane bere naftën, por te abuzosh me perimet dhe frutat, dhe t'i prodhosh me helme është krim.

                    Përgjigjjuni
                  2. Z
                    Zuzari

                    Renia e konsumit te pijeve alkolike oooo Truth. Kethjellohu o i vrare.

                    Përgjigjjuni
                    1. Ç'na gjeti me debilët e Saliut.

                      Mos u lodh kot. Ai "Truth Genjeshtra" qenka 40 vjet mbrapa. Me duket se nuk e di qe Enveri ka vdekur. E kemi këtu ne kafene, por nuk dimë qysh t'ja japim lajmin qe mos t'i bjerë si bombë. Po i biem larg e larg nga Australia që t'ja themi.

                      Përgjigjjuni
                    2. E
                      Esëll fare

                      Po çfarë thoni. Mileti kanë lënë pijet, sepse pijnë të gjithë llojet e drogave dhe bëhen dru që të mos jenë në gjendje të mendojnë se çfarë bëhet në këtë vend se u lodhën për vite me rradhë.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje