Trendi i diplomimeve në Shqipëri – Djemtë drejtohen drejt inxhinierisë, vajzat shkëlqejnë në arsim dhe gazetari

22 Maj 2024, 21:20Sociale TEMA
Trendi i diplomimeve në Shqipëri – Djemtë drejtohen drejt

Në vitin shkollor 2022-2023, arsimi në Shqipëri shënoi një numër më të ulët diplomimesh krahasimisht me vitin akademik të mëparshëm.“Scan Intel” ka analizuar të dhënat e INSTAT për të kuptuar sesi ka ndryshuar trendi i diplomimeve në Shqipëri brenda një viti.

Por si paraqitet numri i të diplomuarve në arsimin e lartë sipas nivelit të studimit?

Në arsimin e lartë në programet Bachelor u diplomuan 27,991 studentë  që përfaqësonin 49,3 % të totalit. Ndërsa në nivelin master u diplomuan gjithsej 12,483 studentë nga të cilët 65.2% e të diplomuarve ishin vajza

Përsa i përket fushës së studimit në të cilën janë diplomuar më shumë studentë në të gjitha programet rezulton se dega “Biznes, administrim dhe ligj”  zë 25,4 % ose një të katërtën e numrit të përgjithshëm të të diplomuarve, si për femrat dhe për meshkujt.

Lidhur me preferencat e përzgjedhjes së fushës së studimit  të ndara sipas gjinisë  konstatojmë se dega “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” ishte preferenciale  për djemtë dhe “Shëndet dhe mirëqenie” për vajzat.

Nëse analizojmë të dhënat për  secilën fushë veçmas konkludojmë se  fushat në të cilat janë diplomuar më shumë femrat krahasimisht me meshkujt janë “Arsim” me  82,6 %, ndjekur nga “Shkenca natyrore, matematikë dhe statistikë” si dhe “Shkenca sociale, gazetari dhe informacion” .Fushat në të cilat janë diplomuar më shumë meshkujt krahasimisht me femrat janë “Shërbime” “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim”si dhe “Teknologji e informacionit dhe komunikimit”.

Numri i diplomimeve gjithsej këtë vit u ul me 9.4%. Por cilat degë po joshin më shumë studentë? Krahasimisht me një vit më parë vetëm tre degë regjistrojnë rritje të numrit të diplomimeve. Konkretisht, rritja më e lartë paraqitet në degën “Shëndet dhe Mirëqenie” me 8.3%  më pas ndjekin “Shërbimet” me 6.6% dhe “Teknologji e Informacionit  dhe Komunikimit” me 4.5% .

Në të kundërt rënia është thelluar në degët si “Arte dhe shkenca humane” me 25 % dhe “ Shkenca arsimi” me 22.8% ku në arsim pati një rënie të konsiderueshme me 21% në  degën “ Shkenca natyrore, matematikë dhe Statistikë”. Në degët e tjera rënia  varion nga 0.4% në 15.6%.

2 Komente

  1. E
    Erdo

    Edhe ti nga ato gazetarët që "shkëlqejnë" duhet të jesh. Dukesh nga titulli i shkrimit.

    Përgjigjjuni
    1. i
      inxhinjeri

      S'ka asgje per tu cuditur ketu! Gjithmone djemte jane me te predispozuar per lendet teknike, ndersa vajzat per dege ekonomike apo mjekesore. Keshtu ka qene gjithmone edhe ne kohen time. Ne gjithe vitin e fundit te inxhinjerise mekanike, ku jam diplomuar ne 85-sen, kemi patur gjithsej vetem 7 vajza. Inxhinjeria eshte e veshtire ne shkolle dhe akoma me e veshtire ne jete, mbas diplomimit. Arsimi, kujdesi shendetesor apo lende te tjera te karakterit shoqeror jane me te pershtatshme per femrat.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje