Trafiku i rënduar në aksin Shkodër – Tiranë, Rama: Do ta vuajmë edhe pak mungesën e ''Korridorit Blu''

9 Gusht 2023, 10:16Sociale TEMA

Trafiku i rënduar në aksin Shkodër – Tiranë, Rama: Do

Kryeministri Edi Rama i kërkon pak durim qytetarëve për situatën e rënduar të trafikut, në aksin Shkodër – Lezhë, e sidomos në Milot – Kashar.

Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Rama shkruan se qeveria është e vetëdijshme që rritja e fluksit të vizitorëve në këtë sezon e ka rënduar edhe më shumë se zakonisht situatën e trafikut përgjatë këtij aksi, sidomos në segmentin Milot-Kashar.

Rama shton se lajmi i mirë është që puna për ta lidhur Shqipërinë Perëndimore nga veriu në jug me Korridorin Blu ka hyrë më në fund në një fazë konkretizimesh.

"NDJESË EDHE PAK DURIM JU LUTEM

I ndjekim me vëmendje ankesat e mirëkuptueshme të drejtuesve të automjeteve në aksin Shkodër - Tiranë këtë verë dhe jemi shumë të vetëdijshëm për faktin që rritja marramendëse e fluksit të vizitorëve në këtë sezon fantastik për industrinë e turizmit, e ka rënduar edhe më shumë se zakonisht situatën e trafikut përgjatë këtij aksi, sidomos në segmentin Milot - Kashar. Shpërblim i madh i përpjekjeve tona këmbëngulëse ky moment shpërthyes për turizmin, por shumë ndjesë për pasojën e këtij zhvillimi të shumëpritur, të cilën do ta vuajmë edhe për disa kohë në mungesë të Korridorit Blu

Lajmi i mirë është se puna e gjithanshme, me projektime dhe financime, për ta lidhur Shqipërinë Perëndimore nga veriu në jug me Korridorin Blu, një autostradë e mirëfilltë e standardeve europiane, ka hyrë më në fund në një fazë konkretizimesh po aq të shumëpritura sa edhe zhvillimi i mëtejshëm spektakolar i industrisë së turizmit

* Në segmentin THUMANË - KASHAR po vijon puna me ritme të shpejta dhe është realizuar mbi 40% e volumeve

* Për segmentet MILOT - THUMANË / KASHAR - LEKAJ / LEKAJ - FIER kanë përfunduar garat dhe janë tanimë gati tre kontrata të reja, që po lidhen për të nisur menjëherë nga puna

* Për segmentin MILOT - BALLDREN hapim garën e ndërtimit në vjeshtë

* MURIQAN - LEZHË është segmenti lidhës me Malin e Zi, për të cilin aktualisht konsulentët e Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) po hartojnë projektin paraprak, të cilin pritet ta dorëzojnë në Dhjetor 2023

Korridori Blu do të jetë kolona vertebrore e infrastrukturës turistike të #Shqipërisë2030  e cila po merr formë ditë pas dite, si ylli në ngjitje i Ballkanit Perëndimor 

Përdoruesit e aksit të rënduar Shkodër - Tiranë nuk do të durojnë më aq shumë sa kanë duruar, edhe pak durim dhe falë edhe Korridorit Blu po edhe shumë veprave publike në nivel vendor dhe investimeve shumë të konsiderueshme private në turizëm, Shqipërinë bregdetare turistike do ta kemi një nga krenaritë tona të mëdha kombëtare", shkruan Rama.

18 Komente

  1. A
    Adriatik

    Z.Rama ne gjithe deklarimin Tuaj nuk lexova asnje rreshte se cfar do te behet me segmentin rrugor Lezhe-Shkoder.A kini projekt per zgjerimin e ketij aksi.Sipas Jush shkodranet te shkojne ne Muriqan dhe te vine per ne Lezhe(Shkoder-Muriqan-Lezhe).Premtuat shume gjera kur B.Beci u be kryetar bashkie.eri tani asgje.Kesaj i thone "fjale te mira ,gur ne traste".

    Përgjigjjuni
    1. T
      Ton

      Kam idenedhe pak vite e askush nuk shkel ne Shqiperi...zhvleredimi I euros I beri cmimet ne te larta se po te shkonin ne Europe...dhe nese vij ke prinderit plazh nuk kam ndermend te bej...kaos , papasterti, mungese uji e dritash...si viti 97...te fala Edi

      Përgjigjjuni
      1. 0
        0.0

        5 ore Shkoder - Tirane 100km, ka vite qe vazhdon ky avaz

        Përgjigjjuni
        1. A
          A

          Konklizioni: der në 2030 do jetë rama kryeministër

          Përgjigjjuni
          1. r
            roi

            rendesi ka te behet me sinjalistikat e duhura ,ne presim edhe pak

            Përgjigjjuni
            1. j
              jola

              premtimet qe keni dhene po i mbani dita dites

              Përgjigjjuni
              1. r
                roana

                vepra te cilat do mbeten gjate ne memorien e te gjithve,qeveria rama e vetmja qe po punon per vendin

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Londi

                  Ti e ke ne terezi o Toc, futi noi genneshter dhe shtyn 1 vit. Po ate unazen e Durrsit, aksin kombinat plepa, strada Tirane Durres per turp te zotit. Me kadastren shkelqeve te lumte 40 mij aplikime dhe as per 1 viti nuk kane per te mar per shkak te atij sistemi te flliqur qe ngrite ti me ate te AKSHIT, TUPPPPPPP, TURP.

                  Përgjigjjuni
                  1. l
                    lodi

                    qente le te lehin karvani ecen perpara

                    Përgjigjjuni
                    1. l
                      labi

                      Nga komenti dukesh qe nuk je ai nivel sa te kuptosh te lehuren e qenve dhe ecjen e karvanit perpara.

                      Përgjigjjuni
                    2. T
                      Tristian

                      Per cdo rruge qe ka perfunduar vetem te mira kemi par si baypass i jugut kshuqe durim dhe fitim urime gjigand

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Andi

                        Ku ka pune ka mund nuk mbarojne gjerat brenda dites po deshem te mira per venin sidomos kto qe jane rruge kryesore qe lehtsojn goxha pune ja vlen me prit e me sakrifiku cik se fund dites esht mir tpopullit e turizmit vec perparaaaaa….

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Ben

                          Me shume mundesi per te vjedhur edhe ca miliona nga mafia. Rruget jane nje nga format me te perdorura nga mafia dhe te korruptuarit per te vene miliona.

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Surrealist

                            Ti leviz me eskorte o legen burre. Me lame lesht ne trafik

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              Ferdi

                              Ty lider global duhet te te vije turp per urrejtjen qe ke per gjith zonen e Veriut e pertej. Tani qe te ka shku bytha ne gardh fillove gjoja t ju a qajsh hallin verioreve. Tije njeri i pashpirte, ti nuk e din çfar heqin burra, gra, femije e pleq per te shkue ne Shkoder, puke, ne Kosove, ne Shengjim, Velipoje, Muriqan, Hani i Hotit. Nuk e din qametin qe bahet me kalue Lezhen. Ti punon kuturu, pa plane, pa studime, ti vetem ben ato pune qe te rrisin gjoja reputacionin ty. Tani po ta ndjen bytha lageshtiren dhe ti arroganti ke fillu te pulerosh. Ne zgjedhjet e tjera do marresh nje hu ne bythe, matrapaz. Nuk e dinim se flirton dhe mban gjalle Berishen e Meten pa ta kishim vene shqelmin me vakt e me kohe.

                              Përgjigjjuni
                              1. X
                                XHI BU

                                Mos u merzit djale punet e mira behen dhe duan kohen e vet dhe nuk behen me frymen e shenjte.Cdo premtim dhe plan e thene e kemi pare deri tani te realizuar,natyrisht ashtu sic kemi pare shume premtime te realizuara qe njerzit i kane prekur dhe i kemi degjuar nga goja e tyre per ndryshimet e rrugeve ne jug te vendit nga intervistat qe i japin gazetareve dhe jo vetem shqipetaret qe po shijojne ndryshimin,por edhe nga te huaj..Shqiperia ka ndryshuar sidomos gjate kesaj periudhe .Edhe pse nuk e pranojme te mirat qe po perkim me dore dhe po shohim me sy duhet te jemi te sinqerte dhe mos na pengojne bindjet politike.

                                Përgjigjjuni
                                1. l
                                  labi

                                  Duroni thote hajduti,si mund te durojne Shqiptaret kur te shikojne qe nuk ke te ngopur me te vjedhur,si mund te durojne Shqiptaret qe dhe shtepine qe e kane nga Enver Hoxha po ja takson,mire qe mundesi per blerje nuk i ke dhene po dhe ate qe e kane nga regjimi kaluar ja takson,si mund te durojne Shqiptaret qe dhe pushime nuk bejne dot ne vend te vetin se ne mes te plazhit e qender qytetit kercet koburja e shkon per dhjam qeni.Po ikin e uroj te gjithe te ikin te lene me ata pashallaret blu e oligarket te gezosh Shqiperine per punetore e ke gjet zgjidhjen i merr nga Bangladeshi,por njem gje mos ta harroj parat palloshi gjate nuk do i marri ne varr,pislleqet e babait do i paguaj femija,pleqt kane thene,te gjitha ne kete dynja lahen femijet e tyre do i paguajne nje me nje,do u vdesin femijet nga droga e krimi,kur ke para je ne vemendje te krimit.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. H
                                    Hahah " Koridori Kaki " qesharaku KM

                                    Kujton se i kalon me batuta idote Problemet Shqetesuese te vendit . Nji peprgjegjesi e tille do ket pasoja katastrofike per te Ardhem . - Nuk ka faj sepse Shteti eshte i perqendruar tashme ne ndertimin e Kullave ne Turan .Pas saleh brrishes - do ndertojne te gjthe me radhe , si kan ndedrtu edhe Vilat disa Miljoneshe ne Lalz (qe Karucat e Spakut nuk i shikojne se s'i len pishat lol ) do bej Kullen e tij pas salehut , siamezi i tij metaj , pastaj pse jo edhe I Gjati me Kulle mes Tirones ,e pastaj me radhe gjthe Shkerdhatat e Bandes Politike - Putanat Medie e me radhe gjith Hajnat e Shqiperise 33- vjecare . Peraq kohe sa nuk po hieqt asnji nga qarkullimi nga kta Gjaprinje Politikan , asgje nuk do ndryshoj . Shifeni salehun -Mbasi e gradoj Dashi me Non Gratta - filloj te ndeetoj Kulla ! E kuptoni ju se si tallin kart Bota me ne ! Jane te gjithe pjes e se njejtes Hale

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje