Produktet pa tym, një formë më pak e dëmshme e konsumit të nikotinës

7 Gusht 2023, 12:39Sociale TEMA
Produktet pa tym, një formë më pak e dëmshme e konsumit

 

Pirja e duhanit është një problem global që prek rreth një miliardduhanpirës, ​​por dhe një numër të madh të jo-duhanpirësve qëjanë pranë tyre.

Të gjitha të dhënat relevante tregojnë se pirja e cigares është njënga faktorët kryesorë të rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve tëlidhura me vdekshmërinë në vendet e zhvilluara, përkatësishtsëmundjet kardiovaskulare dhe kancerin. Lënia e plotë e cigaresështë alternativa më e mirë, por pavarësisht ndërgjegjësimit përndikimin e dëmshëm që ky zakon i keq ka në shëndetin e duhanpirësve dhe mjedisin rreth tyre, një numër i madhnjerëzish ende nuk e lënë konsumin e cigares për arsye tëndryshme.

Koncepti i reduktimit të dëmit nga përdorimi i duhanit ështëshfaqur si një qasje që mund të ndihmojë në uljen e efekteve tëdëmshme të përdorimit të cigares dhe është në përputhje me aktivitetet promovuese të shëndetit publik. Koncepti ështërezultat i një qasjeje pragmatike dhe racionale, bazuar nëlogjikën që nëse një fenomen si varësia ndaj duhanit nuk mundtë parandalohet për shkak se individët nuk e lënë cigaren, atëherë është e nevojshme të kërkohen zgjidhje alternative që do të zvogëlojnë efektet negative.

Duke pasur parasysh faktin se lënia e cigares është shumë e vështirë pavarësisht rritjes së çmimeve dhe masave të tjerakufizuese, shumë vende po i drejtohen një strategjie përreduktimin e dëmit të duhanit. Aplikimi i konceptit të reduktimittë dëmit nga duhani po merr gjithnjë e më shumë mbështetje ngaekspertët shëndetësore si një zgjidhje e ndërmjetme, pikërisht nërastet kur eliminimi i plotë nuk është i mundur.

Ky është mendimi i Alexandra Gjordjieva, praktikante nëklinikën e kardiologjisë në Shkup dhe kryetare e “Shoqatës sëMjekëve”, e cila beson se ata duhanpirës që nuk munden apo nuk duan ta lënë duhanin, duhet të kenë informacion të saktë përalternativat, dhe bazuar në ato informacione, të mund të marrinmë lehtë vendimin për të kaluar në një formë më pak tëdëmshme të konsumimit të nikotinës.

“Për ata duhanpirës që nuk mund ta lënë plotësisht zakonin e pirjes së duhanit dhe që kanë një përvojë shumë të gjatëduhanpirëse, ekziston koncepti i reduktimit të dëmit. Kur flasimkonkretisht për pirjen e cigares, kjo nënkupton njëfarëzëvendësimi të dhënies së nikotinës, e cila në fakt shkaktonvarësinë.

Në SHBA tashmë ka produkte të tilla pa tym, të cilat e ngrohinduhanin në vend që ta djegin atë. Pajisjet ngrohëse bazohen nëteknologjinë e ngrohjes së kontrolluar dhe nuk krijojnë tym dhekatran, por aerosol, i cili ndryshe nga tymi i cigares, përmbandukeshëm nivele më të ulëta të substancave të dëmshme”, thaGjordjieva.

Sipas saj, nikotina krijon varësi, por nuk është shkaktari kryesori sëmundjeve të lidhura me duhanin.

"Ngjashmëria midis këtyre produkteve pa tym dhe cigareve ështëse shumica e tyre përmbajnë nikotinë, e cila nuk është pa rrezikdhe është arsyeja kryesore që njerëzit pinë duhan. Por nga ana tjetër, nikotina nuk është shkaku kryesor që krijon sëmundjet e shkaktuara nga pirja e duhanit. Në fakt, shumë substancashoqëruese që gjenden në tymin e cigares janë përgjegjëse përzhvillimin e shumë sëmundjeve. Janë mbi gjashtë mijë substancaqë çlirohen nga tymi i cigares dhe që kanë një efekt të dëmshëm, ndryshe nga produktet pa tym ku procesi i djegies eliminohetplotësisht”, shtoi ajo.

Lini një Përgjigje