Transporti publik falas për pensionistët nis në 1 janar, por ende nuk dihen detajet si do funksionojë

3 Shtator 2024, 22:41Sociale TEMA
Transporti publik falas për pensionistët nis në 1 janar, por ende

Nga 1 janari 2025 është premtuar se pensionistët në Tiranë do e përfitojnë falas transportin me urban. Vendimi u bë publik nga Bashkia e Tiranës, por aktualisht nuk janë përcaktuar ende modalitetet se si do të funksionojë apo zbatohet në praktikë ky vendim.

Kreu i shoqatës së transportit publik, Dashnor Memaj, thotë se ende nuk është diskutuar asgjë konkrete, i pa qartë është fondi, por edhe mënyra se si do aplikohet. Një mënyrë përfitimi thotë Memaj, është duke përdorur kartën e pensionit.

Me këtë nismë janë njohur thuajse pjesa më e madhe e qytetarëve, por jo të gjithë besojnë se kjo do të realizohet. Disa të moshuar thonë se nuk e përdorin çdo ditë urbanin, por megjithatë nëse do të realizohet do të jetë një ndihmë për ta.

Sipas të dhënave nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, në Shqipëri gjatë vitit 2023 ishin rreth 705 000 pensionistë, por ende nuk janë të qarta shifrat e atyre që janë banorë të Tiranë, që gjithsesi nisur nga numri i popullsisë duhet të ketë edhe numrin më të madh të pensionistëve ne vend. Aktualisht në kryeqytet udhëtimin falas e përfitojnë invalidët dhe studentët të pajisur me dokumentin e duhur të identifikimit. (Anxhela Celibashi)

4 Komente

  1. P
    Pensionisti

    Çfare eshte karta e pensionistit ,une nuk e kam ,si duhet te veproj ,ju lutem me ndihmoni ju te gazetes Tema .

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sylvinjo

      Po shko pyet ne Bashki dhe atje do te orjentojne ata si ta marresh . Nxito qe ta marresh

      Përgjigjjuni
    2. D
      Dani USA

      Shume e thiesht o leshko,paisi pensionistat me abone falas dhe kaqe.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkembi

        Ky eshte mashtrim poshterues qe s’duhet pranuar . Pensionistet s’kane nevoje te udhetojne falas, por tu rriten pensionet Sipas kontributeve te tyre.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje