Studimi: Gjendja e medias në Shqipëri dhe Kosovë është përkeqësuar

8 Gusht 2023, 20:42Sociale TEMA
Studimi: Gjendja e medias në Shqipëri dhe Kosovë është

Gjendja e medias në Shqipëri dhe Kosovë gjatë viteve të fundit është përkeqësuar, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës, Lindita Camaj, profesore e gazetarisë në Fakultetin e Komunikimit në Universitetin e Hjustonit, e cila është duke zhvilluar një studim mbi situatën e shtypit në këto dy vende.

Ndër problemet kryesore ajo rendit vështirësitë e gazetarëve në qasjen ndaj informacionit dhe dokumenteve zyrtare.

“Në hulumtimin tonë po shohim mënyrën se si televizionet kombëtare në Shqipëri raportojnë lajmet e mbrëmjes. Dy të tretat e lajmeve në Shqipëri kanë një burim dhe janë të njëanshme, që është pak a shumë alarmuese”, thotë ajo.

Sipas studimit, në Shqipëri, qeveria është burim kryesor i lajmit për televizionet.

“Kjo tregon se edhe pse kemi pluralitet të medias, lajmet raportohen të njëanshme, nuk ka pluralizëm të burimeve në raportimin e lajmit. Kjo është problematikë pasi nuk ka larmi zërash apo qasjesh që çojnë në perspektiva të ndryshme. Perspektiva vjen kryesisht nga qeveria apo pushteti dhe kjo është problematike”, shprehet zonja Camaj.

Sfidë për të dyja vendet, mbetet lufta ndaj korrupsionit dhe mungesa e llogaridhënies nga zyrtarët publik. E pyetur mbi rolin e medias për të ndërgjegjësuar opinionin publik mbi këto çështje, profesorja Camaj vuri në dukje mungesën e hulumtimeve investigative në Shqipëri dhe Kosovë.

“Vetëm një numër i kufizuar mediash kryejnë gazetari investigative dhe aty është ajo problematika e korrupsionit, dhe përsëri janë problematika që kanë të bëjnë me mënyrën si menaxhohen mediat dhe qasjen ndaj informacionit. Duhet të theksoj, një rast nga Kosova, që vjen nga BIRN apo Kallxo.com që është model i raportimit të korrupsionit”, tha ajo.

Lidhur me televizionin Klan Kosova, zonja Camaj tha se mirëpriste vendimin e Gjykatës Komerciale në Kosovë për të të shtyrë zbatimin e vendimit të qeverisë për pezullimin e certifikatës së këtij televizioni, por tha se ky rast mund të ndikim tek liria e medias.

“Mendoj se mund të ketë pasoja të dëmshme për lirinë e shtypit në vend, mënyrën se si qeveria mund ta shfrytëzojë fuqinë e saj për t’i mbyllur gojën mediave dhe gazetarëve që janë kritik ndaj qeverisë. Mënyra se si qeveria është marrë me këtë rast ka qenë e përshpejtuar dhe shihet deri diku si vendim politik dhe nuk ka të bëjë me çështjet që janë theksuar, pra regjistrimi. Është alarmante se si qeveria mund të shfrytëzojë pozicionin e saj për të bërë presion ndaj medias, presion ekonomik dhe politik, ndaj mediave që janë kritike”, theksoi ajo.

3 Komente

  1. L
    Li

    Po të kan plasur garot qe të plaçin. Po ne dit nat Salehun shohim ne ekran. Pastaj per çar media flet ti . Ne i njohim gjobaxhinj po jo media. Po ik se na hape barkun. Fshati qe duket nuk do kallaus.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patrioti

      Po opozita ka te drejte te beje cfare ti teket?

      Përgjigjjuni
      1. .
        .

        Pse nuk i postoni komentet, o kurva muti? I doni medoemos me fjalë të pista, se do dilni më mirë gjoja?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje