
Tirana International Airport njofton të gjithë pasagjerët, të cilët udhëtojnë përmes Rinasit të paraqiten tri orë para nisjes për në destinacion, për të bërë check-in. Ky rregull do të aplikohet deri më 10 shtator për shkak të fluksit të lartë të turistëve që hyjnë në Shqipëri.
Sipas TIA-s, kjo masë synon të “përmirësojë përvojën e përgjithshme të udhëtimit për të gjithë pasagjerët”.
Njoftimi i TIA:
Tirana International Airport dëshiron t’ju informojë për një përditësim në lidhje me procesin e checkin dhe sigurisë në Tirana International Airport (TIA) nga sot deri më 10 shtator.
Për të siguruar udhëtim të qetë dhe për të akomoduar pasagjerët e shtuar gjatë kësaj periudhe, do t’iu kërkonim të gjithë pasagjerëve të mbërrijnë në aeroport të paktën 3 (tre) orë përpara kohës së planifikuar të nisjes.
Ju lutemi, merrni parasysh kohën e mundshme shtesë që kërkohet për kontrollin e bagazheve, kontrollet e sigurisë dhe çdo rrethanë të paparashikuar që mund të zhvillohet.
Kjo masë synon të përmirësojë përvojën e përgjithshme të udhëtimit për të gjithë pasagjerët. Si gjithmonë, siguria dhe komoditeti juaj mbeten prioritetet tona kryesore. Duke mbërritur herët, ju na lejoni të kryejmë procedurat e nevojshme me shpejtësi dhe efikasitet. Faleminderit për bashkëpunimin dhe presim t’ju shërbejmë gjatë udhëtimit tuaj nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.
TIA harron se shumica e turisteve nuk shikojne lajmet shqiptare dhe informata te ketij lloji nuk jepen nga aeroporti por nga shoqeria e fluturimit nga e cila udhetaret kane prere bileten. Si gjithmone zhurme dhe parregullsi alla shqiptarce
Me mire 6 ore para ose 12...
Paska shku timsi per lesh
Tia si fillim te sistemoje pjesen e mobile boarding ne menyre qe qytetaret qe udhetojme vetem me backpack te mos kene nevoje te paraqiten tek check in desk por te shkojne direkt tek security check ,te zgjeroje terminalin edhe me shume ne menyre qe mos jete fare nevoja te vijme 3 ore perpara ,dhe ne fund kastrati te filloje te punesoje njerez qe jane jashte rrethit te tij familjar shoqeror dhe krahinor se trecereku jane te paafte dhe arrogante ,kam pare aeroporte te te njejtes madhesi sa rinasi te cilat kane padiskutim me shume organizim sesa ky i fundit .......investoni ne burime njerezore o milet ,jo ne idiote qe i merr ne pune se i ke kusherinj apo nga krahina jote .......