Flasin fqinjët e viktimës në Qerret: Ishte shtëpia e vjetër, po bënte punime

7 Gusht 2023, 16:27Sociale TEMA

Flasin fqinjët e viktimës në Qerret: Ishte shtëpia e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Qerret, ku një soleta e një banesë ka rënë dhe për pasojë ka humbur jetën pronari i saj.

Fqinji tha për Report Tv se banesa ishte e vjetër dhe kanë qenë duke bërë punime, por soleta e ka zënë poshtë bashkë me punëtorin, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

“20 vitesh jetonin këtu. Shtëpia këtu është e re, s’kanë dy vjet që e kanë mbaruar. E ka pas blerë dhe e ka ndërtuar.

Sot është shemb shtëpia e vjetër, e ka zënë poshtë tarraca. Ka dy çuna, më duket se edhe një gocë. Sot apo dje kanë punuar.

Kanë punuar aty, por ajo është shembur se është e vjetër. Kanë qenë punime jo të kontrolluara dhe ka rënë banesa. Banesa ishte njëkatëshe. Ky që e ka shtëpinë, tjetri ka qenë punëtor”, tha fqinji.

Lini një Përgjigje