Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shtyrë me disa muaj parashikimin e fluturimit përurues në Aeroportin e Vlorës.
Në nëntor të vitit të kaluar, numri një i Qeverisë deklaroi se fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës pritej të bëhej në fund të vitit 2024, por tanimë synohet sezoni veror i vitit 2025.
Lajmi u bë i ditur nga kreu i Qeverisë, duke cituar statusin e tij në median sociale “Facebook”.
“Në Aeroportin e Ri Ndërkombëtar të Vlorës ka marrë formë e gjithë gjurma e pistës, e ku punohet me ritëm të lartë me synimin për të ulur avionin e parë në verën e vitit 2025, kur Shqipëria Turistike do të hyjë në fazën tjetër drejt marrjes së vendit kampion në Ballkan për turizmin brenda kësaj dekade”, shkruan Rama.
Aeroporti i Vlorës do të jetë aeroporti më i madh në Ballkan, duke qenë kështu një ndër investimet më të rëndësishme për ekonominë e vendit.
Kështu deklaronte ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, teksa inspektonte rrugën, e cila do të lidhë aeroportin ndërkombëtar të Vlorës me autostradën Fier-Vlorë.
“Aeroporti do jetë më i madhi në Ballkan, i kategorisë 4E dhe i jep gjithë rajonit një mundësi të re për të akesuar pa përdorur hub-et. Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, sigurisht Shqipëria dhe Kosova nuk kanë më nevojë për hub-e të fluturojnë në kontinente të tjera dhe këtë do e ofrojë Vlora”.
Për të, aeroporti jo vetëm që do ndikojë ekonominë shqiptare dhe turizmin, por do ndikojë edhe atë rajonal.
Sipërmarrësi shqiptar Behgjet Pacolli do të pohonte në prill të vitit 2022 se “Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës” do të krahasohet me aeroportet më të mëdhenj në botë.
Madje, Pacolli garantoi se i njëjti standard për ndërtimin e tij po aplikohet në aeroportin e New York-ut.
Aeroporti i Vlorës do të klasifikohet në kategorinë IV, sqaroi më tej Pacolli.
Aeroportet e klasit IV janë ato aeroporte që shërbejnë vetëm për operacione të paplanifikuara të avionëve të mëdhenj transportues ajror.
Sipas tij, ana financiare është pothuajse e përkryer dhe mbeten vetëm disa detaje sa i takon infrastrukturës rrugore.
Zyrtarja shqiptare, sakaq, theksoi se zona ku po ndërtohet, nuk është lagunore, por i përket një hapësire të vjetër ajrore.
Balluku nënvizoi se janë marrë të gjitha lejet mjedisore, sipas standardeve të BE-së, duke qenë se ka pasur kontestime të forta nga ana e shoqërisë civile dhe organizatave mjedisore.
Ministrja shtoi se ky aeroport do të jetë i vetëmjaftueshëm nga aspekti energjetik, pasi do të jetë i mbuluar nga panelet diellore.
Pra, do të gjenerohet rreth 5.3 MWh, e cila përkon me sasinë që do t’i duhet aeroportit për të operuar në kapacitetet e saj.
“Jemi në pikën ku të gjitha projektet janë gati të aprovuara. Kemi filluar me aprovimin e nënkontraktorëve”, ravijëzoi në vijim të bashkëbisedimit Pacolli.
Sipërmarrësi premtoi se brenda vitit do të bëhet mbushja e gjithë territorit (2 milionë metër kub mbushje) dhe konstruksioni metalik i të gjitha ndërtesave (vëllim prej 38 mijë metra katrorë).
Së bashku me ministren shqiptare, ai tregoi se në këtë moment të projektit dominojnë makineritë, por do të ketë lëvizje qarkore (100 kamiona në ditë) me 600 deri në 700 punëtorë.
Në përmbyllje, kryeministri rezervoi një batutë për Pacollin, duke i sjellë në vëmendje se “ka ndërtuar gjysmën e Kazakistanit”.
“Ke ndërtuar gjysmën e Kazakistanit atje, këtu do të thonë erdhi Behgjet Pacolli nga Prishtina i bëri Vlorës aeroport”, iu drejtua Rama-sipërmarrësit.
Kujtojmë që ky aeroport do të jetë edhe më i madhi në Shqipëri, duke lënë pas atë të Rinasit.
Përurimi i punimeve u bë më 28 nëntor të vitit 2021 dhe kompania fituese, e cila do të zhvillojë punimet është “Mabetex Group”, e themeluar nga Pacolli.
“Me në krye bacën Behgjet njoftojmë zyrtarisht nisjen e punimeve për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës”.
Kështu u shpreh kryeministri Rama, paraditen e 28 nëntorit 2021 në ceremoninë e nisjes së punimeve për këtë aeroport.
Të pranishëm, përveç kryeministrit, ishte edhe ministrja Balluku dhe sipërmarrësi Behgjet Pacolli.
Kompania e këtij të fundit – konsorciumi “Mabco Construction”, “Mabetex Group” – u shpall fitues më 5 mars 2021 për ndërtimin e aeroportit.
Si Rama, edhe Balluku falënderuan Pacollin për gjithë mundësitë që do t’i hapë qytetit të Vlorës.
Namin do beje njesoj si aeroporti i Kukesit qe me shume nuk punon se punon.U ndertua vetem prej tekave te Rames se ju kishte dhene fjalen cunave te Kukesit.Aeroport me humbje.
Konstaton nje fakt ne kete video,se vertet eshte bere pothuajse gati pista per uljet- ngritjet,por nuk shikon kantier,asnje mjet apo punonjes qe te vazhdojne punimet. Pra duket e abandonuar.
Rezari kari e ndertoi Sali mortja i vuri dhe emrin e Arabit qe investoi ndersa palloshi i dha lustren e fundit.
Shteti shqiptar eshte agjensia juridike e mafjes,drogës dhe korrupsionit. Çdo institucion,banka,gjykatat,avokatët,kadastrat,parlamenti,politika etj,punojnë si të krijojnë kushte dhe lehtësira krimit dhe pastrimit të parave te pista qe vijne nga aktivitetet kriminale.Populli mund të kerkoje strehim ne Evropë.
Rame leri keto germadha dhe merru me qeverin se po te fut uje nga te kater anet, qeveria e grave po te deshton si shume qeveri te tjera,cdo minister e ke te minuar dhe kam frike se do te pelcase ne ate forme qe do te rrezikosh dhe ti bashke me ta. Kalbezimi ka ardhur me shoejt se pritej, qe te shpetosh lekuren tende shpall zgjedhje te pergjithshme ne te kundert plaga e 1997 me rrahje brutale do te duket lule. Asgje me shume vetem po lutem???????????????? per ty se qeveria komplet duhet ti drejtohet SPAKUT.
lerini superlativat alla shqiptarce. Keto nuk i beson as bufi. Jo me i madhi e jo tërci e vërci. Nje aeroport me dy pista nuk mund te jete me i madhi ne ballkan. Por, eshte gje shume e mire per te gjithe qe aeroporti ( modest ) te ndertohet, por edhe te funksjonoje mbi te gjitha
Vlora do marre nje super zhvillim me keto investime te reja
Me keto hapa do behemi 1shi i mesdheut per turizem
Eshte nje pune dhe nje ndertim qe han kohe ju keni bere nje projekt te mrekullueshme ????
Nje nder projektet me fantastike qe mund te jene bere ndonjehere per Shqiperine
I vetmi qe po e zhvillon kete vend duke investuar ne gjerat me kryesore
Super lajm dhe mezi presim te perfundoje me sukses
Me qeverin Rama ne jemi ne rrugen e duhur Shqiperia po zhvillohet dhe po ecen perpara????
Besjan, Elvi, Arbër, Klaus, Enri, Gazi, jeni të paparë!!! Ose më mirë me thënë je i paparë, pasi merret vesh që je një person i vetëm, i caktuar për propagandë.
Normale qe e shtyn sa t’i doje kokra e qejfit sulltanit. Si mund te ndodhe ndryshe ne albanistan-sulltan rama vendos si te doje, cfare te doje e kur te doje. Keqardhje e madhe qe po reshket drejt formes me te keqe te nje pushtetari autokrat dhe te korruptuar. Berishes ia kaloi per nga poshtersite, tani po ja kalon edhe enverit per nga ligesite. Rama, ky zhgenim i madh dhe manipulues e tmerrshem.
Nuk po e shohim te luaj basketboll. Duket qe paska telashe .
Ste solli dogana me gent gazhelin leket e duhura apo leket e tua qe po e shtyn o te shtyfte Zoti ne gremine me keq se po te shtyn.
Përsëri me 3D ti o artist! Po leni mo këto se nuk i ha më njeri. T'a kuptojmë hallin se ku e ke... Të duhet për votat e rradhës në VL. Edhe pse po nxiton shumë t'jua çosh në derë oligarkëve të tu që po e marrin gjithçka falas për të "lavatriçe-uar" ça lekë , më fshatra turistike, vila, hotels, e marina... Artisto je bërë kopje shumë e shëmtuar e Sakeh-ut!
Aq here sa shperfaqen Rama e Berisha ne nje dite ne rrjtetet sociale a publik, Enver Hoxha nuk shfaqej ne nje vit. Beluli(doni me per Belulin) ne ate sistem ishte nje metafore humoristike - dhe kjo ishte per te qeshur - , sot belulet jane bere lidere te pushtetshem - dhe kjo eshte per te qare - ndersa ne ngazellehemi....
Ik o pall
Per Kukesin mban kush pergjegjesi? Sepse mesa di une koncensionarit I paguhen leket nje ne nje...
Me 2025 do kesh ngordhe o rruspi burre
Se c'me kujton Sali Serbin ky Rahmutovici!O koleramadh ,e kupton ngado te prekesh vetem mjerim gjen ne qeverisjen e ketyre 10 viteve ?!Na thuaj nje istitucion qe funksionon pa te zhvatur?!Cdo gje ka nje fund, i biri i Sali Serbit!
Ti hani mune Edi Rames ,ju do te pellcisni si kokra e rrushit nga inati ,me Edi Ramen Shqiperia po ecen perpara .dei ne 2030 do te jete Edi kryeministri qe do populli .