Turizëm në Lazarat: Modeli i ri që po sjell fshati i famshëm i Jugut

15 Nëntor 2025, 18:32Sociale TEMA
Turizëm në Lazarat: Modeli i ri që po sjell fshati i famshëm

Në Lazarat, një fshat të jug të Shqipërisë po zhvillohet një model i ri turizmi. Bëhet fjalë për atë që njihet si turizmi i komunitetit.

Banorë të këtij fshati i janë bashkuar kësaj nisme të veçantë me qëllim promovimin e zonës. Vizitorët që vijnë këtu bëhen pjesë edhe e përditshmërisë së fshatit.

Ata mësojnë për artizanatin, muzikën tradicionale të zonës si dhe produktet e gastronomisë. Një prej eksperiencave më të veçanta është ajo e përpunimit të leshit.

“Po mësoj përpunimin e leshit, që nga qethja, larja, shtirja, terja, lëvrimi…”

Banorët e kanë ruajtur këtë traditë dhe ende realizojnë produkte nga më të ndryshmet. Punimet e artizanatit tërheqin edhe vëmendjen e vizitorëve.

“Ky është art më vete, një art që ishte harruar, i lënë mënjanë”

Ata madje zgjedhin që të ulen në tezgjah dhe të punojnë me fijen e leshit.

Një eksperiencë tjetër tërheqëse është edhe ajo e përpunimit të djathit. Vendasit realizojnë receta të ndryshme të vjetra që kanë si bazë këtë produkt.

E kur ulesh në sofër, nuk ka si të mungojë polifonia. Banorët e trashëgojnë këtë lloj muzike që ruhet si pasuri edhe nga Unesco.

“Tjetër ta dëgjosh, e tjetër ta këndosh, sepse e përjeton ndryshe, sepse kënga labe vërtetë duket se janë mbledhur pesë veta e këndojnë, por në momentin qëarrin dhe futet në të, të merr më vete”.

Qëllimi i kësaj nisme është përfshirja edhe e Lazaratit në hartën turistike për vizitorë vendas e të huaj.

“Lazarati nuk është thjesht ajo ana e errët që njohin të gjithë, është një pjesë që as e mohojmë as e fshehim, por historia nuk mbaron aty. Lazarati ka qenë dhe para asaj pjese dhe vazhdon të jetë. Pra, Lazarati është shembulli i një fshati të transformuar. I një fshati që ka për bazë mikpritjen, që ka për bazë traditen dhe është gati të hapë dyert e të mirëpresë turistë nga e gjithë bota”

Zhvillimi i turizmit të komunitetit në këtë fshat ka ardhur edhe me përkrahjen e organizatës ndërkombëtare Planeterra.

2 Komente

  1. J
    Jack Daniels

    Kot e kam nje Ide ashtu sa per fantazi, perse nuk i jepni nje dore kultivimit te kerpit ne fshat, eshte nje forme simbolizmi ironik i te shkuares se fshatit por edhe i te ardhmes qe mund te ndertohet edhe pa u mare me droge

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bourbon

      Jo mor se jua shkulin dhe i rrasin brenda. Sa ta marre vesh policia se ishte kerp dhe jo kanabis ohu...

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje